Horoskopi për ditën e sotme, e  Martë 1 Prill 2025

Dashi

Sot nuk do i keni idetë shumë të qarta dhe do ju duhet të bëni më shumë përpjekje për të ruajtur qëndrueshmërinë. Nëse keni bërë gabime dhe tashme i keni kuptuar, kërkoni sa më parë falje. Ju të dashuruarit flisni drejtpërdrejt me partnerin nëse doni t’i tejçoni mesazhe, jo të përdorni miqtë apo telefonat. Kujdes duhet të bëni edhe me xhelozinë e pajustifikuar. Nëse jeni beqarë nuk do arrini të merrni ftesa dhe vetë nuk do keni qejf të joshni. Në punë do vazhdoni do bëni gabime dhe nuk do i pranoni. Kjo mënyrë të sjelli do i ndërlikojë gjërat akoma më shumë. Buxheti nuk do jetë i qëndrueshëm kështu që prisni edhe pak për të blerë atë që doni.

Demi

Sot do bëni ndryshime të njëpasnjëshme dhe do ndiheni shumë më të qetë nga më parë. Nëse keni një lidhje mund të vendoni edhe të ndaheni përfundimisht nëse keni pasur probleme shumë të mëdha. Sado e dhimbshme që të jetë do ndiheni më mirë. Ju beqarët nuk do keni shumë besim tek personat që do iu joshin dhe as keni për të hedhur hapa. Me miqtë keni për t’ia kaluar për mrekulli. Në punë do ju kërkohet të jepni maksimumin dhe do lodheni shumë. Tregohuni të vëmendshëm dhe mos lejoni padrejtësitë. Gjendja financiare nuk do jetë e shkëlqyer, por për fat të mirë falë përkujdesit që keni treguar së fundi situata do mbetet e stabilizuar.

Lexo edhe:

Binjakët

Gjatë kësaj dite do i përkushtoheni jetës sentimentale dhe do bëni disa zgjedhje që mund t’iu ndryshojnë jetën. Për çdo paqartësi flisni hapur me atë që keni në krah dhe mos mendoni asnjëherë se ju jeni mbi të. Të meta keni të dyja palët, por lum ata që janë të ndërgjegjshëm për këtë gjë. Ju beqarët nuk do dini as vetë se çfarë doni të bëni dhe nuk keni për të hedhur hapa. Në punë do bëni mirë ta pranoni një propozim që do ju bëhet sepse keni për të përfituar më shumë nga sa e keni menduar. Nesër mundet edhe të rini këmbë mbi këmbë, pa u lodhur e dukë fituar para. Financat tani për tani nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.

Gaforrja

Do jeni plot energji, besim, dinamizëm dhe kurajë sot. Çdo qellim qe do i vini vetes keni për ta arritur. Nëse jeni në një lidhje, edhe sikur të keni shumë kohë bashkë, keni për ta kaluar një ditë vërtet të veçantë sot. Në çdo moment do bëni surpriza dhe do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni edhe sikur dikush t’iu pëlqejë tej mase sepse nesër kanë për të pasur ditë të ndërlikuara. Nëse në punë kohët e fundit keni pasur ndërlikime, sot gjithçka do jetë më e qartë dhe do hidhni hapa më të sigurta drejt suksesit. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund të blini çdo gjë që do dëshironi.

Luani

Mëngjesi nuk do fillojë shumë mirë sot, por me kalimin e orëve do ndërgjegjësoheni dhe do i ndreqni gabimet e bëra. Nëse keni një lidhje dhe e keni mërzitur pa të drejtë partnerin, do gjeni mënyra të veçanta për t’i kërkuar falje sa më parë. Mbase me fjalët nuk do jeni të mirë, ama me gjestet po. Ju beqarët nuk do e harroni dot një person që keni parë ditët e fundit dhe do kërkoni kudo për të. Në fakt, për të thënë të vërtetën, mundësitë për ta gjetur nuk do jenë shumë të mëdha. Në punë. Në shumë momente do jeni të shpërqendruar, megjithatë deri në mbrëmje do dini si të vendosni gjithçka në vijë. Gjendja e financave do mbetet e trazuar.

