Tre tërmete shkundin Greqinë brenda 30 minutash

Tre tërmete të njëpasnjëshme kanë tronditur këtë mbrëmje shtetin fqinj, Greqinë.

Tërmetet kanë qenë të treja me epiqendër pranë Eubesë, ndërsa autoritetet greke nuk raportojnë për dëme.

Tërmetet kanë qenë të magnitudës 4, 4.1 dhe 2 të shkallës Rihter, dhe janë ndjerë gjerësisht në popullatën e ishullit.