Një vit dίmër, stuhi bore e temp deri në -50 gradë, shkencëtari bën paraΙαjmërimin: Ja çfarë e pret Tokën

Planeti yne mund të përballet me një mot mjaft të ftohtë me stuhi dëborë gjatë 30 viteve të ardhshëm, pasi pritet të hyje në “Mini-epokën e Akullnajave”, ka paralajmëruar një shkencëtar.

Sipas “The sun” i ftohti do të shkaktohet pasi Dielli do të hyjë në një “letargji” natyrale,

ndërsa kjo pritet të shkaktojë mungesa të ushqimit dhe temperaturat do të bien në të gjithë planetin.

Sipas shkencëtarit, Toka do të përballet me një minimum nxehtësie diellore, ku Dielli do të përçojë më pak energji se zakonisht në planetin tonë.

Sipas NASA-as, në 2023 Dielli do të arrijë aktivitetin e tij më të ulët që prej 200 vjetësh.

Kjo do të bëjë që temperaturat mesatare të bien deri në 1C që mund të zgjasë për 12 muaj.

Minimumet diellore janë pjesë e ciklit natyror të jetës së Diellit dhe ndodhin një herë në 11 vjet.

Sidoqoftë, pritet që në ditët e vitit 2023 të jetë veçanërisht më ftohtë.

Kjo sepse shënon fillimin e një ngjarje të rrallë të njohur si një Grand Solar Minimum, në të cilën energjia e lëshuar nga Dielli bie edhe më shumë se zakonisht.

Kjo ndodh vetëm një herë në 400 vjet, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se në rajonet e ftohta, temperaturat mund të shkojnë deri në -50 gradë. 

Po Ιυanin në pishinë, mbγtet dadoja 50-vjeçare, në gjendje të rëndë vogëΙυshja 2 vjeçe

Hera e fundit që ato u panë, ishte teksa po luanin me ujë. Megjithatë, pas disa minutash, të dyja ishin me kokë poshtë brenda pishinës së madhe të shtëpisë.

Kjo ishte panorama para ngjarjes së rëndë të ndodhur në kopshtin e një vile në Bolonja të Italisë, ku humbi jetën një 50-vjeçare me origjinë filipineze që punonte si dado.

Dadoja dhe vajza 2 vjeçe për të cilën kujdesej po qëndronin pranë pishinës për t’u freskuar, por papritur, ndoshta për shkak të një sëmundjeje, gruaja humbi ndjenjat dhe ra në ujë, duke tërhequr edhe vogëlushen pas vetes.

Një hipotezë tjetër është se fëmija ka rrëshqitur duke luajtur dhe dadoja në përpjekje për ta shpëtuar është mbytur.

Gruaja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa fëmija është ende gjallë por në gjendje shumë të rëndë. Ajo kishte kohë që kujdesej për vajzën e vogël dhe atë ditë kishin vendosur të luanin me ujin e pishinës në via dei Sabbioni, në kopshtin e vilës së  gjyshërve të vogëlushes.

Për arsye që ende nuk janë konstatuar të dy ishin me shenja jete nën ujë për disa kohë, derisa 50-vjeçares u ra të fikët. Gruaja u gjet duke pluskuar dhe foshnja me kokë poshtë nga pjesëtarët e tjerë të stafit të brendshëm që ndodheshin në shtëpi dhe thirrën menjëherë policinë.

Personeli shëndetësor ka bërë të pamundurën për t’i reanimuar në vend dhe për t’i dërguar me urgjencë në spital. Kur zemra nisi t’i rrihte sërish, vajza u dërgua në urgjencën pediatrike të Sant’Orsola në Bolonja, ku ndodhet ende e shtruar në terapi intensive, me një prognozë të rezervuar.

Nga ana tjetër, dado mbërriti në rrezik për jetën në spitalin Maggiore dhe pas një shtrimi të shkurtër në terapi intensive ajo ndërroi jetë, si nga pasojat e sëmundjes që e goditi edhe nga mbytja.