Virgjëresha

Do zgjoheni gjithë pozitivizëm sot dhe do mendoni t’i bëni gjërat ashtu si t’iu vijë. Nëse keni një lidhje do bini dakord me partnerin për ta marrë jetën me qetësi dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Do duroni edhe ndonjë ndryshim humori të atij që keni në krah dhe do hapni rrugë. Ju beqarët duhet të mendoni më shumë për të ardhmen dhe pse jo të pranoni edhe disa ftesa që iu japë bërë për njohje. Askush nuk do ju detyrojë për asgjë prandaj nuk keni çfarë të humbisni. Në punë do keni shumë bashkëpunëtorë dhe arritjet do jenë më të mëdha nga sa e kishit imagjinuar. Financat nuk do kenë përmirësime, por të paktën do merrni masa që të mbeten të stabilizuara.

Peshorja

Hëna do ju bëjë nostalgjikë gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini të realizoni të gjitha projektet që keni menduar. Nëse jeni në një lidhje nuk do e organizoni si duhet ditën dhe në disa momente do e lini pa dore partnerin. Ju beqarët ka rrezik të bëni disa gabime të cilat do kenë pasoja për të ardhmen dhe do ju lëndojnë mjaft. Në punë çdo detyrë do ju duket e vështirë dhe mezi do avanconi. Në disa momente do harxhoni kohë kot së koti duke u marrë me gjëra pa vlerë. Gjendja e financave do mbetet e mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të përfitoni për të shpenzuar shumë.

Akrepi

Mos u ndikoni aspak nga të tjerët gjatë kësaj dite dhe merrni vendimet që mendoni se janë të duhurat. Nëse keni një lidhje duhet të bëni pak më shumë përpjekje për të shmangur debatet. Përdoreni humorin që keni për të ndryshuar edhe ndonjë situatë të vështirë. Po e kaluat këtë ditë si duhet e ardhmja do jetë edhe më e mirë. Ju beqarët nuk duhet kurrsesi të bëni atë që do ju sugjerojnë miqtë. Po shkatërruar një lidhje nesër ka për t’iu ardhur edhe juve radha. Në punë ndryshoni disa gjëra që nuk ju pëlqejnë dhe flisni me shefat edhe për ndonjë kërkesë që keni. Kur të shpenzoni bëni llogari dhe mos e teproni.

Shigjetari

Do keni zemër shumë të madhe gjatë kësaj dite dhe do falni papushim, Nga ana tjetër do iu vini kapat edhe problemeve që keni pasur me të afërmit. Nëse jeni në një lidhje, partneri nuk do iu besojë veshëve për ato që do i shprehni. Do dini si ta mbani atë pranë dhe ta dashuroni pa dorashka. Në orët e pasdites edhe ai do mendojë t’iu surprizojë. Ju beqarët nuk duhet të refuzoni asnjë fesë sepse keni për të humbur mundësitë më të mira në jetë. Në punë do viheni shpesh në dyshim midis arritjes së qëllimit dhe mos brengosjes së disa kolegëve të dashur. Mendohuni mirë para se të veproni në mënyrë që të mos bëni gabime. Shpenzimet duhen kufizuar sa më shumë.

Bricjapi

Kjo ditë do jetë goxha më pozitive dhe do ndiheni më të lirshëm për të shprehur ndjenjat. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni gati të merrni disa vendime të mëdha që do ua bëjnë ditët në vijim edhe më të bukura. Çastet intime do shumëfishohen dhe fjalët e ëmbla gjithashtu. Ju beqarëve do iu jepen mundësi për të filluar lidhje mjaft romaneske. Në pune do jeni të saktë dhe shumë seriozë. Do keni arritje dhe do merrni pafund përgëzime ne çfarëdo lloj fushe që të veproni. Buxheti do vazhdojë të mbetet ende delikat kështu që duhet të mos rrisni në asnjë mënyrë shpenzimet.

Ujori

Sot gjërat do ju ecin aq mirë saqë nuk do doni që dita të mbarojë. Mërkuri do ndikojë mjaft pozitivisht tek jeta juaj në çift dhe do ju afrojë më tepër me atë që keni në krah. Ndjenjat do i shprehni me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët do vazhdoni të joshin këdo që do ju dalë përpara dhe kjo mund t’iu çojë edhe në rrugë të gabuar që do dëmtojnë të ardhmen. Në punë duhet të mbroni çdo mendim që do keni edhe sikur të gjithë t’i keni kundër. Në fund të fundit do keni të drejtë në ato që do thoni. Në planin financiar, disa fatura të papaguara prej kohësh mund t’iu sjellin disa probleme të vogla.

