Presidenti rus, Vladimir Putin, si duket është “frymëzuar”nga logoja e Partisë Demokratike.
Së paku kështu duket nga lajmet e publikuara nga mediat e huaja të cilat shkruajnë se logoja ka ngjashmëri me logon e Partisë Demokratike.
Në fakt, bëhet fjalë për Delovaya Rossiya një organizatë publike kombëtare biznesi në rusi që ka pikërisht këtë logo.
Kjo logo është shumë e ngjashme me atë të PD, ku ajo drejtohej nga Lulzim Basha, pasi pas marrjes së kësaj partie nga ish-kryeministri Sali Berisha, logoja ndryshoi.
Mirëpo, ky takim biznesi është zhvilluar disa vite para, në 2015 dhe jo tani ashtu si është transmetuar nga mediat. Një gjë e tillë vihet re qartë edhe nga pamja e Putinit, i cili është më i dobët dhe më i ri.