Horoskoρi i dαtës 30 nëntor 2022

DASHI

Komunikimi me të tjerët do jetë shumë i mirë sot. Do keni edhe një fuqi bindëse për t’u adhuruar. Nëse jeni tashmë në një lidhje, provoni aktivitete të reja për ta mbajtur zgjuar entuziazmin dhe pasionin. Partneri do jetë i gatshëm t’iu ndjekë kudo vetëm që marrëdhënia juaj të bëhet sa më e mirë. Ju beqarët do kërkoni një person që t’iu ofrojë liri pafund. Për fatin e mirë sot do keni njohje të shumta. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm se duke punuar në grup mund të arrini rezultate edhe më te larta. Do bashkëpunoni fort me kolegët. Financat kanë për të qenë të mira kështu që mund të hiqni edhe ndonjë para mënjanë për më vonë.

DEMI

Sot më shumë se kurrë do doni ta jetoni jetën si t’iu vijë. Herë pas here mund të ndiheni edhe disi të lodhur. Ju të dashuruarit do jeni gjithë kohës gati për të festuar, për të provuar gjëra të reja dhe për të lëvizur. Partneri nuk do ju ndjekë dot përherë dhe kjo mund t’iu mërzitë paksa. Tregohuni pak më të duruar dhe realiste sepse edhe ju do lodheni shpejt. Ju beqarët do nxiteni nga Venusi dhe do joshni pafundësisht, pavarësisht vendit, kohës dhe personave që do ju dalin para. Në punë do jeni shumë energjikë dhe do merreni me shumë gjëra njëherësh. Me financat do dini si të veproni, do bëni ekonomi dhe do mendoni më shumë për të ardhmen.

BINJAKET

Sot do bëni të pamundurën që të hiqni dorë nga disa zakone të këqija që deri më sot ju kanë sjellë probleme të mëdha dhe do ja arrini qëllimit. Nëse jeni në një lidhje dhe partneri nuk ju qëndron pranë apo nuk kujdeset për ju do vendosni pikat mbi ‘’i’’ dhe do gjeni zgjidhjen më të mirë. Mbi të gjitha shihni qetësinë tuaj. Ju beqarët do jeni më të disponueshëm për të dalë nëpër takime dhe ka mundësi që në mbrëmje të realizojnë njohje që do ua ngrohin zemrën. Në punë pas shumë mundi më në fund do ju konkretizohen planet e bëra dhe do ndiheni krenarë për veten. Shpenzime do bëni, por me përkujdes kështu që financat do mbeten të mira.

GAFOORJA

Do jeni shumë të paduruar gjatë kësaj dite dhe mund të hidhni hapa të pamenduara mirë. Tregohuni disi më tolerantë nëse nuk doni që gjithçka të marrë tatëpjetën. Nëse jeni në një lidhje, sot do ketë zhvillime shumë të rëndësishme. Në mëngjes do bëni gabime që mund ta lëndojnë partnerin, por menjëherë do reflektoni dhe në mbrëmje mund të organizoni darka romantike. Zemra e partnerit është e brishtë dhe ai do ju falë. Gjithsesi kjo nuk d të thitë që herë tjetër duhet të abuzoni. Ju beqarët do pëlqeni shumë dikë, por rivaliteti i fortë do ju nxitë të stepeni dhe të qëndroni pas. Në punë ka rrezik të mos jeni shumë të organizuar dhe kjo do ju shtyjë drejt vështirësive. As me shpenzimet nuk do bëni kujdes dhe gjendja do jetë delikate.

LUANI

Ka mundësi që sot të përballeni me disa zhgënjime dashurie dhe do ndiheni të mërzitur. Dëgjoni më shumë arsyen sepse vetëm ashtu do dilni më shpejt nga periudha e vështirë. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të forta me partnerin dhe nuk do arrini dot të gjeni gjuhën e përbashkët. Disa fjalë të familjarëve do i hedhin benzinë zjarrit. Ju beqarët çfarëdo që të bëni nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin. Kujdes nga personat gënjeshtarë që do ju thonë fjalë të bukura sa për të përfituar prej jush. Në punë, disa pengesa ligjore apo administrative do vënë në pikëpyetje projektet që keni filluar. Financat nuk do jenë as të shkëlqyera, por as shumë problematike.

