ITALI- Një shqiptar 17-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri të rënë në një qendër pritëse për të miturit në Itali.
I lënduar mbeti dhe një 16-vjeçar ganez, i cili pësoi djegie të rënda, por u arrit të shpëtohej me helikopter.
Ngjarja ka ndodhur në qendrën në Pasian di Prato, në provincën e Udines, Itali ku për pasojë një i mitur 17-vjeçar shqiptar humbi jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, përveç përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë dhe po hetojnë edhe Karabinierët e Udines.
“Viktima është një djalë 17-vjeçar, një i ri shqiptar që ishte me ne për rreth një vit, një djalë shumë i mirë,” i tha Michele Lisco, menaxheri i komunitetit, i cili i përket organizatës jofitimprurëse Aedis , raproton Agjencia e lajmeve Ansa .
E njëjta organizatë jofitimprurëse menaxhon gjithashtu një grup apartamentesh në Carpeneto dhe një në Cargnaço, gjithashtu në provincën e Udine.
Ka ndërruar jetë Barbara Walters, një gazetare që gjatë karrierës së saj ka kryer intervista historike me liderë botërorë dhe të famshëm për televizionin amerikan.
Krijuesja e emisionit popullor të grave The View në vitin 1997 vdiq të premten në shtëpinë e saj në Nju Jork.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, Robert Iger, shefi ekzekutiv i Walt Disney Co.
Karriera e njohur e Barbara Walters filloi në vitin 1951 dhe përfundoi në vitin 2015, kur ajo ishte gruaja e parë që drejtoi një transmetim televiziv në mbrëmje në SHBA.
Në karrierën e saj pesë dekadash, Barbara Walters ka intervistuar çdo president dhe zonjë të parë të SHBA-së që nga Richard dhe Pat Nixon, si dhe liderin kuban Fidel Castro, ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher, ish-udhëheqësin e Libisë Muammar Gaddafi, ish-diktatorit të Iraku Saddam Hussein, ish-presidenti i Egjiptit Anëar Sadat, artistë të famshëm dhe personalitete të tjera.
Ajo fitoi 12 çmime Emmy, 11 prej tyre ndërsa punonte për ABC News.
Walters filloi karrierën e saj gazetareske në The Today Show të NBC News në vitet 1960 si shkrimtare dhe producente. Ajo bëri histori kur u bë bashkë-prezantuese e emisionit të lajmeve të mbrëmjes, së bashku me Harry Reasoner.
Në prag të ndërrimit të vitit qytetarët ankohen për çmime të larta, ndërkohë që gjeli i detit duket se do të mungojë në shumë tavolina.
Problematika të mëdha janë konstatuar dhe në qytetin e Fierit. Sot gjeli i detit ofrohet në treg me 1800 lekë për kilogramë, ndërkohë që pula e detit shitet me 1600 lekë kg.
Blerësit pohojnë se fenomeni i rritjes së çmimeve gjithmonë ka qenë prezent në prag të festave, por kjo rritje sipas tyre është abuzive.
Nga ana tjetër tregtarët shprehen se kjo rritje çmimi është e detyruar, pasi ata kanë shpenzuar për rritjen e tyre.
DASHI Nëse jeni në kërkim të lajmeve në dashuri, kjo ditë e fundit e vitit do t’ju sjellë atë. Për sa i përket punës, janë në horizont projekte të reja. Ata ju presin në vitin 2023. Bëhuni gati. Do të jeni ndër shenjat e preferuara.
DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 31 dhjetor 2022), “më mirë pak por të mirë”, ky është këndvështrimi juaj për Vitin e Ri që do të përballeni. Sa i përket punës, nëse ajo është e pavarur, duhet të zhvillohet në muajt e ardhshëm, por kushtojini vëmendje maksimale portofolit tuaj.
BINJAKËT Kujdes në dashuri, planifikoni mirë Vitin e Ri ose mund të mos e kaloni ashtu siç dëshironi… Përsa i përket punës, mbylleni vitin me një pushim për reflektim. Mendoni thellë për atë që është bërë dhe çfarë do të ketë për të bërë në muajt e ardhshëm.
GAFORRJA Në planin sentimental ju pret një festë diskrete e fundvitit, por përpiquni të jeni vetvetja dhe të bëni atë që ndiheni pa e detyruar veten. Pse doni të dukeni si dikush që nuk jeni? 2023 mund të sjellë ndryshime në vendin e punës me bonuse dhe avancime brenda 4 muajve të ardhshëm.
