Rrotullimi i Tokës po përshpejtohet: Parashikohet të ketë disa ditë më të shkurtra

Rrotullimi i Tokës rreth aksit të vet po përshpejtohet. Si pasojë, parashikohen ditë më të shkurtra, me rekorde të papritura deri më sot, që mund të verifikohen më 9, 22 korrik dhe 5 gusht.

Prej vitit 2020, Toka ka ndryshuar ritmin e rrotullimit, duke e përshpejtuar atë, dhe natyrisht flitet për milisekonda në harkun kohor të 24 orëve.

Planeti ynë është një kronometër gati perfekt. Mesatarisht, Toka përmbush një rrotullim rreth vetes në 86,400 sekonda, dhe një milisekondë natyrisht është e paperceptueshme, por mund të regjistrohet vetëm nga orët atomike.

Deri në vitin 2020, rrotullimi tokësor ishte ngadalësuar gradualisht dhe u regjistrua edhe dita më e shkurtër me 1.05 milisekonda më pak, ndërsa më pas tendenca u përmbys, me rotacion më të shpejtë, veçanërisht në muajt verorë.

Sipas astrofizikantëve, është e vështirë të përcaktohet arsyeja e këtyre variacioneve të lëvizjes së planetit tonë rreth vetes, pasi mund të jetë pasojë e një sërë faktorësh, mes të cilëve edhe dinamikat komplekse të bërthamës, oqeaneve dhe atmosferës.

Rrëzohet nga ballkoni një vajzë 4-vjeçe, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Rreth orës 19:45 të mbrëmjes së sotme, në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, ka ndodhur një ngjarje shqetësuese.

Raportohet se një vajzë e mitur, vetëm 4 vjeçe, është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte, në katin e dytë të një pallati.

E mitura është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Gjendja e saj shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Autoritetet po verifikojnë nëse bëhet fjalë për një aksident apo për neglizhencë në kujdesin ndaj të miturës. /noa.al

Skandali, RTSH përzë gjermanët dhe dorëzon rrjetin digjital te një firmë e panjohur pa eksperiencë, firmoset…

Rreth dhjetë vite më parë, një projekt strategjik i rëndësishëm për Shqipërinë u realizua me sukses: ndërtimi i rrjetit tokësor digjital DVB-T2 të RTSH-së, një prej më cilësorëve në Ballkan, i realizuar me teknologjinë e prodhuesit të njohur gjerman Rohde & Schëarz. Ky rrjet i cili mbulon rreth 98% të territorit shqiptar u mirëmbajt me sukses për më shumë se një dekadë nga vetë prodhuesi, duke siguruar funksionim stabil dhe standarde të larta transmetimi. Pavarësisht kësaj, ky rrjet jetik për shërbimin publik duket se po shkon drejt rrënimit.

Gishti i akuzës bie mbi veprimtarinë e dyshimtë të ish-drejtoreshës së përgjithshme të RTSH-së, Aurora Polo, dhe stafit të saj ekonomik e juridik. Burime të brendshme bëjnë me dije se gjatë ushtrimit të mandatit të saj, tenderimi për mirëmbajtjen e rrjetit u zhvillua nën kushte jo transparente dhe me shkelje të theksuara të kritereve profesionale dhe ligjore. Pra, në prag të largimit, Polo bën tender me afat 4 vjeçar! Madje, me një vlerë shumë të lartë. Më saktësisht, në dokumente shkruhet se fondi limit i gjithë procedurës është 907.816.536 lekë, ose nëse do ta konvertojmë në euro mbi 9 milionë euro.

