Vdes trαgjikisht i mitυri 14 υjeç , bie në kontakt me rrγmën elektrike

Një 14-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Vaun e Dejës. Mësohet se ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.