LUANI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 31 dhjetor 2022), viti mbyllet me një Hënë të favorshme. Për sa i përket punës, Jupiteri favorizohet nga viti i ardhshëm, por mendohuni mirë nëse do të vazhdoni me projektet e ndërmarra së fundmi.
VIRGJËRESHA Përballë Hënës në dashuri, shmangni debatet me partnerët dhe miqtë. Heshti sa të mundeni… Nëse duhet të punoni, do të jetë e lodhshme, sepse nuk do të jeni shumë të përqendruar. Më mirë ta shkëputni pak nga problemet e përditshme. Relaksohuni.
PESHORJA Nata e Vitit të Ri fton çiftet e zemëruara të bëjnë paqe. Pse ta mbyllim vitin me urth? Ndryshime në punë janë të mundshme. Mos u shqetësoni: fjala ndryshon nuk është sinonim i problemeve… Mund të jetë gjithashtu një lajm i mirë.
AKREPI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 31 dhjetor 2022), lajme të shkëlqyera në dashuri: Dielli, Mërkuri dhe Venusi të favorshëm. Takime të mundshme e të rëndësishme nga pikëpamja profesionale.
SHIGJETARI Lajme të mira në dashuri, një Vit i Ri i mbarë dhe një fillim i shkëlqyer priten falë Hënës dhe Marsit, në shenjën tuaj. Një ide e mirë pune mund të vijë gjithashtu në orët e ardhshme.
BRICJAPI Ata që prej kohësh janë beqarë mund të mos duan të heqin dorë nga liria e tyre, megjithatë ia vlen të rrezikoni… Përsa i përket punës, yjet i keni në krah që nga fillimi i vitit 2023. Kënaquni me momentin!
UJORI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 31 dhjetor 2022), Hëna është në gjendje të mirë për dashurinë, prandaj mendoni se çfarë dujet të bëni gjatë ditës dhe në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Lajm i shkëlqyeshëm në planin e punës: Marsi është i favorshëm. Keni edhe idenë dhe mundësinë për të rifilluar.
PESHQIT Nata e Vitit të Ri do të jetë paksa e plogësht, ndoshta nuk jeni gati për të bërë gjëra ekstreme… Përsa i përket punës, keni një projekt të rëndësishëm përpara, por mund ta mendoni deri në shkurt të 2023. Ka ende kohë.
GJERMANI- Fiku aparatin e oksigjenit të 79-vjeçares sepse shkaktonte zhurmë, e moshuara në Gjermani akuzohet për vrasje
Një ngjarje e pazakontë është shënuar më Mannhetim, Gjermani në spitalin e përgjithshëm të kësaj zone, Një 72- vjeçare e identifikuar si Hatun C është lënë në paraburgiuim pasi akuzohet për vrasje.
Mediat e huaja shkruajnë se Hatun kishte fikur aparatin e osigjenit të pacienttit që ndodhej në dhomë me të, me pretekstin se e shqetësonte zhurma që bëntë aparati.
Stafi i spitalit e vuri re shpejt dhe e paralajmëroi se nuk duhet ta bënte më, megjithatë, një orë më vonë, rreth orës 21:00, ajo thuhet se e fiku përsëri, duke shkaktuar vdekjen e pacientit që ndodhej në dhomë me atë.
Vajza viktimës Sadet Haili, e cila ishte 48- vjeçe kritikoi klinikën se e la gruan tjetër në repart me nënën e saj pas përpjekjes së saj të parë për të fikur oksigjenin
Aleksandër Frangaj ka menduar që për Vit të Ri, shqiptarëve t’ju nxjerrë Sali Berishën për t’i argëtuar dhe për të konkuruar Portokallinë.
Berisha ka shkuar në studiot e Klanit për xhirime, dhe me këtë rast të gjithë kanë përfituar të zbaviten me të.
Albano Bodo madje i ka nxjerrë në telefon mamanë.
“Alo, mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta. Të falenderoj shumë mirënjohje për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i ke dhënë PD dhe Sali Berishës. Gëzuar, të falenderoj unë për mbështetjen tuaj”, i tha Berisha, teksa e ëma e aktorit dëgjohej duke thënë “Rroftë Partia Demokratike”.
Ndërsa Berisha fliste në telefon me gruan e panjohur, Bogdo dhe Turjan Hyska nuk e mbanin dot të qeshurën.
