Nami në rrjet! Zbulohet lidhja që ka Luizi dhe Kiara me Edi Ramën dhe Lindën

Teksa historia e Liuzit dhe Kiarës po i mban të gjithë mbërthyer, ne po gërmojmë pak se çfarë thonë yjet për këtë kombimin.

Luizi është shenja e gaforres, një shenjë uji e cila shpesh konsiderohet si një nga më të ndjeshmet e zodiakut, ndërsa Kiara është një bricjap, shenjë toke. Pavarësisht diferencave, astrologët thonë se gaforrja dhe bricjapi janë dy të kundërtat që përputhen plotësisht nëse ia dalin të kapëcejnë diferencat mes tyre. Nga personat publikë të njohur, një lidhje mashkull gaforre dhe femër bricjap që ka funksionuar në mënyrën më perfekte të mundshme është ajo mes kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij, Linda Rama.

Gruaja Bricjap dhe burri Gaforre Një burrë i kujdesshëm dhe i besueshëm Gaforre shpesh qëllon të jetë një nga partnerët më të përshtatshëm në dashuri për një grua Bricjapi. Një femër Bricjap është emocionalisht e qëndrueshme dhe shpesh mund të luajë partneren e përsosur për një mashkull Gaforre që ka nevojë për qëndrueshmëri emocionale dhe siguri të thellë në një marrëdhënie. Të njohur si të ndryshëm në përbërjen e tyre mendore, ata arrijnë një akord të përsosur për shkak të mirësisë dhe dashurisë që i dhurojnë njëri-tjetrit.

Një burrë Gaforre sjell atë ndjeshmëri shumë të kërkuar në jetën e një gruaje Bricjapi, e cila ndonjëherë mund të lëkundet nga racionalitetii tepërt në jetë. Nga ana tjetër, një grua Bricjap mund të luajë një ndikim qetësues në dobësitë emocionale që shpesh përfshijnë një burrë të paqëndrueshëm Gaforre.

Femra ideale për mashkullin e Gaforres: Kjo femër s’duhet të jetë shumë ndrydhëse, shtypëse dhe as të demostrojë se dëshiron një lidhje shumë të dëshiruar me mashkullin e kësaj shenje. Femra e tij ideale duhet të dijë ta presë me një qëndrim dashamirës. Kur dashuron, do të jetë ai që do ta kërkojë sepse këtij tipi mashkulli i pëlqen shumë t’i bëjnë qejfin dhe ta përkëdhelin si fëmijë. Gjithashtu ajo duhet të tregohet e duruar me të. Mashkulli Gaforre pret shumë dashuri dhe ngrohtësi për të cilat ka nevojë të pafund edhe pse s’do ta pranojë kurrë.

Kur mendojmë çiftin Rama, atëherë i japim të drejtë horoskopit. Që nga martesa e tij me Lindën, kryeministri Rama duket se ka gjetur partneren e fortë, tek e cila merr edhe këshillat më të mira politike.

Nëna e dy fëmijëve ndërroi jetë pas abortit, në hetim mjeku dhe anestezisti (Emrat)

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një 34-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e abortit.

Burimet bëjnë me dije se 34-vjeçarja E. Çulhaj ishte nënë e dy fëmjëve të tjerë dhe ishte vetëm dymuajshe kur kreu abortin.

Në lidhje me rastin është iniciuar procedim penal për mjekun A. Paralloi, 56-vjeç dhe anestezistin B. Gjevori, 60-vjeç.

Kujtojmë se e reja është paraqitur mesditën e djeshme në maternitetin e qytetit ku ka kryer një abort dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Rreth orës 18:00 të po asaj dite ajo ka pasur disa komplikime shëndetësore dhe ka thirrur ambulancën e cila e ka marrë dhe e ka dërguar në maternitet, ku më pas ka ndërruar edhe jetë.

Kush është 34-vjeçarja që humbi jetën pasi kreu abortoi fëmijën në Elbasan (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se 34-vjeçarja Eltleva Çulhaj është paraqitur mesditën e djeshme në maternitetin e qytetit ku ka kryer një abort dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Rreth orës 18:00 të po asaj dite ajo ka pasur disa komplikime shëndetësore dhe ka thirrur ambulancën e cila e ka marrë dhe e ka dërguar në maternitet, ku më pas ka ndërruar edhe jetë.

