“Të kαm trα dhëtυαr me m οtrën tënde”, b.υrri i shkrυan Ιetër g. rυas, por përgjίgjia që merr e lë pa fjalë

Një burrë ka vendosur t’i shkruajë një letër gruas së tij, ku i thotë se e ka tradhëtuar me motrën e saj dhe pas gjithë kësaj do të largohet.

Por përgjigjia që i ka kthyer ajo e ka lënë pa fjalë. Letra e burrit:


“E dashur grua, Po të shkruaj këtë letër për të thënë se po largohem përgjithmonë nga jeta jote.

Unë kam qenë bashkëshorti ideal me ty për 7 vjet. Këto 2 javët e fundit kanë qenë ferr…Shefi yt me telefonoi për të thënë se sot ti u largove nga puna.

Javën e kaluar, kur ti erdhe në shtëpi as që e vure re se unë kisha ndryshuar modelin e flokëve, as që unë kisha gatuar ushqimin tënd të preferuar dhe as që kisha veshur një palë bokse të reja të mëndafshta.

Ti hëngre për 2 minuta, dhe shkove direkt për të fjetur. Ti nuk më thua më se më do, ti nuk do më të bëjmë seks apo ndonjë gjë tjetër që na lidh si burri dhe grua.

Ose ti po më tradhton me dikë tjetër, ose nuk më do më. Kushdo qoftë arsyeja, unë jam po largohem. Ish burri yt. P.S. Mos u përpiq të më gjesh.

Motra jote dhe unë jemi duke u larguar për në Virxhinia së bashku! Të uroj suksese!” Letra e ish-gruas:

“I dashur ish-burrë, Asgjë nuk e ka bërë ditën time më të bukur veçse marrja e letrës tënde. Eshtë e vërtetë që kemi qenë të martuar për 7 vjet, por tani ky burrë i mirë është shumë larg atij që ka qenë.

E vura re dhe modelin tënd të flokëve javën e kaluar, por gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: ” Dukesh tamam si vajzë!” Nëna ime më ka mësuar se nëse nuk kam diçka të mirë për të thënë më mirë të mos komentoj.

Dhe kur thua se ke gatuar ushqimin tim të preferuar, e ke ngatërruar atë me të motrës time, sepse unë nuk ha mish derri që 7 vjet më parë. Për ato bokset e reja mëndafshi u largova nga ty sepse pash çmimin $ 49.99 që ishte ende mbi to, dhe u luta të ishte vetëm një rastësi që motra ime këtë mëngjes më kërkoi $ 50 borxh.

Pas gjithë kësaj, unë ende të dua dhe mendoja që ne do të mund të rregullonim marrëdhënien tonë sërish. Kur unë fitova lotarinë prej 10 milionë dollarësh lashë punën dhe bleva 2 bileta për në Xhamajkë por kur unë u ktheva në shtëpi ti kishe ikur.

Besoj se çdo gjë ndodh për një arsye. Shpresoj që ju të keni jetën që gjithmonë keni dashur. Avokati im më tha se letra që më ke shkruar siguron që mos të marrësh asnjë lek nga unë. Kështu që kujdesu për veten.

Nga ish gruaja jote! P.S. Nuk e di nëse ta kam thënë ndonjëherë këtë, por motra ime Karla ka lindur Karl. Shpresoj të mos jetë problem. “