Tërmet i fortë, υdesin 250 ρersona, dhjetëra të ρΙagosur(Detaje)

Një tërmet i fuqishëm ka vrarë të paktën 250 njerëz dhe ka lënë dhjetëra të plagosur në Afganistan, raporton BBC.

Njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika është panorama në zona.

Një zyrtar i qeverisë lokale tha për BBC se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet dhe se më shumë se 150 të tjerë ishin plagosur.

Tërmet në Afganistan, vdesin 250 persona, dhjetëra të

Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost. Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, cituar nga Reuters.

Dëshmitarët raportuan se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.