Në lidhje me rastin është iniciuar procedim penal për dy mjekë, shtetasit A.P, 56-vjeç dhe B.HJ, 60-vjeç.

“Na trego kë ke mik këtu brenda”/ Këto janë dy banoret e ‘Big Brother Vip’ që po dyshojnë hapur tek produksioni për Luizin

Aktorja Olta Gixhari dhe Tea Trifoni në një bisedë me Luizin kanë lënë të kuptohet se ka vend për dyshim qëndrimi i tij ende në shtëpi pas gjithë gjërave që kanë ndodhur me të.

“Ti na trego kë ke mik një herë, se ta kam bërë këtë pyetjen disa herë.

Na trego kë ke mik këtu brenda” janë disa nga fjalët e Oltës të cilat i mbështet edhe Tea duke thënë “Edhe unë e mendoj këtë ”

Nuk do të ishte në fakt hera e parë pasi edhe kur Olta po bisedonte në dhomë rreth kësaj gjëje, asaj herën e parë ju kërkua të rregullonte mikrofonin dhe pastaj u thirr në dhomën e rrëfimit.

Acari do të mbërthejë Shqipërinë, ja kur do të kemi reshje bore në Tiranë

Edhe pse paksa me vonesë dimri preku Shqipërinë dhe prej një muaji tashmë temperaturat e ulta janë prezente në të gjithë vendin.

Veriu i Shqipërisë dhe Juglindja kanë patur reshjet e para të borës për këtë vit të cilat fatmirësisht nuk kanë krijaur probleme në qarkullim apo në furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë sipas parashikimit të motit gjatë ditëve në vijim do të kemi një rënie drastike të temperaturave ku reshjet e borës do të jenë prezente edhe në kryeqytet.

Ditën e hënë dhe të martë, pra ditët e para të muajit shkurt reshje bore do të ketë edhe në Tiranë ku termometri do të shënojë me minus.

Tha se nuk ka rrjete sociale, por a e di Luizi se dikush po bën namin me emrin e tij në Instagram?

Prej fillimit të edicionit të “Big Brother Vip Albania 2” në Instagram është hapur një profil me emrin “luiz.ejlli” që është rritur në mënyrë të frikshme, ku tani numëron 345 mijë ndjekës.

Por, shpesh ka patur dyshime nëse ai profil Instagrami përdorej nga njerëz të afërt të Luizit apo dikush tjetër që po e shfrytëzon famën e tij.

Këto aludime kanë marrë fund mbrëmjen e djeshme nga vetë Luizi. Gjatë një bisede, Efi po i tregonte se sa lek mund të bënte nga Instagrami dhe se dikush tjetër mund të jetë duke shfrytëzuar emrin dhe famën e tij.

Por, Luizi konfirmoi se në momentin kur është futur në “Big Brother Vip” një person i afërt i ka hapur Instagramin

BISEDA

Efi: Po ti budalla a e kupton se kush ta ka hapur ty Instagramit me emër dhe mbiemër tënd se ça po bën tani? Namin. O zemra, një Instagram që mund të ketë shumë followersa shitet me lekë.

Luizi: Por ça me i bo tani?

Efi: Po të kishe hapur, ose dikush që është jashtë të të kishte hapur një Instagram, sepse është lëk more.

Luizi: Unë kam ardhur këtu për të qenë vetvetja.

Efi: Ore shitet Instagrami, ti një herë nuk e di se sa mund të arrish të shkosh ti me followersa. E di sa lek të bën Instagrami. T’i nuk je normal.

Luizi: Por kur të dal do e hap.

Efi: Po ta ka hapur dikush tjetër dhe nuk e hap dot në emrin tënd, e kupton ça ndodh.

Luizi: Ma ka hap dikush.

Efi: Ta ka hap dikush?

Luizi: Po, sa kam hyrë këtu.

