Dy persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një vinçi në Kavadar, ka konfirmuar MPB për MIA-n.
Informata është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar, nga ku thonë se aksidenti ka ndodhur në një lokacion ku është duke u ndërtuar një objekt.
Në vendin e aksidentit ndodhet prokurori publik, ekipi i inspektimit të punës.
Vdekjen e dy personave e ka konstatuar ekipi i ndihmës së shpejtë, ndërsa më shumë informacione priten gjatë ditës.