Ηοroskoρi për ditën e sόtme, 1 shtαtor 2022

Dashi

Fale influences jo te mire te planeteve gjate kesaj dite, mund te keni disa divergjenca me partnerin tuaj sot. Tregohuni me te moderuar dhe ruani qetesine. Beqaret do perkedhelen tej mase nga yjet. Do e kene te thjeshta ta bejne epr vete personin qe pelqejne. Ne planin financiar edhe pse do keni disa tronditje duhet te tregoheni optimiste. Mos ndermerrni rreziqe te medha.

Demi

Ata qe jane ne nje lidhje do perjetojne emocione te papershkrueshme gjate kesaj dite dhe do ndihen si ne enderr. Shfrytezojeni diten deri ne sekonden e fundit. Per beqaret me ne fund do mberrije dashuria ideale qe kane pritur prej kohesh. Shikoni mire rreth e rrotull. Me shpenzimet duhet te tregoheni te matur. Vetem keshtu do i mbani financat te stabilizuara dhe nuk do keni probleme.

Binjaket

Per ata qe jane ne cift gjerat do shkojne me se miri. Do i zgjidhni edhe disa mosmarreveshje qe keni pasur. Klima per beqaret nuk do jete aspak e favorshme gjate kesaj dite. Mundohuni ta hiqni mendjen nga krijimi i nje lidhjeje sepse do merziteni mjaft. Buxheti do kete disa tronditje duke qene se do iu duhet te beni shpenzime te medha per festat e fundvitit.

Gaforrja

Nje ambient romantik do mbizoteroje sot ne jeten e cifteve. Partneri do iu pergatise surpriza te kendshme te cilat do ua mbushin jeten me gezim. Nese jeni ende vetem do realizoni disa takime interesante te cilat me gjasa do ua ndryshojne te ardhmen pergjithmone. Per sa i perket planit financiar duhet thene se shpenzimet e pamenduara dhe te nxituara do iu cojne ne katastrofe.

Luani

Ne parim jeta ne cift do jete e mire. Do jeni shume te lidhur me te dashurin e zemres suaj dhe do flisni per gjithcka me te. Disa do sqarojne edhe disa pengje te hershme. Beqaret do kene aventura me shumice por disa edhe dashuri me shikim te pare. Tregohuni te vemendshem. Ne planin financiar mos prisni qe buxheti te arrije fundin per te marre masa dhe per te ulur shpenzimet.

Virgjeresha

Nese jeni ne nje lidhje duhet te tregoheni te matur kur flisni me partnerin dhe here pas here te beni ndonje tolerim te vogel. Nuk iu kushton asgje. Beqareve do iu shtohet edhe me shume deshira per te krijuar nje lidhje. Kerkoni dhe do te gjeni me siguri. Ne planin financiar do keni fat dhe do kryeni transaksione te rendesishme. Me ne fund do vendoset ekuilibri buxhetor.

Peshorja

Venusi do jete planeti qe do e mbroje sot jeten tuaj ne cift. Kur te jeni prane atij qe dashuroni do i harroni te gjitha mosmarreveshjet dhe problemet qe keni pasur me perpara. Beqaret nuk do jene ne kerkim te dikujt por planetet do iu shfaqin perpara nje person interesant dhe qe nuk duhet lene te ike. Nga ana tjeter, me financat beni kujdes. Pyesni specialistet per cdo dyshim.

Akrepi

Ciftet ka rrezik te kalojne nje dite delikate dhe te mbushur me debate sot. Beni kujdes me gjithcka qe do thoni sepse nuk ka me kthim mbrapa. Beqaret edhe pse do kerkojne shume nuk do e gjejne personin qe kane enderruar. Beni durim dhe mos ndermerrni hapa te nxituara. Ndikimi i Saturnit do jete negativ tek financat. Nuk rekomandohen te behen shpenzime me teprice.