Deputeti Agron Çela ka lënë Partinë e Lirisë për t’iu bashkuar Partisë Socialiste. Dhe kete me sa duket eshte kujdesir shume per ta bere sa me zyrtare te jete e mundur!
Një foto e Agron Çelës me drejtuesen politike të PS në Shkodër, Elisa Spiropali dhe Benet Becin, kandidatin potencial per te garuar ne kryeqendren e veriut per te marre bashkine qe gjendet ne “duart” e PD permes bardh Spahise, është shpërndarë orët e fundit, por vetë ata nuk e kanë publikuar në rrjetet sociale.
Në foto shihet edhe Edmond Ndou, i cili i është bashkuar PS, pasi ka qenë kreu i degës së Partisë së Lirisë në Shkodër. Pra, jo vetëm Agron Çelën, por Ilir Meta humbet edhe kryetarin e partisë në Shkodër.
Njeheresh PL mbetet ne Kuvend vetem me 3 deputete, si asnjehere tjeter, pasi dhe kur sapo ishte krijuar arriti ti kete kater deputete, ne zgjedhjet e vitit 2005.
Në janar të vitit 2021, zëra kishte se deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër, Agron Çela, pas largimit të Nasip Naços nga kjo forcë politike drejt Partisë Socialiste, do të ndiqte të njëjtin shteg.
Këtë ai e mohoi asokohe, duke e quajtur një fushatë të lajmeve të rreme dhe shpikjes së konflikteve të paqena. Ai madje, tha se do të udhëhiqte fushatën politike të LSI-së në Shkodër dhe arriti edhe të merrte mandatin e vetëm të kësaj force politike në kryeqendrën veriore të vendit dhe një nga katër mandatet në tërësi, që LSI-ja mori në gjithë Shqipërinë.
Kohët ndryshojnë gjithsesi dhe qëndrimet po ashtu, ku siç mëson Albanian Post, shumë shpejt Çela, një figurë e mbështetur gjerësisht në Shkodër dhe shumë i lidhur me klubin e futbollit Vllaznia, do të shkëputet nga tashmë Partia e Lirisë, si pasojë e kundërshtive të forta që ka me politikbërjen aty.
Burime pranë kësaj force politike për Albanian Post, bëjnë me dije se pakënaqësitë e deputetit, janë të lidhura me kohën kur u dogjën mandatet nga Partia Demokratike dhe LSI-ja, në vitin 2019.
Çela ishte kundër këtij vendimi dhe nuk e ka mbështetur atë, pavarësisht se ka respektuar vendimin e partisë.
Prej asaj kohe, u përfol se ai do ta linte LSI-në përfundimisht, për pakënaqësi me mënyrën e organizimit, por një gjë të tillë nuk e ka bërë, duke parë se kreu i vërtetë i të majtëve të qendrës, ka qenë realisht në postin e kreut të shtetit.
Me pritjen e rikthimit të Metës në krye të partisë, Çela ka pritur për ndryshime të mundshme, por siç mëson AP-ja, përtej emrit, asgjë tjetër nuk është ndërruar dhe pakënaqësitë kanë vijuar.
Madje, ai ka munguar për një kohë krejtësisht në mbledhjet e partisë, si shenjë refuzimi për politikat e ndjekura nga LSI-ja dhe si vijim të shprehjes së pakënaqësisë për djegien e mandateve dhe mos-hyrjen në zgjedhjet vendore të vitit 2019.
Me shkëputjen kësisoj nga PL-ja, Çela mbetet si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe gjasat më të mëdha janë që ai të kalojë për nga radhët e Partisë Socialiste.
Së pari, sepse ideologjikisht, atë nuk e lidh asgjë me Partinë Demokratike dhe së dyti, edhe për një miqësi të hershme me deputeten socialiste, Elisa Spiropali, e cila ushtron edhe detyrën si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Kjo e fundit, është edhe drejtuese politike e qarkut Shkodër për Partinë Socialiste mbi të gjitha. Teksa, një “flirt” me mazhorancën, Çela e ka pasur edhe në shkurt të këtij viti, kur në Parlament, dha votën pro ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut, edhe pse LSI-ja në bllok votoi abstenim.
Këtë kalim, sipas burimeve të Albanian Post, është e mundur ta shohim në kohët në vijim, për kalimin përfundimtar, i cili do t’i jepte socialistëve jo vetëm një numër më shumë në Parlament, por edhe një emër shumë të fortë përkrahës në zonën e Shkodrës (zonë historikisht bastion demokrat), ku Çela ka edhe mbështetje të madhe.