Një parashutist me përvojë ka vdekur pasi të dy parashutat e tij nuk u hapën.
Sipas mediave, Mark Hanna nga Melburni vdiq të dielën (10 korrik) teksa po merrte pjesë në një kurs të ri fluturimi në Victoria, Australi.
34-vjeçari kishte mjaft përvojë në parashutë pasi kishte 300 hedhje të mëparshme, por për të ishte hera e parë që vishte një kostum me rripa shtesë për një kohë më të gjatë të rrëzimit.
Ai kishte bërë kërcimin e tij të parë me këtë kostum nën mbikëqyrjen e ekspertëve.
Hetuesit thonë se si parashuta kryesore ashtu edhe ajo rezervë nuk u hapën, duke e lënë parashutistin të paaftë për të ngadalësuar rënien e tij.
Ata po vazhdojnë të shqyrtojnë rrethanat e vdekjes së tij në një përpjekje për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.
Ai u deklarua i vdekur në vendngjarje.