Ηόroskορi i dαtës 17 tetόr 2022

DASHI 

Profesionalisht do jeni më të privilegjuar gjatë kësaj dite dhe kjo do sjellë goxha përfitime. Nëse jeni në një lidhje duhet të jeni më të përzemërt me partnerin dhe duhet ta mbështesni më tepër atë. Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia juaj do thellohet akoma më shumë. Neptuni mund ta nxitë partnerin t’iu bëjë edhe ndonjë surprizë. Ju beqarët duhet të vlerësoni shpirtin e dikujt dhe jo pamjen e jashtë pasi kjo e fundit rregullohet ndërsa e para asnjëherë. Në punë do jeni më ambicioze se kurrë më parë dhe do keni vetëm arritje. Të gjitha këto do sjellin edhe përmirësime në planin financiar.

DEMI 

Vensusi do vazhdoje të kujdeset ende për ju gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të bukura, do ndiheni të pavarur dhe do shpreheni lirshëm për ato që mendoni. Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin pasi ai vërtet do ketë nevojë për ju. Së bashku mund të zgjidhni edhe dilemat, por do mund ta kaloni edhe çaste të ngrohta. Sipas Horoskopit, ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur për takime sepse kjo mund të jetë dita juaj. Në punë tregohuni të arsyeshëm dhe mundohuni të përshtateni edhe me kolegët edhe me projektet e reja. Buxhetin do e keni më shumë prioritet.

BINJAKËT 

Sot Hëna do privilegjojë miqësinë dhe jetën familjare për ju. Do qëndroni më shumë kohë me ta, do argëtoheni dhe do mbusheni me oksigjen. Nëse keni një lidhje partneri juaj do ndërmarrë disa iniciativa për të mirën e lidhjes tuaj dhe ju nuk duhet absolutisht t’ia ndalni hovin. Lëreni atë t’iu udhëheqë dhe nuk do pendoheni. Ju beqarët do njiheni papritur me persona joshës dhe inteligjentë. Nëse pranoni të vazhdoni njohjen keni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në punë do arrini të realizoni gjithçka që keni në mendje dhe do ndiheni të përmbushur. Sektori i financave do marrë bekimin e yjeve.

GAFORRJA 

Urani do ju stimulojë edhe më shumë dhe do ju ndihmojë të tregoheni më të duruar kurdoherë. Nëse keni një lidhje do arrini ta përmbani veten edhe në momentet më acaruese dhe do zgjidhni të flisni hapur me partnerin për ato që nuk do ju pëlqejnë. Ju beqarët do keni flirte pafund, por asgjë të rëndësishme. Ende nuk ka ardhur koha që ju të bëni ndryshimin e statusit. Në punë do e arrini gjithçka me lehtësi, kjo falë mjedisit që keni krijuar më parë dhe falë maturisë që do tregoni. Sektorin financiar nuk duhet ta lini pas dore edhe sikur gjendja të jetë e kënaqshme.

LUANI 

Sot do i vini vetes qëllim për të ecur përpara dhe nuk do ndaleni për asnjë lloj arsyeje. Shokët e vjetër do keni mbështetje shumë të madhe. Nëse jeni në një lidhje do jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe të bëni tolerime për të mirën e përbashkët. Kritikat e partnerit mos i merrni fare për keq. Ju beqarët nuk do e realizoni dot sot takimin e jetës tuaj. Do jeni të stresuar dhe aspak ne humor për ta kërkuar dashurinë. Në unë do provoni një fushë të re që më parë nuk kishit guxuar dhe do zbuloni se keni më shumë aftësi nga sa mendonit. Në planin financiar intuita nuk ka për t’iu çuar në rrugë të gabuar.

VIRGJËRESHA 

Nëse tregoheni të matur dhe nuk e teproni me asgjë sot, çdo gjë ka për t’iu ecur mirë. Jeta juaj në çift do jetë e bukur, e ngrohtë dhe e mbushur me emocione. Ndonjë mosmarrëveshje e vogël mund të lindë padiskutim, por do kalojnë brenda pak minutash. Ju beqarëve, edhe sikur t’iu ofrohen të gjitha mundësitë, nuk duhet të filloni angazhime serioze sot. Në punë duhet të diskutoni hapur me eprorët për disa ide që keni ose për disa kërkesa. Mos e ndrydhni veten aspak. Në planin financiar, të gjitha yjet do bëhen bashkë sot dhe do ju mundësojnë një situatë më të mirë.

