/“Vijnë këtu të dëshρërυar dhe υetëm me rrobat e trupit”, gαzetari “shρërthen” ndaj shqiptarëve në Londër

“Vijnë këtu të dëshρërυar dhe υetëm me rrobat e trupit”, gαzetari “shρërthen” ndaj shqiptarëve në Londër

Britanikët, politikanë dhe gazetarë kanë shpërthyer ndaj shqiptarëve në Londër, të cilët festuan për 28-29 nëntorin, festën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

Gazetari Mark Steyn gjatë emisionit të tij ka shpërthyer ndaj shqyptarëve në Londër duke thënë se ata po kontrollojnë edhe trafikun në qytet.

Ai madje tha se policia kishte mbyllur urën, pasi nuk ishte e aftë të ndalonte shqiptarët që po bënin shfaqe me “Mercedes” dhe “Lamborgini” dhe duke bërë drift.

“Kjo është Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe territoret dhe zotërimet anembanë globit është një komb i mrekullueshëm, mos lejoni askënd t’ju thotë ndryshe. Mbrëm më duhej të braktisja taksinë time dhe të merrja trotuarin deri në studio. Arsyeja e kuptova kur isha në studio dhe ishte ishte Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila me sa duket është shumë më e madhe në Metropol.

Sipas Home Office, e unë mendoj se nuk janë vlerat e sakta, 2% e meshkujve shqiptarë janë në Angli. Sipas BBC dhe Guardian, këta njerëz janë refugjatë të dëshpëruar që ikin nga persekutimi pa asgjë përveç rrobave që kanë veshur.

Ata sot po ngisnin Mercedes, ja shikojeni. Meqë ra fjala ky është flamuri shqiptar se do e shihni shumë shpesh. Ja dhe Policia i ndihmon dhe i mbyll urat. Ja edhe po udhëtojnë me ‘Porche’. Po i përdorin për të bërë drifte. Është qejf, ta bësh në ‘Lamborgini’”, shprehet ai ndër të tjera me rrota racizmi.

Janë shqiptarët ata që mbrëmë po kontrollonin trafikun në Londër. Ju bllokuar urën për Pavarësinë e Shqipërisë tha e çmendur ëhstë kjo gjë?” tha ai ndër të tjera.

SHIKO VIDEON KËTU