Një vajzë e re tregon se si është tra.dhëtuar nga djali me të cilin po planifikonte të ndërtonte një familje. Historia e tr.ishtë është rrëfyer.“Ndihem tërësisht e shkatërruar.
Ndihem aq keq sa jam e sëmurë nga e gjitha kjo histori.Jam një vajzë nga Shkodra, por studioj në Tiranë. Kur nisa shkollën e lartë u njoha dhe u dashurova me një djalë.Bashkë kemi thuajse dy vite.
Kur u lidhëm, ishim në fillim miq dhe ai e hapi zemrën e tij dhe më tha që kishte patur një lidhje shumë të rëndësishme para meje, por që kishte përfunduar sepse të dy morën drejtime të ndryshme në jetë pas mbarimit të gjimnazit.
Normalisht që e besova. Edhe unë kam patur një histori, por jo diçka që të më lërë gjurmë. Kur qëndronim bashkë, ai madje ka qarë disa herë.
Djali është nga një qytet jugor i vendit.Qante dhe më thoshte që ishin lot gëzimi.Madje më ka bërë shumë premtime, të tilla si: ”Dua të plakem me ty…Dua të kem një të ardhme me ty…
Dua që ti të jesh e vetmja e jetës sime…”.Në fakt nuk ishin vetëm fjalë këto. Sepse gjatë lidhjes tonë ai u kujdes për mua shumë dhe po planifikonim jeten tonë bashkë.Aq sa kur vija në Shkodër të takoja familjen ai rrinte tërë kohën në telefon me mua.
Por krejt papritur, dy muaj para se të ndaheshim, ai nisi të sillej gjithnjë dhe më i ftohtë ndaj meje. Unë bëra gjithçka për të kuptuar çfarë kishte dhe ta rikthenim marrëdhënien siç e kishim.
Më në fund më pranoi që ishte kthyer tek ish e dashura, pa të cilën sipas tij nuk kishte më frymë.Qava dhe bërtita, edhe ai bërtiti që nuk ka dashur kurrë të më lëndonte.
Ajo që më bëri është gjëja më e pistë dhe e ulët në këtë botë.Tani e kuptoj pse ai qante, thjesht më ka mashtruar sepse paska vuajtur gjithmonë për atë tjetrën.
Ideja e atyre të dyve së bashku është dukë më vrarë, madje edhe fizikisht…Qaj dhe vuaj…Çfarë duhet të bëj që ta kaloj këtë tm.err?”, shkruan ajo.