Njoftimi i RTSH-së për hapjen e tenderit me vlerë 9 milionë euro për rrjetin e shpërndarjes

Si u përzunë gjermanët

Pavarësisht se partneri gjerman ofroi mbështetje edhe nëpërmjet përfaqësuesve lokalë për të minimizuar kostot dhe rreziqet, mungesa e pagesave, presionet e vazhdueshme dhe abuzimet e procedurave nga RTSH ndaj tyre, bënë që ekipi gjerman të tërhiqej. Ndërkohë, sipas verifikimeve, kompania e përzgjedhur në mënyrë të dyshimtë për mirëmbajtjen e rrjetit nuk ka asnjë përvojë në fushën e transmetimeve dhe as nuk e ka këtë aktivitet në objektin e saj të biznesit. Referuar të dhënave tashmë publike, ajo nuk përmbush asnjë kriter teknik apo profesional dhe nuk ka marrë asnjë autorizim apo trajnim nga prodhuesi për mirëmbajtjen e pajisjeve. Vetë stafi teknik i RTSH-së, në një përpjekje për të ruajtur integritetin dhe funksionalitetin e rrjetit, kundërshtoi përfshirjen e kësaj kompanie, duke kërkuar skualifikimin e saj.

Megjithatë, duket se procesi është shtyrë përpara pa transparencë nga disa zyrtarë të Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), pa asnjë analizë apo përgjegjësi për pasojat që mund të vijnë në rrjetin publik më të madh të vendit, me një vlerë që llogaritet në rreth 35 milionë euro. Në një kohë kur qytetarët e shumtë dërgojnë ankesa dhe pyetje për rrjetin e shërbimit publik, pyetja që lind është: Kujt t’i drejtohen? Por a mund të jetë kjo pjesë e një strategjie të heshtur për të çmontuar rrjetin publik dhe për ta lënë vendin pa një alternativë shtetërore në fushën e transmetimit? Deri më tani, institucioni i RTSH-së nuk ka bërë transparencë lidhur me këtë çështje të rëndësishme për taksat e qytetarëve. Pra siç vihet re nga ky skandal klanet e drejtimit të RTSH-së, duket se i shërbejnë më shumë buxhetit dhe jo përmbajtës.

Asnjë prej drejtorëve të fundit nuk është kujdesur për programin televiziv, përmbajtën e tyre por për mënyrën se si t’i harxhojnë ato para’. Sipas dokumenteve, buxheti vjetor i Radio Televizionit Shqiptar është plot 28 milionë euro. Një shifër e frikshme për një televizion, por fryrja e kostove të tenderëve, marrja në punë e njerëzve dhe shpenzimet e tjera kanë sjellë këtë buxhet. Mësohet se, financimi nga buxheti i shtetit për vitin 2024 ka qenë 690 milionë lekë ose 7 milionë euro. 17 milionë euro u mblodhën nga taksa që paguan çdo familje në faturën e dritave. Ndërkohë, ky televizion prodhoi vetëm 331 milionë lekë, ose 3.3 milionë euro.

Sali Berisha ne gjendje te dobet shendetesore! Dalin pamjet nga Parlamenti, ja cfare ndodhi kur u ngrit (Video)

Në seancën e sotme plenare, zgjedhja e Avokatit të Popullit ka shkaktuar sërish diskutime në Kuvend, mes opozitës dhe socialistëve. Fillimisht ka folur sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, ndërsa iu kundërpërgjigj Ministri Balla.

Më pas fjala ishte për kreun e PD, Sali Berisha i cili si rrallëherë ka zgjedhur të flasë nga karrigia në Parlament.

Nga pamja, lideri demokrat duket se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk zgjati as dy minuta nga koha e tij, ai vendosi t’i drejtohet foltores në Kuvend.

Kujtojmë se edhe disa ditë më parë, Berisha nuk u paraqit në SPAK për masën e sigurisë, pasi sipas avokatit mbrojtës kreu i PD nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

VIDEO

Faqja Lolita i nxjerr te palarat Firmes LUFRA! Skane asnje lopë, me vaj palme dhe…ja si mashtrohen shqiptaret

TIRANË- Një debat që po zhvillohet online, si rrallëherë ka tërhequr edhe vëmendjen e konsumatorëve. Bëhet fjalë për një “përplasje” që po  në rrjetet sociale mes medias “Lolita Albania” dhe kompanisë “Lufra”. Gjithçka nisi me një postim të lopës Lara nga kompania dhe më pas, “Lolita” e shpërndau postimin në profilin e saj duke shkruar një fakt shumë të thjesht: Kompania Lufra nuk ka fermë, por vetëm përpunon qumështin.

