Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë i shkalles Rihtet ka’ shkundur’ Iranin jugor.
Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit të fortë që goditi Iranin jugor në orët e para të mëngjesit të sotëm, njoftoi televizioni shtetëror.
“Fatkeqësisht, deri më tani kemi tre të vdekur dhe tetë të plagosur”, tha për televizionin shtetëror iranian Merdad Hassanzadeh, kreu i agjencisë së reagimit emergjent në provincën Khormuzgan.
Mediat iraniane raportuan se tërmeti ishte me magnitudë 6.1 ballë.
Më herët, Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) vlerësoi se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.0 dhe thellësia fokale ishte 10 kilometra.
Pas lekundjes se fuqishme pasuan të paktën pesë pasgoditje, tre prej tyre me magnitudë 4 ballë.
Sipas raportimeve, tërmeti ka “tronditur” edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.