VIRGJERESHA

Gjatë kësaj dite nuk do jeni në humorin më të mirë të mundshëm dhe nuk do doni të ndryshoni aspak zakonet tuaja. Lëshimet mund të ndodhin një ditë tjetër, jo sot. Ju të dashuruarit do i merrni gjërat shtruar dhe do e dëgjoni partnerin, por nuk do pranoni kurrsesi që të bëni me detyrim atë që atij i duket me e logjikshmja. Mund të lindin edhe debate në disa momente. Ju beqarët do jeni aq sharmantë saqë askush nuk do mund t’iu rezistojë, por nuk do keni besim të plotë për te hedhur hapa me këdo. Në punë nuk do ndiheni plotësisht të sigurt dhe herë pas here do shtangni. Në planin financiar mos rrezikoni sepse keni për të pasur vështirësi edhe më të mëdha më pas.

PESHORJA

Sot nuk do lejoni asnjë person të marrë vendime në vendin tuaj dhe do jeni të zotët e vetes. Nëse keni një lidhje do mund të bëni diskutime të sinqerta me partnerin dhe do gjeni zgjidhjet më të mira edhe për disa tema që ju kanë brengosur. Vendosmëria e të dyve do jetë një virtyt që do ua çmojnë të gjithë. Ju beqarët do i keni idetë më të qarta dhe nuk do stepeni të shprehni pëlqimet. Gjithsesi mos prisni që të filloni lidhje menjëherë. Në punë do jeni më të motivuar dhe do arrini të gjitha qëllimet që i kishit vënë vetes. Mundet edhe t’i bindni shefat për një projekt që e keni përzemër. Nëse në planin financiar reflektoni para se të shpenzoni gjendja ka për të mbetur shumë e mirë.

AKREPI

Puna dhe financat mund t’iu sjellin disa vështirësi gjatë kësaj dite të cilat mund t’i kaloni vetëm fale intelektit dhe mbështetjes së të afërmve. Nëse keni një lidhje herë pas here mund te keni edhe ndonjë debat dhe do mendoni të qëndroni larg njëri-tjetrit, por sapo të kalojnë disa orë nuk do mundeni dot pa telefonuar dhe pa i dëgjuar zërin atij që dashuroni. Mbrëmja do jetë më e ngrohtë. Ju beqarët sot do vini re se një koleg flirton me ju me delikatesë dhe ju sheh kur nuk e keni mendjen. Në punë do e keni akoma më të vështirë të arrini objektivat sepse disa kolegë do ju pengojnë me çdo lloj mënyre. Për financa të kënaqshme, mos shpenzoni për gjëra të tjera përveç atyre më të domosdoshmeve.

SHIGJETARI

Hëna dhe Venusi nuk do bashkëpunojnë sot për ta bërë jetën tuaj më të bukur kështu që përgatituni për vështirësi. Do hezitoni të hidhni hapa dhe mundet edhe të mbylleni në vetvete. Nëse keni një lidhje kujdes me kërkesat që do bëni dhe me fjalët që do thoni pasi partneri nuk do jetë në humorin e duhur. Çastet romantike thuajse do mungojnë plotësisht. Ju beqarët do jeni aq të pabindur për hapat që duhet të hidhni saqë do lini një takim me dikë dhe në momentin e fundit nuk do shkoni. Në punë nuk duhet të kërkoni rritje page sot sepse nuk është momenti i duhur. Për më tepër ju nuk do i arrini as objektivat që iu janë dhënë. Për të përmirësuar financat mos u fiksoni tek lotaritë.

BRICJAPI

Urani dhe Hëna do sjellin ngjarje të papritura që do ju ndihmojnë të merrni drejtimin e duhur. Nëse jeni në një lidhje në shumë momente do ju duket sikur partneri nuk ju sheh me dashuri si më parë dhe do mërziteni. Para se të dilni në përfundime flisni hapur me të. Ju beqarët do jeni më të matur dhe nuk do hidheni menjëherë në krahët e dikujt që do ju vijë vërdallë. Kjo në fakt do jetë zgjidhja më e mirë. Në punë, nëse po bashkëpunoni me kolegë për një projekt gjigand, do ju duket sikur jo të gjithë po japin të njëjtin kontribut dhe do ju vijë inat. Në planin financiar, vigjilenca që do tregoni do bëjë që gjendja të përmirësohet.