Lolita: Lara është yll e bukur, por kompania Lufra nuk ka fermë. Boll përdorët Larën e shkretë dhe cicat e saj për qëllime marketingu. Nuk e di nga e merr qumështin kjo kompani, por ajo që di me siguri është se nuk kanë fermë lopësh.

Përgjigjia erdhi menjëherë në komente nga vetë kompania, ku sqaron se lopa është nga ferma Demiri, që furnizon rrjetin bashkë me 450 fermerë të tjerë.

LufraTek Lufra na ka pëlqyer gjithmonë humori i Lol Albania. Në fakt, si kompani, na pëlqen humori – edhe kur bëhet me ne. Është e vërtetë që nuk kemi një fermë tonën, por po aq e vërtetë është që Lara ekziston dhe “punon” çdo ditë në një nga fermat partnere që na furnizojnë me qumësht të freskët: Ferma Demiri – mund ta gjeni edhe në Instagram si @s.s.s.s_ferma_demiri nëse doni ta njihni më nga afër. Sot bashkëpunojmë me mbi 450 fermerë shqiptarë, të cilët i mbështesim me teknologji, trajnime dhe tanke ftohëse – sepse cilësia fillon në fermë. Dhe sepse e dimë që njerëzit duan më shumë transparencë (dhe kanë të drejtë), kemi nisur një rubrikë që tregon të vërtetat pas qumështit tonë dhe sigurinë që ofrojnë produktet Lufra. (na ndiqni ne rrjetet tona sociale per ti pare) Lolita, nëse do, do na bëhej vërtetë qejfi të të ftonim të vizitosh disa nga këto ferma dhe fabrikën tonë. Jo për të të bindur me komente – por që ta shohësh vetë nga afër çfarë përpiqemi të bëjmë çdo ditë.

Teksa panë që kompania ishte futur vetë në komente dhe po kthente përgjigje, edhe komentuesit e tjerë shfrytëzuan mundësinë që të pyesnin lidhur me përdorimin e qumështit pluhur. Sipas kompanisë, aludimet se Lufra përdor qumësht pluhur nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë të pavërteta.

Lufra: E kuptojmë që ka shumë aludime për industrinë e qumështit – disa të sakta, disa jo. Por për të qenë të qartë: Lufra nuk përdor qumësht pluhur nga Serbia, Maqedonia apo ndonjë vend tjetër për produktet e saj të freskëta. Këto produkte bëhen nga qumësht i freskët ferme, që vjen çdo ditë nga më shumë se 450 fermerë me të cilët punojmë prej vitesh. Nëse ka ndonjë fakt qe tregon të kundërtën, jemi këtu për ta dëgjuar. Në të kundërt, le të flasim me të vërteta, jo me aludime.

Në vazhdën e pyetjeve edhe Lolita ka kërkuar informacion nga kompania për përdorimin e vajit të palmës. Një tjetër produkt që përdoret gjerësisht dhe që po shqetëson konsumatorët. Përgjigja ishte negative. Sipas kompanisë, ingredientët e produkteve janë ato që shkruhen në produkt dhe nuk kanë asnjë shtesë.

Lolita: Pyetja ishte shumë e thjeshtë, shteruese dhe aspak me doza ironie pasi bëhet fjalë për shëndetin e konsumatorit. Po e ripërsërisim:
Sa është sasia e vajit të palmës të importuar ose blerë nga ana juaj? Nëse kompania juaj nuk ka importuar nga jashtë, ose blerë në tregun vendas nga operatorë, qoftë dhe kompani të tjera të pronarëve tuaj vaj palme, thjesht mund të deklaroni që nuk kemi blerë asnjë litër.
P.s Keni harruar pa përmendur salcën e kosit si një nga produktet që përdoret më shumë vaji i palmës. Por mbase nuk prodhoni më.