Peshqit

Ardhja e personave të rinj në jetën tuaj do ju bëjnë të ndiheni edhe më mirë sot. Do ndodhin gjera vërtet interesante sot. Ditë shumë e mirë ka për të qenë kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Edhe pa folur shumë do merreni vesh me atë që keni në krah. Ju beqarët do preferoni të keni thjesht flirte me disa persona dhe asgjë më shumë sesa kaq. Në punë gjithashtu do keni ndryshime shumë pozitive. Do arrini çdo qellim ne çdo fushe ku do operoni. Gjithsesi ekonomistet dhe mësuesit do jenë më të privilegjuarit. Shpenzimet që do kryeni bëjini gjithmonë me llogari dhe duke i shkruar pasi ashtu do jeni më të ndërgjegjshëm.

Kjo është “anija e madhe” luftarake që do bëhet pjesë e flotës detare shqiptare

Kryeministri shqiptar Edi Rama, teksa prezantoi projektet ushtarake për të ardhmen e Shqipërisë, rritjen e buxhetit, investimeve dhe përforcimin e armatës njoftoi edhe marrjen e një anijeje të re ushtarake.

“Flota detare e Republikës së Shqipërisë, siç thashë do të ketë një super anije së shpejti dhe do të bëhet me tre anije luftarake të reja”, tha Rama tre ditë më parë.

Kjo anije do të jetë e tipit korvetë, “Cassiopea”, e marinës ushtarake italiane. Në proces është edhe dorëzimi i saj, që pritet në ditët në vijim.

Kjo markë anijeje luftarake janë të pajisur ushtarakisht dhe me detyra kryesisht në mbrojtje dhe mbikëqyrje detare. Parashikohet që kjo anije, pas një servisi dhe remonti të përgjithshëm, do të jetë aktive për shërbim deri në 15 vitet e ardhshme.

“Saranda, Berati, Shkodra, Tirana” – Në mes të Kilit, zbulohen rrugët me emrat e qyteteve të Shqipërisë

Hualpen është një qytet kilian me rreth 110 mijë banorë. I përket provincës së Concepcion, i shtrirë në 53.5 kilometër katrorë dhe është një qytet kryesisht industrial.

Por ky qytet ruan një surprizë të bukur për këdo shqiptar që i bie rruga për ta vizituar. Kjo për faktin se disa prej rrugicave, janë emërtuar në bazë të qyteteve më të mëdha shqiptare

Tirana, Durazzo (Durrësi), Dibra, Elbasan, Escutari (Shkodra) apo Berat, janë vetëm disa prej rrugicave në lagjet e Hualpen-it.

Së fundmi, blogeri i njohur nga Kosova, Ariot Myrtaj e ka vizituar këtë qytet.

“Nuk e dimë, as unë e as këta çunat Shqiptarë që jetojnë këtu me vite, por shumë interesant sesi i kanë vendosur emrat shqiptarë këtu! Nëse dikush dinë diçka më shumë na shkruaj në komnete. Ju Faleminderit”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Për më tepër ndiqni VIDEON

Tragjike! 24-vjeçarja υ ritet me t. hikë në mes të rrugës, dγshohet se autori është i dash uri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Messina, Itali, ku një vajzë 22-vjeçare, Sara Campanella nga Palermo, ka humbur jetën pasi u godit me thikë në qafë. Ajo ishte një studente në vitin e tretë të universitetit dhe ndodhej në gjendje të rëndë kur u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Sipas hetimeve të para, dyshohet që autori i krimit të jetë një djalë i moshës 22 vjeç, me të cilin Sara kishte një lidhje, dhe që kjo lidhje kishte përfunduar pasi ajo kishte vendosur ta mbyllte atë.

Autori dyshohet se e ka ndjekur me makinë dhe e ka sulmuar me thikë kur ajo po ecte në trotuar. Një kalimtar i rastit, që ishte dëshmitar i ngjarjes dhe kishte dëgjuar britmat e vajzës, ka tentuar të ndjekë autorin, por ai ka arritur të largohet. Policia ka shpallur në kërkim të dyshuarin dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

(Balkanweb)

SKANDAL/ Denoncimi i mjekes: Policët më rr. ahën kur po kalonte makina e kryeministrit Edi Rama

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një ngjarje të ndodhur në datën 5 mars 2024, ku një mjeke është dhunuar nga disa punonjës policie, të cilët po shoqëronin kryeministrin Edi Rama.