UJORI

Sot duhet të bëni pak pushim dhe të distancoheni nga të gjithë në mënyrë që të reflektoni për hapat që duhet të hidhni më tej. Nëse jeni në një lidhje mos mbani pengje, por flisni sa me hapur me partnerin dhe zgjidhini mosmarrëveshjet. Mbase mund te lëndoheni e te vuani pak, por është më mirë sesa të dukeni sikur qeshni dhe të qani në shpirt. Ju beqarët duhet thjesht ta hapin zemrën dhe të pranojnë të njihen me sa më shumë persona. Kjo do jetë një arritje e madhe. Në punë do ju duhet të luftoni shumë fort për të mbrojtur idetë dhe interesat tuaja. Me shpenzimet nuk do i keni punët shumë mirë kështu që priten vështirësi edhe në këtë sektor.

PESHQIT

As mos e vrisni mendjen për opinionet e të tjerëve sot, por bëni atë që do ndieni. Secili e di vete se çfarë zgjedhjesh bën. Nëse keni një lidhje do bëni çdo përpjekje për t’u riafruar me partnerin e për të rifilluar çdo gjë nga fillimi. Gabimet e bërë së fundmi do i kuptoni dhe do kërkoni falje, Për fatin tuaj të mirë partneri do hapë rrugë dhe do ju falë. Gjithsesi kjo nuk do të thitë se ai ka harruar gjithçka. Ju beqarët nuk do ndiheni ende të bindur nga dikush dh nuk do tentoni as sot ta bëni për vete. Në punë do keni liri veprimi dhe do jeni të arsyeshëm. Edhe sikur të mundohen, askush nuk do ju pengojë të bëni atë që keni menduar. Me shpenzimet tregohuni realistë që gjendja e parave të mbetet e stabilizuar.

“Tërmet” tek oρozita në dhjetor, nga rikthimi i Lυlzim Bashës në krye të PD, tek ρërjashtimi i Berishës dhe Metës nga Parlamenti: Ja praρaskenat!

Dhjetori do të jetë muaji që do të tronditë opozitën shqiptare. Si fillim është 2 dhjetori, pasi në këtë datë fillon “katarsisi” me hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit që pritet zhdukë nga politika ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Pastaj vjen 6 dhjetori, ku përveç protestës që pritet të organizojë Berisha, do të zhvillohet gjyqi që do të përcaktojë se cili grupim brenda PD do të marrë buxhetin, logjistikën dhe vulën e partisë. Gazeta “Sot” ka raportuar së fundmi se po përgatitet një rikthim i bujshëm i Lulzim Bashës në krye të PD.

Prej dhënies së dorëheqjes më 21 Mars nga posti i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është shfaqur më publikisht në media, por herë pas here ka zhvilluar takime të me demokratët duke lënë dyshime se ai e mendon sërish rikthimin në krye të partisë.

Hapja e dosjeve

Hapja e dosjeve pritet të shkundë politikën shqiptare. Ndryshimi i nenit në Kuvend, i jep të drejtën Autoritetit të Dosjeve për të riverifikuar figurat e zyrtarëve të lartë që kanë marrë “certifikatë pastërtie” nga dy komisione të ngritura në vitet pas rënies së komunizmit. Nëse dalin lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, këta zyrtarë nuk do të lejohen të kandidojnë në poste publike.

Pra të rrezikuar kryesor janë dhe deputetët në Kuvendin e Shqipërisë, ku kryesori është ish sekretari Partisë së Punës Sali Berisha. Zoti Berisha u pranua kandidat për anëtar i Partisë Komuniste, qysh në moshën 21 vjeçe, në vitin e dytë të universitetit, ndërsa në moshën 24 vjeç, u pranua anëtar i PPSH. Pas anëtarësimit në Partinë e Punës Sali Berisha u zgjodh më pas 4 herë sekretar partie, i Qendrës Universitare e Spitalore-Tiranë ku ai punonte si mjek.

