Trυρi i gjγshes së hυmbur gjendet brenda ρitonit 7 metra, e kishte gëlltitur të tërën njëherësh

Një gjyshe 54-vjeçare indoneziane, e cila u zhduk të premten e kaluar në një plantacion pranë shtëpisë së saj në Jambi, u gjet në stomakun e një gjarpri piton rreth 7 metra të gjatë pas një kërkimi dyditor. Anëtarët e familjes së gruas, të identifikuar si Jahrah, thirrën shërbimet e urgjencës të premten në mbrëmje dhe filluan të kërkojnë nëpër zonat e pyllëzuara aty pranë, sipas FOX NEWS.

Të dielën në mëngjes, një grup kërkimi gjeti pitonin me një fryrje të madhe në stomak.

“Banorët vranë gjarprin dhe i hapën stomakun. Të gjithë u habitën. Doli që gruaja që po kërkonim ishte në stomakun e gjarprit”, tha për ViralPress Anto, kreu i fshatit lokal ku jetonte gruaja.

Fotot dhe videot tregojnë anëtarët e grupit të kërkimit duke prerë stomakun e zvarranikut masiv në përpjekje për të tërhequr mbetjet e gruas.

Pitonët janë gjarpërinjtë më të mëdhenj në botë, ku disa rriten deri në 8.5 metra dhe peshojnë deri në 145 kg, sipas një raporti nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.