Tjetër dëshmi troηditëse për υ rasjen e Martin Çeços: “I vυnë litarin në fyt dhe e tërhoqën zυrrë me makinë”

Të tjera dëshmi zbulohen për vrasjen e Martin Çeços në Maliq. Sipas një bariu të zonës, i cili ka gjetur shapkat e 26-vjeçarit,

para se në vendngjarje të mbërrinte policia, ka treguar se tre vrasësit e kanë sjellë Martinin afër liqenit dhe më pas i kanë vënë litarin në fyt.

Ai tregon për një emision investigativ, se Martini është tërhequr zarrë me makinë nga tre personat dhe më pas është hedhur në liqen.

“Ata e tërhoqën zvarrë me makinë aty re. E mbytën. E sollën këtu dhe e tërhoqën zvarrë. E mbytën. Me litar në fyt dhe e tërhiqnin zvarrë me makinë, vinin vërdallë. E kanë bërë copë trupin. E kanë masakruar dhe e kanë sjellë me makinë zvarrë,” tregoi ai.

Martin Çeço u ekzekutua nga grupi i Valter Mollajt, i cili ishte i lidhur me vajzën, që edhe Martini e pëlqente. Vajza i shkruante Martinit, por nuk i tregonte për lidhjen me Valterin.