PESHORJA 

Disa ngjarje qe do ndodhin sot do ua ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Do jeni edhe më të vetëdijshëm se jeta është e shkurtër e duhet jetuar plotësisht. Nëse jeni në një lidhje bëni çdo gjë që do mendoni të arsyeshme sepse nesër mund të jetë vonë. Lëreni veten të lirë dhe mos vendosni limite as për veten dhe as për partnerin. Sipas Horoskopit, ju beqarët do jeni në kërkim të dashurisë së madhe dhe nuk do ju pëlqejnë shumë mundësitë që do iu shfaqen. Në punë do ju bëhen propozime mjaft interesante që vërtet do kërkojë më shume impenjim, por do ju ndihmojnë për te ecur më përpara. Financat nuk do jenë të këqija.

AKREPI 

Për shkak të kundërshtimit të Saturnit me Mërkurin, sot do jeni të rrezikshëm vetë dhe do ndërmerrni edhe rreziqe. Nëse keni një lidhje, vetëm ideja që partneri po ju kufizon në shumë gjëra, do ju brengosë dhe mund të shpërtheni. Asnjë moment qetësie nuk keni për të pasur sot. Ju beqarët nuk do tregoheni të kujdesshëm dhe do hidhni hapa që do sjellin pasoja të rënda për të ardhmen. Në punë nuk do arrini dot ku doni për shkak të mospërqëndrimit tuaj dhe do grindeni gjithë kohës me kolegët. Bëni kujdes sepse shefat po ju vrojtojnë nga larg dhe mund të marrin masa. Paratë do jenë të pakta.

SHIGJETARI 

Sot ka për të ndodhur një revolucion i vërtetë në jetën tuaj. Priten gjëra pozitive në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni më shumë kohë me partnerin, do dashuroheni hapur dhe pa e kufizuar veten e madje mund të merrni edhe disa vendime. Ju beqarët do ju tërheqin mjaft personat e qeshur dhe alegro kështu që do ju ngjiteni pas derisa t’i bëni për vete. Në punë do jeni shumë kreativë, te vendosur, guximtare dhe të pandalshëm. Për ju asgjë nuk do jetë e pamundur. Në planin financiar do jetë Urani ai që do ju udhëheqë dhe do ju ndihmojë të gjeni zgjidhje për çdo problem.

BRICJAPI 

Hëna do ju nxitë të reflektoni gjatë sot dhe do bëni çdo përpjekje për t’u përmirësuar e për të ecur përpara. Nëse keni një lidhje do e mbyllni njëherë e mirë kapitullin e së shkuarës dhe do mundoheni ta bëni sa më të bukur të ardhmen. Që sot do përgatisni surpriza për partnerin dhe mbrëmja do jetë më e këndshme. Ju beqarët duhet të pranoni ftesa sepse vetëm ashtu mund të njihni si duhet disa persona. Ka gjasa që dikush t’iu përshtatet shumë mirë. Në punë do jeni aq të ngarkuar saqë nuk do keni as kohë të merrni frymë. Financat do jenë shumë delikate, prandaj duhet të merrni masa sa më strikte që gjendja të mos rëndohet.

UJORI 

Sot do bëni të pamundurën t’i mbani larg problemet nga vetja dhe për këtë mund të mos shoqëroheni as me disa miq. Nëse jeni në një lidhje do flisni me partnerin dhe do arrini të gjeni një zgjidhje për problemet që keni pasur. Duke lëshuar nga pak pe të dyja palët gjithçka do normalizohet. Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të luani me ndjenjat e askujt dhe nuk do hidhni hapa pa qenë të sigurt. Në punë, pavarësisht pengesave që do ju dalin, ju do arrini ta menaxhoni si duhet situatën. Kolegët do ju kenë zili për këmbënguljen dhe durimin. Për sa iu përket shpenzimeve sot duhet të kryeni vetëm ato më të domosdoshmet.

PESHQIT 

Kjo ditë do jetë pozitive për ju dhe do ndiheni të përmbushur. Nëse keni një lidhje do bashkëpunoni në çdo moment, do shkëmbeni çdo ide me partnerin dhe do realizoni disa nga qëllimet tuaja. Do ndiheni mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Nëse jeni ende beqarë nuk duhet t’i lini asgjë rastësisë, por duhet të mendoheni dhe të veproni me plan. Mundësitë nuk do mungojnë gjatë kësaj dite. Në punë do bëni mirë të ndryshoni strategjitë e të vepruarit që të arrini sa më parë në objektivat finale. Shpenzimet do i kryeni me shumë përkujdes kështu që gjendja e financave do mbetet e kënaqshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *