Momente frike në Pescara, të shtëna më armë në një lokal, jo shumë larg qendrës, ku një person ka vd ekur dhe një tjetërka mbetur i plagosur në fytyrë. Vik tima quhej Ëalter Albi, 66 vjeç, i regjistruar në regjistrin e arkitektëve.
I p lagosur rëndë është Luca Cavallito, 48 vjeç, një ish-futbollist me precedentë penalë. Sulmuesi me fytyrë të mbuluar më pas është larguar duke ikur me motor.
Alarmi është ngritur nga një punonjës lokali, i cili është fshehur poshtë një tavoline dhe ka kontaktuar me 118 duke folur me zë të ulët.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë banimi disa qindra metra larg qendrës së qytetit, pranë një parku dhe duket si një ekzekutim. Madje kryebashkiaku flet për “larje hesapesh”.
“Ik, ik po i qëllojnë të gjithë”
Disa dëshmitarë flasin për një dinamikë brutale dhe të trazuar. “Ik, ik po i qëllojnë të gjithë”.
Kështu bërtitën disa djem që ndodheshin aty pranë dhe u larguan pas të shtënave. Një rrëmujë, me njerëz të fshehur pas mureve.
Sulmuesi ishte i veshur tërësisht me të zeza dhe me një maskë të plotë të fytyrës dhe iku me një motoçikletë me fuqi të lartë përgjatë Vittorio Veneto.
Në Pescara vrasja e fundit daton në natën e Vitit të Ri, por një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në prill pikërisht në Piazza Salotto qendrore me plagosjen e rëndë të një punonjësi restoranti.