LufraPavarësisht se pyetja vjen pak me doza satirike ne do përgjigjemi me seriozitet, sepse mbi të gjitha respektojmë konsumatorin që po na ndjek në këtë “spektakël” që po zhvillohet këtu. Megjithatë, për ta thënë troç: ne nuk jemi aq të zotët në Facebook sa disa prej jush. Puna jonë e përditshme nuk është të fitojmë debate online, por të bëjmë produkte të mira, të sigurta, me njerëz që punojnë me ndershmëri në ferma dhe në fabrikë. Asnjë nga produktet e markës Lufra si qumështi, kosi, dhalla, gjalpi, djathi, etj. nuk përmban vaj palme. Çdo përbërës është i deklaruar në etiketë, siç e kërkon ligji. Për këdo që ka me të vërtetë interes të kuptojë se si i bëjmë gjërat, na shkruani në inbox dhe do organizojmë vizita në fabrikë dhe në ferma, që t’ju përgjigjemi çdo pyetje sy më sy. Jeni të mirëpritur të vini e t’i shihni të gjitha me sytë tuaj.

Kështu nga ky debat, të paktën mësuam pretendimet dhe qytetarët patën të paktën një mundësi për të pyetur lidhur me gjërat që vërtetë i shqetësojnë në produktet që konsumojnë në përditshmërinë e tyre./ZËRI

Lajm fantastik për familjen e Martinit, sapo u vendos realizimi i nje endrre qe nuk e imagjinonin

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh në “Shtëpinë e Futbollit” dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme.

Në fushën e investimeve, u vendos ndërtimi i dy fushave të reja në Durrës, një pranë shkollës “Bernardina Qeraxhia” dhe fusha tjetër në Katund të Ri.

Komiteti miratoi edhe projektin për pajisjen me uniforma të reja për arbitrat dhe akademinë e arbitrimit.

Diskutimet përfshinë edhe çështje administrative, si organizimi i ndeshjeve të ardhshme të Kombëtares, programet e edukimit dhe për kanalin televiziv FSHF TV

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi  edhe ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”.

Pas kërkesës së familjes Cani drejtuar FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv vendosi për realizimin e këtij projekti, që synon jo vetëm të ruajë kujtimin e Martin Canit, por edhe të promovojë vlerat e sportit dhe kulturës si mjete edukimi dhe ndërgjegjësimi për brezat e rinj.

Martin Cani humbi jetën tragjikisht pranë shkollës “Fan Noli” në nëntor të vitit 2024, dhe kjo ngjarje ka prekur mbarë opinionin publik shqiptar.

Fusha e futbollit në muzeun “Martin Cani” do të ketë një sipërfaqe prej 60 m².

FSHF mbetet gjithmonë e angazhuar për realizimin e projekteve me karakter social e ndërgjegjësues, që ndikojnë pozitivisht në komunitet dhe edukimin e fëmijëve përmes sportit.

Kapet në një bunker nëntokë “Fito”, krimineli më i kërkuar në Ekuador! Historia se si ngriti bandën më të fuqishme

Policia në Ekuador ka riarrestuar të arratisurin më të kërkuar të vendit, bosin e drogës Adolfo Macias Villamar. Macias, i njohur edhe me pseudonimin “Fito”, është kreu i Los Choneros, një bandë e fuqishme kriminale e cila fajësohet për transformimin e Ekuadorit nga një parajsë turistike në një vend me një nga nivelet më të larta të vrasjeve në rajon.

Ai dyshohet gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në vitin 2023. Policia e gjurmoi atë në një bunker nëntokësor poshtë një shtëpie luksoze në qytetin e Mantës. Një zëdhënës i policisë tha se nuk pati të shtëna në operacionin e përbashkët 10-orësh nga policia dhe ushtria.