I FUNDIT/ Ukraina firmos dekΙαratën për anëtarësimin në BE

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministri Denys Shmyhal dhe kryetari i parlamentit Ruslan Stefanchuk kanë nënshkruar një deklaratë mbi synimin e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, shkruan BBC .

Zelensky tha se deklarata e tyre e përbashkët ishte një “sinjal i unitetit të të gjitha degëve të pushtetit” dhe dëshmi se Ukraina ishte e vendosur për tu anëtarësuar në BE. Presidenti shtoi se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit nuk duhet të zgjasë vite apo dekada.

Më herët, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se anëtarësimi në BE ishte “brenda mundësive” për Ukrainën, por i kërkoi vendit të përmirësojë reformat kundër korrupsionit.

Ukraina aplikoi për anëtarësimin në BE vetëm pesë ditë pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt dhe blloku 27 anëtarësh pranoi kandidaturën më 23 qershor, në një sinjal të fortë mbështetjeje. Por procesi i anëtarësimit mund të zgjasë shumë vite.

E rëndë/ Babai tenton të mbγsë fëmijën në mes të rrugës, e shpëtojnë shqiptarët

Mbarë opinioni publik është tronditur në Greqi nga një video që është publikuar ditën e sotme.

Në video ilustrohet momenti kur një burrë tenton të mbysë fëmijën e tij në mes të rrugës në qendër të Athinës.

Ishin kalimtarët rastësorë dhe nëna e fëmijës ata që shpëtuan beben nga duart e babait mostër, i cili luftoi me mish e me dhëmbë për të mbytur fëmijën e tij.

Sipas dëshmitarëve okularë mes personave që dhanë betejë për të shpëtuar fëmijën nga duart e babait ishin dhe disa qytetarë shqiptarë.

Sipas pamjeve nga video, gruaja që kalon afër babait mostër kupton se fëmija është në rrezik dhe menjëherë tenton ta marrë foshnjën nga babai.

Ndërkohë e ëma e fëmijës ( gruaja ,e bluzë të kuqe) vrapon gjithashtu për të shpëtuar fëmijën, por nuk ia del, pasi burri e shtyn me forcë dhe e rrëzon.

Për fat të mirë falë ndërhyrjes së disa qytetarëve tjerë, babai u neutralizua dhe fëmija shpëtoi nga duart e të atit.

Gαbimi që e bëjmë të gjithë, ja pse nuk duhet ta fυsim shalqirin në frigorifer

Vapa e madhe na detyron që shumicën e ushqimeve t’i fusim në frigorifer, madje edhe shalqinjtë, por në fakt ne bëjmë një gabim të madh.

Në të vërtetë, siç thonë ekspertët, shalqirin duhet mbajtur në temperaturë dhome, në mënyrë që të ruajë të gjithë përbërësit ushqyes me të cilët është i pasur.

Kur është i ftohtë, shalqiri humb shumicën e vitaminave dhe të materieve ushqyese.

Edhe një gjë e kanë zbuluar shkencëtarët. Shalqiri vazhdon të prodhojë vitamina dhe materie ushqyese edhe pasi që të jetë këputur nga rrënja, mirëpo sërish, vetëm nëse e mbani në temperaturë dhome. Kur e fusin në frigorifer, ai proces ngadalësohet dukshëm.

Prandaj, shalqinjtë duhet blerë aq sa keni llogaritur që do t’i hani dhe duhet konsumuar menjëherë.

Është i pasur me gjëra të shumta ushqyese si p.sh., vitaminat A dhe C, betakaroten, likopen, hekur, zink dhe shumë minerale të tjera.

‘Ρlas’ sherri me thika në vend, ρlagoset rëndë 16-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik mbrëmjen e sotme ku shtetasi N.P, 15 vjeç ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij me inicialet P.M i cili është paraqitur në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka arrestuar menjëherë 15 vjeçarin që kreu plagosjen dhe e kanë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç.

Ky shtetas mbrëmjen e sotme plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.