Shumica socialiste me këtë operacion të nisur në emër të pastrimit të politikës nga bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit tenton që me një gur të vras dy zogj. Të diskreditojë dhe të ndalojë nga kandidimi politikanin I.M për të cilin autoriteti dosjeve thotë se është ish presidenti Ilir Meta, gjë të cilën ai e mohon kategorikisht. Nga ana tjetër të largojë njëherë e mirë nga parlamenti edhe Sali Berishën.

Sinjalet e një rikthimi të Bashës

Fillimisht Basha u shfaq në Panairin e Librit, aty ku përveç blerjes së librave, u pa të takonte të rinj dhe të reja. Më pas ish-kryedemokrati ka marrë pjesë në disa takime me mbështetës të tij në disa prej degëve të Tiranës. Gjatë këtyre ditëve që mbizotëron atmosfera e botërorit, Basha i është bashkuar të rinjve duke ndjekur ndeshjet në lokalet e Tiranës. Me këto lëvizje në terren, por edhe me rikthimin në seancën e Kuvendit, Basha po jep mesazhin e qartë se periudhës së pushimit nga politika aktive po i vjen fundi dhe po bëhet gati që të rikthehet.

Mbështetja në bazë

Sipas informacioneve të sigurta të gazetës “Sot”, përveç 25 deputetëve që e mbështesin nga 52 që ka Partia Demokratike, mësohet se 80% e krerëve të degëve, të cilët njëzëri, mbështesin rikthimin e tij në krye të PD. Mësohet se ditët e fundit zoti Basha, ka pasur takime intensive në Tiranë dhe në rrethe, ku qëllimi kryesor është riorganizimi dhe hedhja e piketave të axhendës politike që do të ndërmarrin gjatë ditëve në vijim.

Shumica e krerëve të degëve të Partisë Demokratike vijon të jenë në detyrë dhe ata mbështesin Bashën, ndërsa pritet që ky aksion të forcohet edhe më shumë, pasi gjykata të vendosë për fatin e PD, ku zërat thonë se ajo do të anulojë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili i fali Berishës dhe “Foltores”, Partinë Demokratike. /Elmas Bogdani

Nuk iu bindën urdhërit të ρolicisë, 3 persona qëllojnë me kaΙΙashnikov efektivët

Autoritetet policore greke janë sulmuar nga tre persona. Sipas mediave të huaja mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Tzumerka.

Patrulla e policisë ka tentuar të ndalojë një automje të dyshimtë, i cili ishte duke qarkulluar pa targa në zonë.

Në mjet ndodheshin tre persona të cilët nuk i janë bindur urdhërit të policisë dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre. Mësohet se ata kanë qëlluar disa herë me kallashnikov, ndërkohë fatmirësisht si pasojë nuk ka patur të lënduar.

Policia e Janinës dhe Artës janë “ngritur në këmbë” dhe po punojnë për kapjen e autorëve të cilët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Festoi hυmbjen e ekipit ndaj SHBA, qëllohet për υdekje nga ρolicia 27-vjeçari

Një 27-vjeçar dyshohet se është vrarë nga forcat e sigurisë në Iran, pasi ka festuar humbjen e Iranit nga SHBA në Kupën e Botës.

“Dailymail” shkruan se Mehran Samak, 27 vjeç, u qëllua në kokë në qytetin e Anzali, në Iranin lindor nga agjentët e qeverisë pasi ai i ra borisë së makinës së tij për të festuar humbjen 1-0 të ekipit kombëtar iranian.

27-vjeçari ishte në makinë kur forcat e sigurisë të Iranit iu afruan mjetit dhe e qëlluan tifozin me një plumb në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë brenda një ore.

Samak dhe disa iranianë të tjerë festuan humbjen e ekipit kombëtar ndaj Shteteve të Bashkuara mes zemërimit në rritje kundër regjimit islamik.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2827807.html

“Zemra s’harron”/ Mes Ιotësh e ρlot dhimbje, përcillet në banesën e fυndit shqiptarja që u vra bashkë me partnerin nga ish-bυrri

Është përcjellë për në banesën e fundit 37-vjeçarja shqiptare Vera Murtaj, e cila u vra bashkë me partnerin e saj Flonino Merkuri, nga ish-bashkëshorti Viron Karabollaj, në shtëpinë e saj në Spinea.

Mes lotësh, familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit të resë fatkeqe, ndërsa sipas mediave italiane, lutjet janë bërë në gjuhën shqipe.