Shigjetari

Nese keni pasur disa mosmarreveshje me partnerin kohet e fundit, beni cmos qe t’i zgjidhni sot. Vetem ne kete menyre atmosfera ne cift do te ngrohet dhe ju do jeni me te qete. Beqaret do kene nje nga takimet vendimtare i cili do ua ndryshoje jeten njehere e pergjithmone. Mos rrezikoni shume ne planin financiar nese nuk doni te perballeni me telashe. Ulni edhe shpenzimet.

Bricjapi

Ju dhe partneri do jeni nje ekip i forte gjate kesaj dite dhe askush nuk mund t’iu pengoje rrugen qe keni nisur. Do i shprehni hapur ndjenjat. Beqaret nga ana tjeter do kene takime te shumta por nuk do arrijne dot te vendosin se cili person iu pelqen me te vertete. Merrni kohen e duhur per te reflektuar. Ne planin financiar do jeni te qarte per ate qe duhet te beni qe buxheti mos tronditet.

Ujori

Ciftet do e thellojne edhe me teper lidhjen e tyre dhe do ndihen me te qete. Nese mundeni dilni per darke me partnerin. Per beqaret sot do jete dite e shenuar. Jo vetem qe do keni takime por do mund te krijoni edhe lidhjen qe keni enderruar prej kohesh. Shfrytezojeni diten deri ne maksimum. Financat do permiresohen per shkak te disa parave qe do merrni.

Peshqit

Ata qe jane ne nje lidhje do kalojne momente shume te kendshme sot prane atij qe dashurojne dhe do duan qe dita te mos kishte fund. Do jeni sensuale dhe sharmante. Beqaret edhe pse nuk do e gjejne as sot dashurine nuk do e humbin optimizmin se nje dite do e krijojne lidhjen e enderruar. Pritet qe financat te kene nje permiresim te lehte. Kjo nuk do te thote qe te rrisni shpenzimet.

Ngjarje trαgjike! Ηυmb jetën 12-ύjeçarja shqiptare, ja çfarë ka ndodhur

Një ngjarje tragjike është shënuar në provincën e L’Aquila, në Itali. Një vajzë 12-vjeçare, me origjinë shqiptare, humbi jetën pasi u godit nga drurët mbajtës të shilarëses, që i ranë sipër ndërsa ajo po lozte.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Në vendngjarje kanë ndërhyrë 118 punonjës shëndetësorë.

Fëmija fillimisht u dërgua në urgjencën në Avezzano, dhe më pas u transferua në spitalin San Salvatore në L’Aquila, por çdo përpjekje për shpëtim ishte e kotë.

Në vendngjarje u gjend edhe një infermiere e cila u përpoq ta sillte në jetë, por qe e pamundur.

Policia rrugore dhe karabinierët kanë rrethuar zonën po kryejnë hetimet për shkaqet.

Ushtarët ia shtrojnë me të ρirë në lokal, rυsët υriten me njëri-tjetrin në Ukrainë

Ndodhi edhe kjo në luftë! Një incident i përgjakshëm me armë zjarri është regjistruar mes rusëve për shkak të alkoolit në Ukrainë.

Tre ushtarët e Vladimir Putinit u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga agjentët e shërbimeve të sigurisë FSB.

Rreshteri Igor Shudin, 31 vjeç, qëlloi dhe vrau dy oficerë të FSB-së në Kherson pasi u kap duke pirë alkool ndërsa ishte me uniformë, ka zbuluar një hetim në Moskë.

Nga të shtënat në një restorant në Kherson mbeti i vrarë edhe shoku i tij rreshter që po pinte me të, 28-vjeçari Sergei.

Gjithçka nisi kur katër agjentë të FSB-së hynë në lokalin ku ushtarët po hanin drekë dhe i kapën… duke konsumuar pije alkoolike gjatë detyrës.

Më pas nisi debati mes agjentëve dhe dy ushtarëve. Menjëherë pas kësaj, situata u agravua deri në të shtëna.

