/Xhelal Mziu bën thirrje për ρrotesta të dhυnshme: Në Greqi shρërtheu molotovi dhe kimikatet, po këtu?

Xhelal Mziu bën thirrje për ρrotesta të dhυnshme: Në Greqi shρërtheu molotovi dhe kimikatet, po këtu?

Deputeti i Partisë Deemokratike Xhelal Mziu ka bërë thirrje për protesta të dhunshme. Kjo thirrje e tij vjen dy ditë para protestës së 12 nëntorit, të thirrur nga opozita.

Ai ka sjellë në vëmendje protestat e fuqishme që po ndodhin së fundmi në vendin fqinj, Greqi, ku po protestohet për krizën e çmimeve dhe rritje pagash.

Në një postim në Facebook, ai thotë se në Athinë dhe Selanik shpërthyen incidente me kokteje molotovi dhe kimikate dhe pyet qytetarët:  “Po këtu a do të ndodhë si në Greqi?”

Postimi i plotë i Mziut:

Në Greqi po ndodh, po në Shqipëri?

A do të sensibilizohen qytetarët për të kërkuar atë që po kërkojnë qytetarët Grekë që janë shumë më mirë se sa ne?!

Incidente me kokteje molotovi dhe kimikate shpërthyen në Athinë dhe Selanik!

Qytetarët, kryesisht të rinjët dhe sindikatat e të gjitha fushave janë në protest masive për plotësimin e kërkeave sa më poshtë.

-Taksa më të ulëta.

-Ulje të çmimeve

-Rritje pagash

Të gjitha partitë opozitare po mbështesin këtë protest mbarë popullore!

Protestat mbarë qytetare, janë e vetmja zgjidhje për ta shpëtuar Shqipërinë nga ky kolaps i jashtëzakonshëm, që e ka rrudhur tej çdo caku!