Një numër i madh oficerësh fillimisht monitoruan dhe rrethuan shtëpinë trekatëshe në lagjen Manta të Monterrey, në bregdetin ekuadoras. Kur ata sulmuan ndërtesën, gjetën një derë rrëshqitëse, e kamufluar që të dukej si pjesë e dyshemesë prej guri, nga e cila shkallët metalike të çonin në strehën nëntokësore të Fitos. “Bunkeri” ishte i pajisur me ajër të kondicionuar, një krevat, një ventilator dhe një frigorifer. Shtëpia vetë kishte një palestër me një thes boksi dhe një dhomë lojërash ku ai mund të luante bilardo dhe futboll tavoline.

Thuhet se Fito nuk bëri rezistencë dhe u transferua me aeroplan në qytetin portual të Guayaquil, ku ndodhen disa nga burgjet më të mëdha të Ekuadorit.

Pamjet e mbërritjes së tij në Guayaquil e tregojnë atë të veshur me pantallona të shkurtra, një bluzë dhe shapka, ndërsa po çohet nga oficerë të armatosur të sigurisë drejt një SUV të parkuar përpara se të transferohet në burgun e sigurisë maksimale të La Roca, shkruan BBC. Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, vlerësoi forcat e sigurisë për kapjen e Fitos dhe tha se ai do të ekstradohej në SHBA, ku është akuzuar për kontrabandë kokaine. Fito u arratis nga burgu La Regional në Guayaquil në janar 2024 me ndihmën e të paktën dy rojeve, duke tërhequr vëmendjen e mediave globale. Kjo shkaktoi një valë trazirash vdekjeprurëse në burgje, në të cilat rojet u morën peng dhe të cilat e shtynë Noboan të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.

Por Fito ishte famëkeq që para arratisjes së tij. Gjatë kohës që ishte në burg ndërsa vuante një dënim me 34 vjet burg për vrasje dhe trafik droge – ai u ngrit në krye të bandës Los Choneros pasi udhëheqësi i saj i mëparshëm u vra. Nga pas hekurave, ai koordinoi aktivitetet e bandës, të cilat përfshijnë trafikimin e drogës dhe zhvatjen. Ai dyshohet gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e politikanit Fernando Villavicencio, i cili u qëllua për vdekje në një tubim elektoral vetëm disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2023.

Ballkani përgatitet për një valë ekstreme të të nxehtit, temperatura mbi 40°C javën e ardhshme

Ballkani po përgatitet për një valë ekstreme të të nxehtit, që ka shkaktuar alarm në vendet e rajonit, ndërsa autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin.

Meteorologët në Serbi deklaruan të enjten se vendi ka shënuar ditën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve në shekullin e 19-të, duke parashikuar temperatura edhe më të larta në ditët në vijim. Autoritetet u kanë rekomanduar qytetarëve të qëndrojnë në zona me hije ose në ambiente të kondicionuara, të shmangin ekspozimin ndaj diellit nga ora 11:00 deri në 17:00, si dhe kanë paralajmëruar për rrezikun që një thatësirë e zgjatur mund të paraqesë për të korrat.

Sipas parashikimeve, temperaturat në të gjithë Ballkanin pritet të arrijnë deri në 40°C javën e ardhshme.

Në Mal të Zi, shumë turistë janë larguar nga bregdeti përvëlues i Adriatikut në jug dhe janë drejtuar drejt zonës më të freskët malore të Durmitorit në veri, ku temperaturat në rreth 1,500 metra mbi nivelin e detit janë ndjeshëm më të ulëta.

“Planifikuam të eksploronim bregdetin, por vendosëm të shkonim në veri sepse ishte shumë vapë”, tha Eriku, një turist nga Holanda.

Në Kroaci, që ditët e fundit është përballur me zjarre përgjatë bregdetit të Adriatikut, shumë qytetarë janë drejtuar drejt liqenit Bundek, pranë kryeqytetit Zagreb, për t’u freskuar. Ndërkohë, edhe në Maqedoninë e Veriut, qytetarët po kërkojnë strehë nga i nxehti në zonat përreth liqenit të Ohrit.

