Bleu një iPhone 11, por kur hapi pakon në shtëpi gjeti vetëm gjysmë kile oriz të presuar.
Ngjarja e pakëndshme i ka ndodhur një shtetasi shqiptar në Brindizi, i cili e bleu celularin që kushton 1400 euro për vetëm 250 franga zvicerane, në zonën e portit.
Pasi ka kuptuar mashtrimin, shqiptari ka bërë menjëherë denoncim dhe policia kufitare ka arritur të shkatërrojë bandën e mashtruesve italianë,
të cilët vepronin në zonën e portit, ku u shisnin gjasme iPhone personave të ndryshëm.
Tre persona vepronin me një FIAT Panda të zi me targa napolitane brenda zonës së portit.
Njëri prej tyre shkonte makinë më makinë, duke kërkuar vik/tima për mashtrim.
Në bagazhin e makinës, policët gjetën 11 çanta dhe katër pako orizi gjysmëkilëshe, si ajo që iu shit shqiptarit.
Gjetën edhe një iPhone 11 Pro Max të ngjashëm me atë të përdorur për të joshur vi.ktimën.
Tre personat u arrestuan dhe më pas u lanë për t’u gjykuar në gjendje të lirë.