Thγen posterat e kαndidatit Safet Gjici në Kukës, ΡoΙicia identifikon dy aυtorët

Policia e Kukësit ka vënë nën hetim dy autorët e dyshuar për dëmtimin e posterit të Safet Gjicit në Kukës.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës proceduan penalisht shtetasit R. D., dhe S. C., të dy banues në Kukës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Kujtojmë se paraditen e sotme ne qytetin e Kukësit ishin dëmtuar posterat e kanididatit të Partisë Socialiste Safet Gjici.

Njoftimi i Policisë:

Kukës

Dëmtuan 2 postera të një subjekti politik, Policia identifikon dhe procedon penalisht 2 autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, pasi kanë marrë njoftim se rreth orës 12:00, në qytetin e Kukësit, shtetas të paidentifikuar kishin dëmtuar 2 postera të një subjekti politik, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës proceduan penalisht shtetasit R. D., dhe S. C., të dy banues në Kukës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.