“Mu mbushën sytë me lot, ta mbash mend”, çfarë ndodhi mbrëmë me Luizin?

Bjordi Mezini është banori që u eliminua gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP2”, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.

U duk se shumë prej banorëve u mërzitën që regjisori i njohur nuk do të jetë më pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje edhe Luiz Ejlli është prekur nga largimi i Bjordit.

Teksa të gjithë banorët po e përcillnin për te dera, Kiara Tito dëgjohet teksa thotë: “Bjordi po qan për ty”, duke iu referuar Luizit.

Ndërkohë këngëtari i njohur e pranon edhe vetë këtë gjë dhe shton: “Mu mbushën sytë me lot, e kam seriozisht. Ta mbash mend. Do të kem shumë shok sa të dalim jashtë”.

Kristi pëlqen Oltën? “Plas” mes Robertit dhe gazetarit: Ç’do me gruan e tjetrit o imoral!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, u diskutua për pyetjen që iu drejtua Kristit në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, nëse ka një pëlqim për Oltën.

Robert Aliaj u bë pjesë e diskutimit, duke thënë se Kristi s’di të shprehet mirë shqip, por edhe nëse do ta kishte në kontekstin e një pëlqimi romantik, nuk e shihte aspak problem.

Një qëndrim totalisht të kundërt kishte Flavio Qarri, sipas të cilit “gratë e martuara duhen trajtuar me respekt dhe nuk thuhet çdo gjë që mendohet”.

Nga rasti konkret, biseda u përgjithësua, mirëpo kjo s’e ndali përplasjen mes Robertit dhe Flavios.

Roberti i quajti “imorale” dhe “talebane” qëndrimet e Flavios, ndërsa ky i fundit preferoi ta quante veten “katunar”, por me qëndrime reale për vendin ku jetojmë.

Ekzekutoi Briken Sanajn te “Kodra e Diellit”, arrestohet në Pejë Gjelosh Krasniqi

Gjelosh Krasniqi i dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt mbrëmjen e 30 tetorit te zona e “Kodrës së Diellit”, në Tiranë, ka rënë në prangat e policisë së Kosovës. Mësohet se Krasniqi i cili isht shpallur në kërkim në muajin nëntor të vitit që lamë pas është arrestuar në qytetin e Pejës mbrëmjen e djeshme.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Mbrëmë nga puna operative është arritur të arrestohet një person (me urdhër arrest ndërkombëtar) i cili dyshohet se ka qenë i përshirë vitin e kaluar për një vrasje në Shqipëri. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Gj.K., është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj tij do parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit. Për procedurat e mëtutjeshme rreth këtij rasti ju lutem i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë”, tha Shkodran Nikçi.

Gjithashtu është arrestuar edhe personi i cili dyshohet se ka ndihmuar për strehim Krasniqin.

Në nëtntor të vitit që lamë pas Policia e Tiranës bëri me dije se vrasësi i Sanajt dyshohet se është 39-vjeçari nga Puka Vladimir Kola. Së bashku me Kolën u shpall në kërkim edhe Gjelosh Krasniqi si bashkëpuntor në ekzekutimin e Sanajt.

Briken Sanaj u qëllua më 30 tetor teksa po zbriste nga makina për të hyrë në banesën e tij në kompleksin te Kodra e Diellit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive hasmërie, pasi në vitin 2010, familja Sanaj ka patur konflikt me familjen Kola, për shkak të ngacmimit të në vajze.

Konflikti u thellua edhe më tepër kur vëllai i vogël i Briken Sanajt plagosi një prej djemve të familjes Kola.