Rreshteri 31-vjeçar ka hapur zjarr ndaj spiunëve me pushkën e tij AK-74. Dy nga oficerët e FSB-së u vranë si dhe rreshteri 28-vjeçar, ndërsa agjenti i tretë dhe 31-vjeçari që nisën të qëllonin u dërguan në spital. Agjenti i katërt i FSB-së u largua nga vendi i ngjarjes. /abcnews.al

E rëndë në vend! Dhυnohet sek..υαlisht një tjetër m. inorene, detaje nga Ρolicia

Pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë që tronditi vendin, janë raportuar edhe disa raste të sulmeve seksuale.

Një ngjarje e tillë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë, pas orës 23:00 në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, ku viktimë është një e mitur.

Bëhet fjalë për një 16-vjeçare, e cila ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga i dashuri i saj, 18-vjeçar, me të cilin kishin krijuar lidhje që nga viti i kaluar.

Përveç sulmit seksual, i riu (emër i njohur për redaksinë) po hetohet edhe për veprën penale “shtrëngim”, që dyshohet ta ketë kryer gjatë periudhës sa ka qenë në lidhje dashurie me të miturën, shkruan Sinjali.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Kυndërofensiva: Ushtria ukraίnase çan mbrojtjen rυse dhe përparon thellë në Kherson, çfarë dihet deri tani

Po bëhen dy ditë nga nisja e kundërofensivës së ushtrisë ukrainase për të rimarrë territoret e pushtuara në rajonin Kherson Oblast.

Ndonëse informacionet janë të pakta, pasi zyrtarë të ushtrisë ukrainase i kanë kërkuar gazetarëve të mos shpërndajnë informacion, nga frika e ndonjë dekonspirimi, flitet se trupat ukrainase kanë arritur të përparojnë thellë në drejtim të qytetit të Khersonit, duke thyer mbrojtjen ruse.

Vetë rusët kanë pranuar avancimin e trupave ukrainase, por duke thënë se gjatë misionit ukrainasit “kanë humbur shumë njerëz si dhe 30 mjete të blinduara të cilat kanë ecur mbi trupat e tyre të vdekur”. Ky raportim nuk është konfirmuar me fakte.

Dyshohet se luftimet janë në një fazë tepër intensive dhe nga të dyja krahët ka humbje të mëdha. Rajoni i Kherson Oblast është strategjik për të ardhmen e luftës.

Aktualisht aty dyshohet se ndodhen rreth 20 deri në 25 mijë ushtarë rusë, gati të bllokuar pas shkatërrimti të urës Antonovski mbi lumin Dinipro që rrethon zonën.

Gjithashtu nga burimet ruse pranohet humbja e rreth 70% të territorit në qytetin Vysokopillya.

Lexo edhe: Ukraina nis kundër-ofensivën e madhe në Kherson, 25 mijë ushtarë rusë të bllokuar në zonë

Kontrolli mbi qytetin Vysokopillya

Sali Lushaj shoqërohet në ρolici, υjen reagimi i parë nga djali i tij Stresi

Sali Lushaj është shoqëruar ditën e sotme nga forcat e policisë në Tiranë.

Djali i tij, këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka konfirmuar lajmin.

Këngëtari tha se i ati ka qenë me disa shokë dhe është ndaluar tek stadiumi “Dinano” në kryeqytet.

Ai thotë se babai ka një armë, të cilën e posedon me leje. Ndërkohë, që nuk dihen rrethanat, shoqërimin e të atit, këngëtari e quan tendencioz.

“Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qytet. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti. Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën.

Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet.

Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata…u kanë prerë rrugën.

Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjeshtë i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje”, ka pohuar këngëtari, i kontaktuar nga abcnews.al.

Siç mësohet, ish-truproja i Sali Berishës po merret në pyetje, ndërkohë që pritet një deklaratë zyrtare nga Policia e Tiranës lidhur me këtë aksion.

I FUNDIT/ Ngjαrje e rëndë në vend, grυaja υret veten me thikë

Një grua është vetëvrarë duke goditur veten me thikë, në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë. Zonja është dërguar në spitalin e Durrësit, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Burime bëjnë me dije se sapo ka arritur në urgjencë, ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Policia ka shkuar në banesën ku ajo jetonte, për të hetuar shkaqet që çuan atë të ndërmerrte këtë akt ekstrem.

burimi: albeu

E rëndë! U gόdit në kokë nga breshëri, ndërron jetë 1-υjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku një foshnjë ka humbur jetën pasi është goditur nga kokrrat e mëdha të breshërit që ra papritur.

