“Ραsha këtë fëmijë…”, zbαrdhen fjalët e fundit të grυas sh tαtzënë para se të υritej nga bυrri

Hamide Magashi është 35-vjeçarja e cila humbi jetën mbrëmjen e sotme në Prishtinë pasi bashkëshorti e vrau para maternitetit.

Dëshmitarët nga vendngjajra kanë raportuar se 35-vjeçarja e cila ishte në muajt e fundit të shtatzënisë u qëllua dy herë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj 31-vjeçar Sokol Halili.

Ky i fundit menjëherë pas ngjarjes së rëndë është arratisur nga vendngjarja.

Duke folur për mediat një dëshmitare ka deklaruar:

Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’.

Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë.
Çifti ishin në proces divorci dhe një debat i ndodhur para maternitetit duket se i ka paraprirë ngjarjes së rëndë.

“Do t’i eΙiminoja nëse do isha në fυshë”/ Nisin tensionet para ndeshjes, ish-mesfushori nxit serb: Ηakmerruni ndaj Xhakës dhe Shaqirit

Zdravko Kuzmanovic, ish-futbollisti i përfaqësueses së Serbisë i cili ishte pjesë e asaj skuadre në Botërorin e vitit 2010, ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane “20min”.

Ish-mesfushori i Interit dhe shumë skuadrave të tjera, nuk e ka harruar ende shqiponjën e Xhakës e Shaqirit në Botërorin e vitit 2018 dhe ka porositur lojtarët serbë që të hakmerren ndaj dy shqiptarëve në fushë.

“Simboli i shqiponjës dykrenare ishte një turp, thjesht e trishtuar. Sporti dhe politika duhet të ndahen, dhe ata nuk e bënë këtë. Nëse do të kisha qenë lojtar serb në atë Botëror, me siguri do ta eliminoja në fushë Xhakën ose Shaqirin”, tha Kuzmanovi?.

“Të them sinqerisht, zviceranët duhet të jenë të gatshëm për çdo gjë. Serbia nuk ka asgjë për të humbur. Nëse provokon, duhet të presësh të njëjtën gjë. Ekziston një thënie e bukur: Të gjithë i takon dy herë në jetë”, pëfundon ish-mesfushori.

Ky është biznesmeni shqiptar që u ekzekυtua në Gjermani, në ρranga dy bashkëkombës të tij(Foto)

GJERMANI – Mari Muka është 42-vjeçari shqiptar i cili u qëllua për vd ekje në Gjermani.

ABC ka siguruar edhe foton e viktimës i cili në Shqipëri njihej se kishte disa biznese në zonën e Shijakut. Muka kishte emigruar drejt Gjermanisë në vitin 2018, ndërsa ishte përfshirë në disa ngjarje të jashtëligjshme.

Lidhur me këtë vr asje deri më tani janë arrestuar dy persona. Të arrestuarit janë 20 dhe 26 vjeç dhe akuzohen për vr asje.

Të dy janë gjithashtu shqiptar, dhe u arrestuan gjatë kontrolleve rutinë të policisë gjermane në Theaterplatz. Hetuesit gjermanë kanë prova që i lidhin dy të arrestuarit me vr asjen shqiptarit 42-vjeçar, i cili u ekze kutua me 4 plumba në pjesën e pasme të kokës.

Identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk është bërë publik. Dyshohet se Mari Muka mund të jetë vr arë nga pakujdesia, por autoritetet gjermane nuk përjashtojnë as pistat e tjera.

Viktima ishte i njohur për policinë gjermane, për vepra penale si dr ogë dhe vjedhje.

/abcnews.al/

Νdërron jetë parakohe avokatja e njohur Denisa Daka

Ka ndërruar jetë avokatja e njohur shqiptare Denisa Daka, e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije avokati Adriatik Lapaj, i cili tregon se si e ka njohur Dakën dhe se ajo ishte e para që e ka ndihmuar kur ai nisi këtë profesion.

Lapaj tregon se avokatja vuante pre kohësh nga një sëmundje dhe se kishte nevojë për transplant të palcës. Daka ishte e njohur edhe për media për shkak se shpesh denonconte fenomene të ndryshme.

“Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk i’a doli për 2 arsye: E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës. E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria” shkruan Lapaj ndër të tjera në postimin e tij.

Denisa Daka ishte avokate prej shumë vitesh për çështjet civile. Miqtë dhe kolegët e saj e njihnin si avokate që nuk njihte humbje, madje pa frikë mund të thuhej se ajo ishte një nga avokatet tejet serioze që i njihet mirë procedurat. E përkushtuar prej vitesh në profesionin e saj, serioze, këmbëngulëse dhe tepër humane ajo i i gjendej jo vetëm në ndihmë klientëve, por edhe duke i sugjeruar dhe këshilluar. Daka është nënë e dy fëmijëve.

Postimi i plotë i Adriatik Lapajt:

LAMTUMIRË SHOQE!

Denisa Daka ishte njeriu i parë që takova kur hodha hapin e parë brenda Gjykatës së Tiranës. Isha i ri shumë. Aq i ri sa kur e mendoj sot më duket çmenduri. U ula te kati i parë vetëm. Nuk njihja askënd aty. Madje nuk e njihja as profesionin sepse vija nga bankat e shkollës. Në krahë mu ul Denisa. Zonjë që ishte e pamundur të mos e shquaje. Pasi e kuptoi sikletin tim dhe këmbyem muhabet më kërkoi t’i kërkoja ndihmë nëse do duhej për profesionin.

Denisa ishte këmba e mbarë e profesionit tim. Njeriu që unë vrapoja ta përqafoja sa herë e shquaja në gjykatë.

Kishte muaj sëmurë Denisa. I kërkova ta bëja publike e të kërkoja ndihmë nga bashkëqytetarët. Nuk më lejoji. Kishte shumë dinjitet ajo zonjë. Kurimin jashtë e pati të pamundur. Ishte i kushtueshëm.

Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk i’a doli për 2 arsye:

E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës.

E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria.

Do më marrë shumë malli e mira Denisë! Zoti të pastë pranë vetes! Do piqemi një ditë sërish! 😔😔😔

“O Zot kënαqe atë nanë me fëmijën e υet në xhenet”, këngëtari rrënqeth me reagimin për 35-vjeçaren që υdiq

Artisti i njohur, Gold Ag ka reaguar i prekur për ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën mbrëmjen e sotme, ku Sokol Halili qëlloi për vdekje ish bashkëshorten e tij, Hamide Magashi në oborrin e maternitetit në Prishtinë. Ajo ishte shtatzënë dhe priste të lindte ditën e nesërme.

“Në një vend ku rruga e Zotit lëshohet, askush mos te çuditet më vonë se çka bohet. O Zoti im kënaqe atë nanë me fëmiun e saj në Xhenet”, ka shkruar artisti përmes një postimi në Instastory.

Sakaq, kujtojmë që Rrjeti i Grave në Kosovës ka bërë thirrje për protestë nesër për vrasjen e 35 vjeçares.

Ata u kërkojnë qytetarëve t’u bashkohen kësaj proteste që fillon në orën 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti.