Një foto e publikuar para disa orësh që synonte të hidhte dyshime mbi protestën në Zvërnec është kthyer në një gafë të radhës.
Pretendimi i kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla,për “serbë në protestë” rezultoi i pabazë.
Balla publikoi një foto, duke ngritur pyetje për një makinë me targa serbe dhe duke lënë të nënkuptohej se ajo mund të ishte e lidhur me protestuesit.
Por e vërteta doli shpejt. Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, reagoi duke sqaruar se automjeti nuk kishte asnjë lidhje me protestën, por i përkiste drejtorit rajonal të agjencisë ndërkombëtare Reuters.