Një meme në telefon i kushton shtrenjtë turistit norvegjez/ Dëbohet nga SHBA pse bëri ironi me foton e JD Vance

Një i ri 21-vjeçar norvegjez, Mads Mikkelsen, është dëbuar nga SHBA pasi oficerët e emigracionit në aeroportin Neëark, Neë Jersey, zbuluan në telefonin e tij një meme që tallte zv/presidentin amerikan JD Vance.

Mikkelsen mbërriti më 11 qershor, me qëllim të kalonte pushime në SHBA, por planet e tij morën fund menjëherë kur u ndalua nga kontrolli kufitar dhe u vendos në një qeli. Ai tha për median norvegjeze Nordlys se ishte viktimë e “abuzimit me pushtetin dhe ngacmimit të padrejtë”.

Sipas tij, oficerët i bënë pyetje pa lidhje si “a je përfshirë në trafik droge, akte terroriste apo ekstremizëm të djathtë”, dhe më pas i kërkuan me kërcënime fjalëkalimin e telefonit. Në telefonin e tij u gjet një meme ku JD Vance paraqitej pa flokë, sipas Mikkelsen, për ta dëbuar nga vendi të njëjtën ditë.

Ky rast vjen pas një tjetër incidenti, ku një shkrimtar australian, Alistair Kitchen, 33 vjeç, u ndalua në Los Angeles më 12 qershor gjatë një ndalese transiti për në Nju Jork.

Ai u mbajt për 12 orë dhe më pas u kthye në Melburn, duke pretenduar se arsyeja e ndalimit ishin qëndrimet e tij politike për konfliktin në Gaza dhe artikujt në mbështetje të protestave pro-palestineze në universitetin Columbia.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare e ka mohuar këtë pretendim si “plotësisht të pavërtetë”.

(BalkanWeb)

T R0NDlTËSE/ Iu nënshtrua një operacioni në gju, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar!

Bota e futbollit argjentinas është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të mesfushorit të ri Camilo Nuin, vetëm 18 vjeç, i cili ndërroi jetë gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju.

Klubi i tij, San Telmo, konfirmoi lajmin e dhimbshëm mbrëmjen e së mërkurës, duke bërë të ditur se lojtari po i nënshtrohej një operacioni rutinë në Clínica Espora në Adrogué, Buenos Aires.

Ndërhyrja kishte për qëllim trajtimin e dëmtimeve në menisk dhe ligamentin e kryqëzuar, procedurë kjo e zakonshme për sportistët.

Megjithatë, shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura dhe autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.

Në një deklaratë zyrtare, San Telmo u shpreh: “SAN TELMO NË ZI. Me hidhërim të thellë, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Camilo Ernesto Nuin, një lojtar nga Divizionet tona të të Rinjve dhe ekipi rezervë. Klubi do të qëndrojë i mbyllur gjatë ditës në shenjë zie. Ne qëndrojmë pranë familjes, miqve dhe shokëve të ekipit në këtë moment të vështirë.”

Camilo Nuin ishte pjesë e San Telmo që nga viti 2022, ndërsa më parë kishte kaluar në akademitë e Boca Juniors dhe Independiente, ku kishte grumbulluar mbi 80 paraqitje me ekipet e të rinjve.

Homazhe për të kanë ardhur edhe nga Shoqata e Futbollit Argjentinas (AFA), e cila përmes një deklarate tha: “Shoqata e Futbollit Argjentinas, nëpërmjet presidentit të saj Claudio Tapia dhe komitetit ekzekutiv, shpreh hidhërimin e saj për vdekjen e Camilo Nuin dhe i shpreh ngushëllimet familjes së lojtarit.”

San Telmo, klub me seli në Buenos Aires, garon në divizionin e dytë të futbollit argjentinas.