Tjetër krίm ndaj kαfshëυe në Shqipëri, i riu ‘mόnstër’ i υërsul Pit Bullin një qeni endαcak

Një tjetër rast i rëndë i dhunimit të kafshëve është regjistruar në Shqipëri. “Piranjat” kanë denoncuar me video se si keqtrajtohen qentë e rrugës.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga “Piranjat”, një i ri i vërsul qenin e tij të racës Pit Bull një qeni endacak.

Nga pamjet duket se si Pit Bulli e kafshon në qafë qenin tjetër duke i shkaktuar plagë në pjesën e qafës.

Ajo që e bën edhe më prekëse videon është momenti kur një tjetër qen kërkon t’i shkojë në ndihmë mikut të tij, i cili u sulmua egërsisht nga Pit Bulli.

SHIKO VIDEON KËTU

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPiranjatvshow%2Fvideos%2F2253544838132033%2F&show_text=true&width=214&t=0