Ρυtin ndryshon ligjin: 10 vite bυrg për …

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një paketë ndryshimesh në Kodin Penal.

Bëhet me dije se në ligji i ri i nënshkruar në lidhje me shërbimin ushtarak, parashikon një dënim me burg deri në 10 vjet për refuzimin e pjesëmarrjes në operacione ushtarake ose luftarake gjatë një gjendje lufte ose në kushte konflikti të armatosur.

Ushtarët rusë që dezertojnë, refuzojnë të luftojnë, nuk i binden urdhrave ose i dorëzohen armikut, tani përballen me 10 vjet burg.

U nënshkrua gjithashtu një ligj që parashikon një procedurë të thjeshtuar për marrjen e nënshtetësisë ruse për të huajt që kanë lidhur një kontratë për shërbimin ushtarak.