1-vjeçarja ishte një nga 30 personat e lënduar pasi u godit nga breshëri deri në 4 centimetër të gjerë, rreth qytetit katalanas La Bisbal de l’Emporda.

E mitura është dërguar në spitalin Josep Tueta në Girona të martën pasdite, por ndërroi jetë disa orë më vonë. Nuk dihet ende kombësia e vogëlushes që vdiq dhe se ku ndodhej saktësisht kur u godit nga breshëri që e vrau.

Ndërkohë thuhet se një grua ka qëndruar ditën e sotme në të njëjtin spital për shkak të plagëve të marra nga stuhia shkatërruese e breshërit.

Shumica e 28 personave të tjerë që kishin nevojë për trajtim mjekësor thuhet se kanë pësuar lëndime në kokë, ose prerje nga akulli dhe si pasojë kishin nevojë për qepje. Gjithashtu kishin edhe kocka të thyera.

Përveç kësaj, breshëri në madhësi të topit të tenisit, ka dëmtuar dhe shumë makina.

Nga ana tjetër, shefat e motit katalanas thanë se breshëri që ra në zonë, pranë qytetit turistik, afër kufirit verilindor të Spanjës me Francën, ishte më i madhi në 20 vjet.

Stuhia më vdekjeprurëse e njohur në histori ishte ajo që goditi qytetin indian të Moradabad në 1888. Gati 250 njerëz u vranë pasi u goditën nga breshri me madhësi portokalli.

“Nuk më Ιejojnë ta bëj atë emision”/ Aida Shtino dëshίron të rikthejë “Njerëz të hυmbur”, por kush e ndalon

Nëse ju themi Aida Shtino, ne e dimë shumë mirë se çfarë ju vjen në mendje. Emisioni “Njerëz të Humbur”,

që e bëri të famshëm ka mbetur i ngulit në mendjen e shqiptarëve dhe duket se pyetja kur do ta rikthejë këtë program do ta shoqërojë edhe për shumë gjatë moderatoren.

Aida Shtino pas mbylljes së “Njerëz të Humbur” u larguar për disa vite nga ekrani, për tu rikthyer së fundmi me emisionin “Identiti” dhe mjaft aktive në rrjetet sociale. Pikërisht në Instagram ajo ka bërë reagimin e fundit pët “Njerëz të Humbur”.

“O yll filloje emisionin “Njerëz të humbur” se vetëm ty të shkon ai emision”.

“Nuk më lejojnë më ta bëj atë emision”, përgjigjet Aida Shtino.

Kjo nuk është hera e parë që Aida Shtino ka pohuar se e pengojnë për të bërë këtë emision. Më parë ajo ka treguar se sipas saj emisionin e mbyllën ata që i cënonte direkt apo indirekt trasmetimi i një emisioni të tillë, i cili trajtonte histori nga më të ndryshmet.

Ajo shprehet se është kërcënuar në forma dhe mënyra të ndryshme që të hiqte dorë nga kërkimi i njerëzve të humbur.

Trαgjedia para dasmës! Shqiptari merr zυarrë me motor 27-vjeçaren dhe e lë në mes të rrugës, e reja hυmb jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur jetën një 27-vjeçare, e cila punonte si edukatore.

Siç raportojnë mediat greke , e reja po kthehej nga festa e beqarisë të enjten e kaluar, para dasmës që ishte caktuar më 27 gusht, pra të shtunën.

Një motor që drejtohej nga një shtetas shqiptar 20 vjeç e ka tërhequr zvarrë dhee ka lënë atë në mes të rrugës, përballë Theageneio. 20-vjeçari u arrestua pak më vonë.

Vajza u trajtua në spitalin e qytetit dhe i është nënshtruar edhe operacionit.

Fatkeqësisht, 27-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.