Vajza 6-vjeçare mbijetoi tri ditë e hųmbur në një pyll kanadez, momenti i ribashkimit me mamanë e saj

Një nënë dhe një vajzë janë ribashkuar – ku nuk kanë munguar as lotët – pasi 6-vjeçarja u zhduk në pyllin kanadez për tri ditë.

Sipas mediave të huaja, Oaklynn Schweder, e cila është përshkruar nga familja e saj si autike, u zhduk nga jashtë shtëpisë së saj në British Colombia të enjten e kaluar.

Si pasojë, ajo ishte endur e vetme nëpër pyll për tri ditë, duke shkaktuar një kërkim të madh me dronë, helikopterë dhe qen policie – të angazhuar për ta gjetur atë.

Por për fat të saj dhe të familjes së saj, Oaklynn u gjet të dielën – dhe ribashkimi i saj me mamanë Gail Skin ishte shumë emocionues.

Gail dhe babai James Schweder vrapuan në pyll përpara se nëna të merrte Oaklynn në krahët e saj, duke bërtitur dhe duke qarë për “vajzën e vogël”.

Gjashtë-vjeçarja thuhet se u mbështjellë me një batanije nga vullnetarët e kërkimit teksa duartrokitën për zbulimin e saj dhe ngushëlluan prindërit e saj.

Oaklynn nuk dukej se kishte ndonjë lëndim të dukshëm, por ajo u dërgua në një spital për kontrolle të mëtejshme.

Oaklynn, e cila mbush shtatë vjeç më 30 shtator, do të ketë ‘festën më të madhe të ditëlindjes’ për të festuar shpëtimin e saj, shtoi Gail.