Efi: Sa ke hyrë, po shumë mirë, sepse po ta hapë dikush në emrin tënd ti nuk e hap dot më. Do bësh një 1 mbrapa, një numër a diçka tjetër.

Luizi: Po bëj një “K” moj (duke iu referuar Kiarës)

Efi: Por nuk do të besojnë që je ti.

Luizi: Po si nuk më besojnë me Kiarën.

Më tej, Luizi ironizoi se foton e parë që do hedhë në Instagram me dorën e tij, do jetë me Kiarën në pozicion gati për t’u puthur dhe me mbishkrimi “le të rrjedhi”.

https://streamable.com/e/sckcng

Nga “Përputhen” në Gjykatë! I publikoi fotot Ana Lleshit, dënohet me burg Arjon Luli

Dy prej pjesëmarrësve në emisionin “Përputhen” Ana Lleshi dhe Arjon Luli dy vite më parë përfunduan në dyert e Gjykatës.

Shkak për këtë u bë padia që Diana Lleshi, ose ndryshe ashtu si të gjithë e njohim Ana Lleshi ngriti kundrejt Arjon Lulit pasi pretendonte se ky i fundit e kishte shantazhuar përmes një fotoje që ai i kishte bërë asaj në banesën e tij teksa ish-konkurrentja ishte në gjumë.

Ndërkohë, së fundmi sipas “Ora News” Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar Lulin me 6 muaj burg.

Sipas dokumenteve në dosje, në denoncimin e bërë më datën 8 dhjetor të vitit 2020, Diana Lleshi ka kallëzuar se është njohur me Arjonin gjatë një emisioni dashurie.

Në dosje thuhet se Arjoni pasi kishte probleme shëndetësore kishte telefonuar ish-konkurrenten e Përputhen duke i kërkuar ndihmë për t’i çuar barna në banesë.

Por sipas deklarimeve duke qënë se ishte orë e vonë, Diana Lleshi ka qëndruar atë natë në shtëpinë e Arjonit, ku ky i fundit i ka bërë një foto.

Këtë imazh Arjoni e ka përdorur në formë shantazhi duke i kërkuar Dianës që nëse nuk vepron siç do ai, atëhërë fotoja do të publikohej.

Ndërkohë, çështja ka shkuar në Gjykatën e Apelit pasi mësohet se Arjon Luli e ka apeluar këtë vendim duke kërkuar pafajësi.

“Nuk mυndem më”, Luizi bën deklaratën e ραpritυr: Dua të dal për Zotin!

Debatet e njëpasnjëshme, provokimet që nuk kanë të ndalur dhe sjellja e banorëve brenda shtëpisë së Big Brother Vip si duket e kanë lodhur Luizin.

Gjatë një bisede me Kiarën, këngëtari u shpreh se po mendon largimin nga shtëpia pasi nuk duron dot më.

Ai dëgjohet teksa thotë që të gjithë banorët i ka kundër edhe është i vetëm përallë tyre dhe e gjithë kjo situatë e ka lodhur.

Ndër të tjera Luizi tha se nuk është i pathyeshëm dhe i paprekshëm dhe se 3 muaj qëndrim janë shumë.

“Dua të dal për Zotin. Nuk besoj se e fitoj kështu që… Do duroj sa do duroj, por s’mban më. Të gjithë kundër, rrinë lëshojnë nga një kunjë çdo ditë për të parë ku jam. Do vijë një moment kur do më zënë ngushtë. Tre muaj janë shumë, s’dihet kush vjen. I kam të gjithë bashkë kundër, s’di çfarë të bëj më. Nuk jam as i pathyeshëm, as i paprekshëm, as më i forti, jam ky që jam. Nuk mund të luftoj kaq gjatë”, tha ai.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=323054ca-1943-497c-ac37-467468c9ec29&ig_mid=4AB3E37C-9359-4CA4-A4F6-C8772D2E044E

Pas 2 javësh flirtime, Diola ja thotë troç Xhonatanit se çfarë ndjen (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Diola Dosti dhe Xhonatani kanë darkuar së bashku në dhomën e surprizave. Dy banorët janë shpërblyer nga Vëllai i Madh duke qenë se fituar lojën me bebin.