“Unë që kisha shenja në trup më akuzuan se dhunova policen. Prokuroria s’bëri ekspertizë për policen, por vetëm e kqyrën kolegët e saj”, tha mjekja, teksa shtoi se çështja shkoi për gjykim vetëm ndaj saj. Policët nuk u hetuan, pavarësisht se mjekja kishte dëmtime trupore!

“Mua më burgosën policët e komisariatit nr.2 në Tiranë. Më futën në qeli në datën 5 mars deri në datën 8 mars 2024 duke më akuzuar se kam dhunuar një police, Ersuida Marku”, thotë mjekja.

Sipas saj, në datën 5 mars 2024, në afërsi të punës së saj, ka kaluar eskorta e kryeministrit Edi Rama dhe disa punonjës të policisë i janë afruar makinës së vëllait të saj. Më tej pohon se ndodhej në trotuar dhe një punonjës policie goditi me forcë kofanon e mjetit të të vëllait dhe i kërkoi të largohej.

“Ndërkohë që unë përpiqesha të kuptoja çfarë po ndodhte, disa persona u afruan menjëherë dhe pas një përplasjeje verbale, na shoqëruan për në komisariat, duke na shtyrë me dhunë në makinën tonë dhe duke marrë drejtimin e saj”, pohon mjekja.

Ajo shton se gjatë shoqërimit në komisariatin numër 2 dhe në ambientet e tij, u ushtrua dhunë ndaj saj nga ana e punonjësve të policisë Ersuida Marku dhe Edvin Zhupa. “Këta policët përveçse shkelën rregullat dhe ligjet, bashke me koleget e tyre manipuluan dëshmitë dhe më akuzuan për kundërshtim me dhunë ndaj njërit prej tyre”, thotë ajo.

Ajo shton se nuk kishte prova për të mbështetur akuzat ndaj saj, por vetëm dëshmitë e gënjeshtra të shtatë policëve.

“Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore ka treguar se kam pësuar dëmtime të shumta gjatë shoqërimit dhe asnjë pamje nga kamerat e sigurisë të komisariatit nuk është vënë në dispozicion. Gjithashtu, asnjë nga pamjet nga vendi i ngjarjes nuk tregon dhunën që pretendohej të kishte ndodhur nga ana ime ndaj punonjëses së policisë, po ashtu punonjësja e policisë nuk ka kryer një ekspertim mjeko ligjor që të vërtetojë dëmtimet e saj”, pohon mjekja.

Por, paradoksi qëndron se me gjithë këto prova, ajo është akuzuar për dhunë, kur jo vetë në trup kishte shenja! “Ndërkohë policja s’bëri asnjë ekspertizë dhe ajo doli se ishte dhunuar”, vijon ajo.

Fiksi analizoi pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve në datën 5 mars 2024, ku nuk duket në asnjë moment dhuna e mjekes ndaj policëve. Mjekja thotë se, pavarësisht se ajo kishte shenja, asnjë polic nuk u hetua pasi avokati i saj Gjergj Nikolla tërhoqi denoncimin kur ajo ishte ende në burg.

“Nga kjo situatë, prokuroria Rovena Zoto ka ngritur një akuzë ndaj meje për ushtrim dhune ndaj një punonjëses së Policisë së Rendit, Ersuida Marku, duke iu referuar nenit 236/2 të Kodit Penal. Një nen që ka maksimumi 7 vite burg. Nga hetimet dhe provat e administruara në dosje, nuk ka prova që të vërtetojnë se ka pasur ushtrim dhune fizike ndaj punonjëses së policisë. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj policisë, pavarësisht konfliktit verbal.

Gjithashtu, gjatë hetimeve dhe procesit gjyqësor kemi shprehur shqetësime për shkelje të të drejtave të mia, siç janë shoqërimi i dhunshëm. Kam kërkuar të pyetesha nga prokurorja Rovena Zoto dhe kam ngritur pretendime për abuzim dhe dhunë nga ana e policëve gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në komisariat, por asnjë nuk u mor parasysh”, thotë mjekja.

Ndërkohë, në dosje janë edhe ankesat që ajo ka bërë në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, por sërish asnjë hetim ndaj policëve.

