VIDEO / Qeni i vë zjarrin shtëpisë në Kolorado

Autoritetet në Kolorado Springs të SHBA-së publikuan një video që tregon se si një qen i vuri zjarrin shtëpisë duke ndezur aksidentalisht sobën.

Çifti u zgjua nga një alarm për nxehtësi të lartë nga Apple HomePod dhe gjeti kuzhinën e përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, ata arritën ta shuajnë zjarrin në kohë, por burri u dërgua në spital për asfiksin nga tymi.