Νë stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova mposhti me rezultatin 3:0 Qipron në kuadër të kompeticionit “Liga e Kombeve”.
Por gjatë ndeshjes nuk kanë munguar as banderolat me mesazh nga ana e tifo grupit “Dardanët” kundrejt kreut të FSHF-së Armand Dukës lidhur me marrëveshjen mes Shqiprisë e Serbisë për të organizuar në këto dy shtete kampionatin botëror të moshave U-21.
Duke qenë se kjo është e vetmja kandidaturë për këtë kompeticion, pritet që UEFA të hapë dritën jeshile për këtë projekt që ka ngjallur shumë reagime si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
https://www.tiktok.com/embed/v2/7426300429820120325?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fsport%2Fvellau-vellaun-nuk-e-on-dardanet-kritikojne-fshf-n-sbehet-marreveshje–i76690
Në Prishtinë, ultrasit “Dardanët” i dërguan një mesazh kreut të FSHF-së, Armand Duka.
“Vëllau vëllaun nuk e lëndon, me hasëm shekullor marrëveshje nuk bën”, shkruajnë tifozët.