U υra sot në αtentat, Brilant Martinaj mik me këngëtarin Stresi

Brilant Martinaj i vrarë sot në atentatin e trefishtë në Fushë Krujë, ishte mik i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur edhe si Stresi.

Në rrjetet sociale është postuar kjo video e Martinajt, i ulur në kolltukun e një salloni estetik, ndërsa me të është edhe Stresi.

Arkimed Lushaj raportohet se ka patur njohje edhe me viktimën tjetër në atentatin e sotëm, Diklen Vata.

Brilant Martinaj ka në pronësi një restorant në Lagunën e Patokut, ndërsa është përfolur edhe si pjesë e tregut të zi të lojërave të fatit në zonën e Lezhës, Laçit dhe Fushë Krujës.

Ai ishte kushëriri i parë i Ervis Martinajt, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, për porositjen e vrasjes së Endrit Dokles.