Mbi varr u vendosën kurora dhe dedikime dhe një fotografi e Verës, ku mbishkrimi ishte: “Mendja kujton atë që zemra nuk harron”. Në varreza ka mbërritur edhe kryetarja e bashkisë së Spinea, Martina Vesnaver, për të bërë homazhe për viktimën e krimit të tmerrshëm.

“Nuk mund të mos ishim atje. Duhet bërë gjithçka që kjo ngjarje të mos përsëritet”, thanë disa nga fqinjët e Verës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth dy javë më parë, ku ish-bashkëshorti i saj u fut në banesën e Verës duke lënë të vdekur atë dhe partnerin 23-vjeçar, po nga Shqipëria. Autori, 41-vjeç, më pas u gjet i vetëvrarë nga policia. Dyshohet se shkak i krimit të rëndë ishte fakti që ish-burri nuk pranonte lidhjen e re që Vera kishte krijuar.

Trαgjedi në botën e fυtbollit! Ηumb jetën në fυshë lojtari 22-υjeçar (EMRI+FOTO)

Një lajm i keq vjen nga Kolumbia , pasi 22-vjeçari Andres Balada, futbollist i Atletico Tucuman, ndërroi jetë pasi mjekët nuk arritën ta kthenin në jetë pasi u rrëzua gjatë stërvitjes.

Balanda, i cili ishte i huazuar te Atletico Tucuman nga Deportivo Cali dhe gjithashtu një ndërkombëtar me U23 të Kolumbisë, u ndje keq gjatë stërvitjes dhe u rrëzua menjëherë më pas.

Sigurisht që në momentin e parë ka pasur një shqetësim të madh për gjendjen e tij dhe më në fund fataliteti nuk është shmangur, pasi mjekët nuk kanë mundur ta kthejnë në jetë, pas transferimit të tij në spital, me gjithë përpjekjet e tyre.

“Na vjen keq t’ju informojmë për vdekjen e Andres Balandës. Tifozët e klubit janë thellësisht të pikëlluar sot. Sigurisht, ne mbështesim familjen, shokët dhe miqtë e tij”, tha një përfaqësues i Atlético Tucuman

NATO ngre aΙarmin: Rυsia dëshiron të marrë kontrollin e Bαllkanit Perëndimor, kush janë 3 υendet që u rrezikohet ekzistenca

NATO ka thënë se vendet fqinje të Rusisë janë në rrezik, pasi mund të aneksohen nga Kremlini.

Gjithashtu organizata euroatlantike është zotuar të ndihmojë fqinjët e Rusisë të mbijetojnë si kombe të pavarura, duke thënë se rezultati i luftës është me “rëndësi ekzistenciale” për vende si Moldavia dhe Gjeorgjia.

Pas një dite të dytë të bisedimeve midis ministrave të jashtëm të NATO-s, përfaqësuesi i Estonisë Urmas Reinsalu tha: “Mesazhi është i qartë: Të gjithë aleatët e NATO-s janë të vetëdijshëm se bisha gjithashtu dëshiron të marrë kontrollin e Ballkanit Perëndimor, dhe ne kemi nevojë, në mënyrë praktike, të japim mbështetje për të ndihmuar këto vende të mbijetojnë.”

Fokusi i bisedimeve të sotme ishte Bosnja, si dhe ish-republikat sovjetike të Moldavisë dhe Gjeorgjisë, të cilat të dyja kanë rajone separatiste të pushtuara nga trupat ruse.

Reinsalu vazhdoi: “Pika qendrore e gravitetit për këto kombe, për Moldavinë, për Gjeorgjinë, është sigurisht rezultati i kësaj lufte. Kjo është me rëndësi ekzistenciale për integritetin e tyre territorial, e drejta e tyre në të ardhmen për të zgjedhur rrugën e tyre. për jetën.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shtoi këtë, duke thënë se vendet duhet të mbështeten tani.

“Ata janë prekur nga ndikimi rus në mënyra të ndryshme, por më mirë t’i mbështesim tani, në vend që të shohim zhvillime që shkojnë absolutisht në drejtimin e gabuar, siç pamë me pushtimin e Ukrainës në fillim të këtij viti.”