Ata kanë qenë mjaft afër me njëri-tjetrin që kur Xhoni hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, madje banorët mendojnë se ata flirtojnë me nëri-tjetrin dhe mund të lindë diçka mes tyre.

Por këto fjalë i ka hedhur poshtë vetë Diola gjatë kësaj darke, pasi në një moment i tha atij se ‘e sheh si vëllain e saj’.

Diola: E di që nesër mund të ketë komente të ndryshme për ne të dy, por që ne i kemi shumë të qartë raportin me njëri-tjetrin

Xhonatani: Kjo është e rëndësishme

Diola: I dimë shumë mirë përgjigjet që do japim aty. E di që do i shohin me dyshim, me skepticizëm po unë realisht të shoh si vëllain tim, sinqerisht ta them. Edhe të kam shumë xhan e më bëhet shumë qejfi që të njoh

Diola: Edhe duhet tua bëjmë paksa të qartë edhe këtyre se aty do kapen, se nuk kanë ku të kapen tjetër. Por unë prapë do të të përqafoj.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f9e239d9-9e5a-4485-9850-f066ed0e8512&ig_mid=259FFE54-5220-4DCB-A786-46409A73EAFA

Menjëherë pas sherrit me Oltën, produksioni i bën të papriturën Luizit, tërbohen fansat

Çuditërisht sot produksioni vendosi që banorët të dëgjojnë muzikë me zë të lartë më të gjithë shtëpinë e “Big Brother”, ku një pjesë e këngëve ishin pikërisht të Butrintit. Nga ana tjetër, Olta Gixhari ishte gjithmonë aty për t’i lëshuar një koment ose provokim Luizit që të reagojë.

Në shtëpinë e “Big Brother” nisi muzika me zë të lartë në të gjithë shtëpi dhe u hap pikërisht me këngën e Butrint Imerit. Në momentin kur në sfond ishte kënga e Butrintit, kamera ndjeku kudo Luizin për një reagim, por ai qëndori i heshtur dhe nuk komentoi asgjë.

Më pas ishte Olta ajo që i tha Luizit se “kjo këngë është për gruan e tij”. Aktorja më pas vijoi duke thënë: “E di sa shumë di unë o Luiz, e di sa “As-e” kam nën mëngë për gruan tënde?”

Nga ana tjetër kënga e titulluar “Lule e Dashnisë” u dëgjua edhe nga Kiara, e cila fillimisht nuk bëri reagim. E pyetur nga Efi nëse kënga i jep bezdi, Kiara u përgjigj vetëm “jo, jo”

Kur Luizi shkoi në dhomën ku ishte edhe Kiara, kjo e fundit e pyeti: “Pse nuk flet ti, ke ndonjë lojë?” Përgjgja e Luizit ishte: “Duro, do e marrësh vesh për pak dhe do të mahniteni”.

Ndërkohë duket se produksioni është i vendosur të luajë të gjithë repertorin e Butrinit në shtëpi. Kënga “Dale Dale”, e përmendur më herët nga Kiara, u vendos me zë të lartë në shtëpi. Moderatorja nisi të këndojë e të kërcejë, së bashku me banorët e tjerë, mes tyre edhe Luizi.

Një tjetër gjë që tregon se “playlist-a” është përzgjedhur posaçërisht për Luizin, është një tjetër moment kur luhet një këngë me titull “Kokaina”. Olta nxitoi të përshëndesë Luizin me këtë këngë, pasi më herët e ak zoi se ishte përdorues i substancave na kotike.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=49959e5b-b38d-4857-96cc-212b2f591bb3&ig_mid=63FAC105-5AD5-471F-B572-1EEB58F7A531

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=00d2032b-09f9-4765-b5eb-8a91164641bc&ig_mid=29A049BB-7171-43E4-BF8F-6D13893B79BC

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5f719979-ae55-40e3-99ca-29a1b14f0cdf&ig_mid=428E177C-8B8E-4305-9E5C-D0D3F4CAAA9D

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7e36aa22-3d3f-4910-b3ad-a8e73c3a2f6d&ig_mid=18380A3B-7FB8-4EB4-B629-D1FDDE9DCA49