U ndalua nga ροlicia për kontroΙΙ rutinë, shoferi i dehur në Vlorë bën për sρital efektiυin

Një kontroll rutinë në qytezën e Orikumit ka përfunduar në përplasje fizike mes disa shtetasve dhe policisë së Orikumit.

Mësohet se disa shtetas të cilët kanë qenë nën efektin e alkoolit janë konfliktuar me patrullën e policisë në Orikum, duke degjeneruar edhe në dhunë fizike.

Për pasojë polici ka përfunduar në spital me lëndime në trup. Ndërsa është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë për të vënë në pranga shtetasin që dhunoi policin, i cili rezultoi i dehur.