Ε trίshtë: Nëηa shqiptαree me katër fëmίjë mbΙedhin bidona e kanaçe

Në Kamëz një nënë jeton me dy fëmijët e mitur. Banesën nuk e ka të sigurt pasi nuk mundet ta paguajë.

Ajo ndan me gazetaren e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Voltiza Duro një rrëfim emocional.

Kjo është historia e jetës së saj dhe kushtet pa shpresë në të cilat ndodhet.


“Quhem Aida Dokle, 36 vjeç, kryefamiljare, jam nënë e katër fëmijëve. Jetoj në Tiranë me fëmijët e vegjël.

Të ardhura nuk kam, nuk kam as ndihmë ekonomike. Jetoj me qira. Të ardhurat e mia i siguroj duke mbledhur bidona.

Dalim bashkë me fëmijët dhe mbledhin bidona dhe i shesim tek grumbullimi këtu lartë. Vajza ime e madhe është 17 vjeç ndërsa djali i madh është 18 vjeç.

Të dy janë në Elbasan tek prindërit e mi. Prindërit janë në pension. Jam detyruar të ndahem nga fëmijët e mi”,-shprehet Aida, nëna e katër fëmijëve.

Aida mund të mbajë vetëm dy fëmijët e mitur, ata më të mëdhenjtë i ka dërguar të jetojnë me prindërit e saj në Elbasan.

Frymën e mban gjallë duke mbledhur shishe e kanaçe rrugëve.

https://youtube.com/watch?v=rNk46mo2SmQ%3Ffeature%3Doembed