“Çështja ndaj saj shkoi në gjykatë nga gjyqtari paraprak Artan Hajredinaj, i cili edhe pse ka pasur mundësinë të shqyrtonte provat e paraqitura, vendosi që çështja të shkojë në gjykim në themel. Kërkoj që të zbulohet çdo manipulim i provave dhe të sigurohet që punonjësit e policisë ti përgjigjen drejtësisë për çfarë kanë shkaktuar dhe gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces abuzues të mbajnë përgjegjësi”, përfundon ajo.

Infermierja 21-vjeçare go. ditet me t hikë në rrugë, humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Messinës, ku një vajzë 21-vjeçare nga Palermo është goditur me thikë në mes të rrugës dhe ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Dëshmitarët e tmerruar raportojnë se kanë dëgjuar britmat e saj, ndërsa sipas hetimeve të para, ajo u sulmua nga një bashkëmoshatar ende i paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në Viale Gazzi, pranë hyrjes anësore të stadiumit “G. Celeste”.

Viktima, e identifikuar me inicialet S.C., ishte një infermiere praktikante dhe u shpëtua menjëherë pas sulmit. Ajo u transportua me urgjencë në Policlinico në gjendje të rëndë, por përpjekjet e mjekëve nuk mundën t’i shpëtonin jetën.

Një plagë e thellë në qafë dhe humbja masive e gjakut shkaktuan arrest kardiak fatal, duke i marrë jetën të resë, e cila ende nuk kishte mbushur 22 vjeç.

Forcat e rendit, përfshirë karabinierët dhe policinë, izoluan menjëherë zonën e krimit dhe nisën hetimet për të zbuluar autorin e sulmit. Magjistrati përgjegjës pritet të mbërrijë për të vijuar procedurat hetimore.

Raportimet fillestare tregojnë se viktima u godit nga një sulm i papritur me thikë.Një dëshmitar ka deklaruar se tentoi të ndiqte agresorin, por ai u zhduk shpejt në rrugët përreth. Vajza bëri disa hapa përpara se të rrëzohej e gjakosur, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Kjo tragjedi ka shkaktuar zemërim dhe tronditje në komunitet, ndërsa qytetarët dhe autoritetet lokale kërkojnë masa më të rrepta sigurie për të parandaluar raste të tilla të dhunshme. Hetimet po vijojnë intensivisht për të zbuluar arsyet dhe autorin e këtij krimi të rëndë.

Stuhia godet ishujt grekë, reshjet e dendura kthejnë rrugët në lumenj, përmbyten makina e banesa

Moti i keq ka goditur rëndë një pjesë të madhe të Greqisë pasditen e së hënës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ishujt Kikladhes. Pika më e prekur është ishulli i Parosit, ku reshjet e dendura kanë krijuar rrjedha të fuqishme uji që kanë marrë me vete automjete dhe kanë shkaktuar rrëshqitje dheu.

Rreth orës 17:30, autoritetet kanë dërguar një mesazh emergjence për banorët dhe vizitorët në Paros, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve për shkak të situatës së rëndë.

“Ndalim i lëvizjes me automjete në rrugët e Parosit për shkak të kushteve ekstreme të motit. Përjashtohen vetëm mjetet e emergjencës”, thuhej në njoftimin e 112.

Kryetari i bashkisë së Parosit, Kostas Bizas, deklaroi se për dy orë ka pasur reshje të pandërprera, duke shkaktuar shembje gurësh dhe fryrje të lumenjve. Bashkia e ishullit u bëri thirrje banorëve të mos lëvizin deri në përmirësimin e situatës, duke konfirmuar dëme të mëdha në rrugë, përfshirë përmbytje dhe shembje të segmenteve rrugore.

Moti i keq ka prekur edhe Mykonos-in, ku një tjetër mesazh nga 112 u dërgua pak para orës 19:00, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve. Në ishull ka rënë breshër i dendur, i ndjekur nga reshje të forta shiu, duke shndërruar rrugët në lumenj.

Stuhia ka prekur edhe ishujt e tjerë të Kikladhes si Syros, por edhe rajone në Evia dhe Peloponez, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe breshër. Autoritetet vazhdojnë punën për të menaxhuar situatën emergjente ndërsa u kanë bërë thirje qytetarëve të ndjekin udhëzimet për sigurinë e tyre.

‘Rikthimi i amerikanëve në SPAK ishte i pritshëm’, Ngjela: SHBA ka interesa strategjike në Shqipëri

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar rikthimin e ekspertëve amerikanë të OPDAT në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke e cilësuar këtë si një zhvillim të natyrshëm dhe të pritshëm.

