Tjetër ngjαrje e rëndë në Durrës/ Zhduket 31-υjeçarja prej disa ditësh, nëna e saj ngre alαrmin(Detaje)

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet në Durrës, bëhet me dije se është zhdukur një 31-vjeçare. Policia njofton se ka qenë nëna e 31-vjeçares e cila ka denoncuar zhdukjen e së bijës.

Sipas saj, vajza para një muaji është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Policia e Durrësit ka nisur një hetim për gjetjen e vajzës.

Njoftimi:

Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasja Sh. K., banuese në Katund i Ri, Durrës, se para një muaji është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja M. K., 31 vjeç, dhe nuk është kthyer më.

Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *