Vritet 40 vjeçarja në Ιοkal, dalin detαjet

Një 40-vjeçare italiane, e identifikuar si Ornella Saiu, u qëllua për vdekje në një lokal në Playa del Carmen në Meksikë, një vendpushim bregdetar në gadishullin Jukatan.

Sipas hetuesve, gruaja ishte në punë herët në mëngjes si banakiere në Cafè Ristorante Sabrina, një vendtakim i njohur për turistët dhe banorët italianë të zonës. Papritur një burrë i armatosur, i cili mbërriti me motor, hyri në lokal dhe pa thënë asnjë fjalë, e qëlloi në kokë, duke e vrarë në çast.

Pas krimit, filloi menjëherë puna për identifikimin e vrasësit dhe kapjen e tij: sipas shtypit vendas, vrasësi do të ishte një ish-koleg i viktimës. Vrasësi, në arrati, ka braktisur motorin dhe disa rroba pak metra larg klubit.

Andrea Lotito, nënkryetar i Shoqatës së Hoteleve Riviera Maya, e përshkroi gruan si “një banore shumë e mirë e Playa del Carmen dhe një mike për shumë njerëz” në një mesazh të shpërndarë në gjuhën italiane në Facebook. Dhe sot është “një ditë e trishtë, pa shpjegime, pa justifikime”.

Një tjetër bashkatdhetar, Lucio Ingenito, tha se “ajo që ndodhi është absurde” dhe se është një ngjarje që “mund të ndodhë me secilin prej nesh”, duke iu referuar viktimës si “punëtor dhe fisnik”.