“Unë isha i bindur që do t’i kthenin, sepse është domosdoshmëri marrëveshja që Amerika ka me shtetet dhe në Ballkanin Perëndimor, në raport me konfliktin që ka me Moskën,” tha Ngjela.

Sipas tij, Shqipëria ka një rëndësi të veçantë historike dhe gjeopolitike për SHBA-në, veçanërisht për shkak të pozicionit të saj strategjik.

“Shqipëria është vlerë e madhe historike, kështu ka qenë gjithmonë, edhe kur ishte e pushtuar. Pozicioni ynë gjeografik, sidomos ngushtica, e bën vendin tonë të rëndësishëm. Ndaj politika shqiptare duhet ta shfrytëzojë këtë në maksimum,” theksoi ai.

Ngjela argumentoi se rikthimi i ekspertëve të OPDAT në SPAK tregon se SHBA vazhdon të mbështesë fuqishëm drejtësinë shqiptare dhe luftën kundër korrupsionit.

“Ardhja e tyre na ngre përsëri aty ku ishim, sepse politika amerikane është në favor të interesit shqiptar,” përfundoi avokati.

Ledri dhe Xhensila Myrtezaj fotografohen së bashku, çfarë po ndodh me dyshen! Takimet e tyre në…

Reperi, Ledri Vula është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për jetën e tij personale, madje shumë prej teksteve të reperit në këngë komentohen si dedikime.

Së fundmi, Ledri është parë shumë afër me këngëtaren shqiptare, Xhensila Myrtezaj.

Dyshja thuhet se janë takuar edhe në Prizren, sipas burimeve të Express Roze, Vula dhe Myrtezaj janë në nisje jo të një bashkëpunimi muzikor por të një romance.

Kujtojmë se si Ledri ashtu dhe Xhensila, janë prindër. Xhensila nënë e dy fëmijëve Ajka dhe Amen, ndërsa Ledri me vajzën e tij Poem.

Kremlini urdhëron mobilizimin e 160 mijë rusëve, Ukraina: Po përgatiten për një ofensivë të madhe

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar 160,000 shtetas të tjerë rusë të thirren për të shërbyer në ushtri, njoftoi të hënën agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Ata i përkasin moshës nga 18 deri në 30 vjeç. Urdhri i ri, duke filluar nga 1 prilli dhe që do të përfundojë më 15 korrik, vjen në mes të negociatave në vazhdim për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pretendon se Rusia po e zvarrit procesin e paqes pasi po përgatit një ofensivë të re masive për të rrëmbyer më shumë tokë ukrainase përpara bisedimeve reale të paqes.

“Sipas inteligjencës sonë, Rusia po përgatitet për ofensiva të reja në rajonet Sumy, Kharkiv dhe Zaporizhzhia”, tha Zelensky javën e kaluar.

“Ata po zvarritin negociatat dhe po përpiqen të tërheqin SHBA-në në diskutime të pafundme, të pakuptimta rreth kushteve të rreme për të blerë kohë dhe më pas të përpiqen të kapin edhe më shumë tokë. Putini dëshiron të negociojë territorin nga një pozicion më i fortë. Ai mendon vetëm për luftën. Pra, puna jonë – të gjithë ne – është mbrojtja në kuptimin më të gjerë të fjalës”, shtoi ai.

Megjithatë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili të dielën tha se ishte “i mërzitur” nga dëshira e Putinit për të hequr Zelensky nga pushteti që një traktat paqeje të bëhet i mundur, ende beson se udhëheqësi i Kremlinit do t’i qëndrojë fjalës së tij dhe se ai dëshiron që lufta të përfundojë.

Disa rekrutët gjithashtu do të shkarkohen nga ushtria, pasi kanë kryer mandatin e tyre. Gazetarët e pavarur rusë arritën të verifikojnë emrat e mbi 100,000 ushtarëve rusë që janë vrarë që kur Putini pushtoi Ukrainën, megjithëse Kievi pretendon se humbjet e përgjithshme ruse po shkojnë afër një milion të vdekur dhe të plagosur që nga marsi.

Ukraina ka humbur më shumë se 46,000 trupa dhe mbi 380,000 janë plagosur, tha Zelenskyy në shkurt. Në mars, Kievi arriti të përmirësojë shkallën e mbijetesës së ushtarëve ukrainas, tha në një deklaratë të hënën kryekomandanti i ushtrisë ukrainase, gjenerali Oleksandr Syrskyi.