Një aksident tragjik me autobus u ka marrë jetën të paktën 20 pasagjerëve në Egjipt.
Mes viktimave janë edhe tre fëmijë.
Mediet vendase raportojnë se për arsye ende të paditura, shoferi i autobusit humbi kontrollin e mjetit, e për pasojë autobusi përfundoi në një kanal. Aksidenti tragjik ndodhi këtë të shtunë, rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit Kajros.
Sakaq mësohet se pasagjerët e plagosur po marrin ndihmë mjekësore në dy spitale të ndryshme në Egjipt. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.