Udhëheqësit evropianë kanë frikë se vendet në skajet jugore dhe lindore të kontinentit do të humbasin durimin në pritje të anëtarësimit në BE dhe NATO, gjë që mund t’i lërë të hapur derën ndaj destabilitetit, si dhe përpjekjeve ruse dhe kineze për të fituar ndikim.

Ministrja e Jashtme boshnjake, Bisera Turkoviç, e cila u ftua të bashkohej në takimin e NATO-s, tha se ishte e shqetësuar për synimet e Rusisë për vendin e saj, duke paralajmëruar: “Ne kemi përfaqësues rusë në qeverinë tonë dhe ndarja në vendin tonë është e thellë.”

“Vijnë këtu të dëshρërυar dhe υetëm me rrobat e trupit”, gαzetari “shρërthen” ndaj shqiptarëve në Londër

Britanikët, politikanë dhe gazetarë kanë shpërthyer ndaj shqiptarëve në Londër, të cilët festuan për 28-29 nëntorin, festën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

Gazetari Mark Steyn gjatë emisionit të tij ka shpërthyer ndaj shqyptarëve në Londër duke thënë se ata po kontrollojnë edhe trafikun në qytet.

Ai madje tha se policia kishte mbyllur urën, pasi nuk ishte e aftë të ndalonte shqiptarët që po bënin shfaqe me “Mercedes” dhe “Lamborgini” dhe duke bërë drift.

“Kjo është Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe territoret dhe zotërimet anembanë globit është një komb i mrekullueshëm, mos lejoni askënd t’ju thotë ndryshe. Mbrëm më duhej të braktisja taksinë time dhe të merrja trotuarin deri në studio. Arsyeja e kuptova kur isha në studio dhe ishte ishte Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila me sa duket është shumë më e madhe në Metropol.

Sipas Home Office, e unë mendoj se nuk janë vlerat e sakta, 2% e meshkujve shqiptarë janë në Angli. Sipas BBC dhe Guardian, këta njerëz janë refugjatë të dëshpëruar që ikin nga persekutimi pa asgjë përveç rrobave që kanë veshur.

Ata sot po ngisnin Mercedes, ja shikojeni. Meqë ra fjala ky është flamuri shqiptar se do e shihni shumë shpesh. Ja dhe Policia i ndihmon dhe i mbyll urat. Ja edhe po udhëtojnë me ‘Porche’. Po i përdorin për të bërë drifte. Është qejf, ta bësh në ‘Lamborgini’”, shprehet ai ndër të tjera me rrota racizmi.

Janë shqiptarët ata që mbrëmë po kontrollonin trafikun në Londër. Ju bllokuar urën për Pavarësinë e Shqipërisë tha e çmendur ëhstë kjo gjë?” tha ai ndër të tjera.

SHIKO VIDEON KËTU

U zgjodhën më të mirët në Dubai për matemαtikë, nxënësit shqiρtarë mbαrojnë 30 pγetje për 3 minuta

Molos Gashi dhe Ag Abazi janë dy djemtë që kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Ata kanë shkëlqyer në garën e matematikës në Dubai. Molosi ka zënë vendin e parë dhe është vetëm 7 vjeç, ndërsa Agu është shpallur për herë të katërt më i miri në botë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Molosi së bashku me mamin dhe Agu kanë folur për garën ndërkombëtare dhe emocionet e përjetuara.

“Bëhet fjalë për një garë që është mbajtur në Dubai dhe janë testuar nxënësit me 30 pyetje për 3 minuta. Ishin 15 fëmijë në grup dhe kanë përfaqësuar secili kosovën për moshën e vetë. Përveç nxënësve edhe mësueset janë vlereësuar me çmime për punën dhe arritjet e fëmijëve.

Molosi ka filluar tani klasën e dytë. Në moshë shumë të hershme ka shfaqur dëshirën për numrat dhe mbas një kohe e kemi testuar në insituti dhe ka një inteligjencë shumë të lartë”, u shpreh mami i Molosit.

“Unë kam fituar vendin e parë në garë dhe kam marrë një kupë. Nuk kisha emocione, jam mësuar me ushtrimet dhe i zgjidh fiks në kohë. Mua më pëlqejnë pjesëtimet në matematikë”, tha Agu./abcnews.al

Ηοroskoρi i mυαjit Dhjetor 2022 nga Branko. Cilat janë shenjat që ρërkëdhel fati?!

Ja ku po afrohet muaji dhjetor, ai është pothuajse pranë dhe atmosfera e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, po nis e pushton rrugët dhe qytetet, duke ofruar momente vërtet të veçanta dhe ndjellëse!

Me ardhjen e festave të fundvitit, parashikimet e Brankos për muajin dhjetor janë rikthyer dhe ky është një takim i paharrueshëm për admiruesit e astrologjisë dhe jo vetëm!

Cilat do të jenë shenjat më me fat të muajit? A do të ketë ndonjë lajm në dashuri? Po në punë? Mbetet vetëm të zbulojmë gjithçka me parashikimet e astrologut të dashur Branko.

Horoskopi Branko, Dashi

Muaji dhjetor do të jetë një pararojë e ndryshimeve të rëndësishme, lajme të papritura, por pozitive do të përfshijnë jetën tuaj, duke ju dhënë një ndjenjë entuziazmi dhe emocioni.

Horoskopi Branko, Demi

Është një periudhë e rritjes së madhe, jeni gati t’i thoni lamtumirë të shkuarës për të mirëpritur identitetin tuaj të ri. Mos u shqetësoni nëse dikush nuk është në anën tuaj, kjo mund të ndodhë vetëm në fillim.

Horoskopi Branko, Binjakët

Puna ju ka dhënë shumë kënaqësi, por mundi i akumuluar ka filluar të përkthehet në lodhje. Prandaj, përpiquni të ndani pak kohë për veten tuaj këtë muaj dhe mos mendoni ekskluzivisht për karrierën.

Horoskopi Gaforrja, Branko

Në dhjetor do të ketë disa ndryshime dhe kjo do të sjellë një farë paqëndrueshmërie në jetën tuaj, por nëse qëndroni me këmbët e vendosura fort në tokë, asgjë nuk do të flasë për telashe.

Horoskopi Branko, Luani

Gjatë muajit dhjetor 2022 do të ketë tensione të ndryshme për t’u zgjidhur, të cilat herë pas here do t’ju vënë në provë, por mos e lini veten të rrëzoheni. Nëse veproni kështu, do të dilni më të fortë se më parë!

Horoskopi Virgjëresha, Branko

Moment i vrullshëm, ka ndryshime në ajër dhe, edhe nëse fillimisht mund të mos e mirëprisni lajmin, në fund do të kuptoni frymën pozitive që ka përçuar në jetën tuaj!

Horoskopi Branko, Peshorja

Duhet të gjeni guximin për të bërë një hap përpara, qoftë në dashuri apo në punë! Jini të guximshëm dhe siguritë për të cilat ndjeni kaq shumë nevojë nuk do të vonojnë të vijnë.

Horoskopi Branko, Akrepi

Në këtë muaj të fundit të 2022 mund të dalin në sipërfaqe fantazmat e vjetra të së shkuarës, çështje të pazgjidhura. Ka ardhur koha për t’i shkuar deri në fund të saj duke kërkuar zgjidhje alternative.

Horoskopi Branko, Shigjetari

Një kapitull i ri i jetës suaj është gati të hapet duke ju dhënë mundësinë për t’u rigjeneruar! Mos u trembni nga e panjohura dhe përballuni me situatat me një frymë aventure, ose thënë më troç, merrini gjërat më lehtë.

Horoskopi Branko, Bricjapi

Pas një fillimi disi të stuhishëm dhe të vështirë të muajit, me kalimin e javëve gjërat patjetër do të përmirësohen dhe fjalën do ta keni sërish ju.

Horoskopi Branko, Ujori

Ndryshimi që keni bërë gjatë muajve të fundit ka qenë rrënjësor dhe do të ishte vërtet turp të mos krenoheni me të. Ju këshilloj të injoroni thashethemet dhe të ndiqni qëllimet tuaja pa hezitim, lumturia është vërtet afër!

Horoskopi Branko, Peshqit

Shumë ndryshime ju presin në muajin dhjetor, mos lejoni që kjo t’ju trembë, jeni të aftë ta mbani situatën nën kontroll! E rëndësishme është që çdo propozim i ri të vlerësohet me qetësinë dhe durimin e duhur.