“Më lini të υras dhe një ρerson të katërt”/ Kërkesa SH0KUESE që Dan Hutra i bëri policisë kur u kap: Ju ekzekutoj dhe juve

Eksperti Ervin Karamuço ka zbuluar të tjera detaje shokuese në “Top Story” të Grida Dumës nga ngjarja që tronditi kryeqytetin mesditën e sotme.

40-vjeçari Dan Hutra i sapo dalë nga burgu vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera para se të arratisej dhe të ngrinte policinë e Tiranës në këmbë me postblloqe kudo.

Pas vrasjeve ai u fsheh në një zonë të Kombinatit pasi hyri në një dyqan për të marrë ushqime për veten.

Eksperti Karamuço tha se Hutra kishte një objektiv të katërt. “Dan Hutra kishte një tjetër objektiv, do vriste personin që siguroi armën e vrasjes së babait të tij, por nuk i mbante mend derën e shtëpisë.

Madje kur u kap nga policía, ai pa bërë rezistencë u tha policëve se mund t’i vrasë edhe ata të gjithë, por donte të vriste edhe një person tjetër të seksit mashkull,” tha eksperti.

Sipas Karamuços, Hutra u shpreh se dhe një vrasje i mungonte që të shkonte në dënim të përjetshëm i qetë.

U ekzekutυan me kaΙΙashnikov nga Dan Hutra, dalin fotot e dy graυe të υrara në Paskuqan

Personat në foto janë dy gratë, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku që u vranë dje nga vrasësi Dan Hutra në Paskuqan.

Dan Hutra kreu një masakër ditën e djeshme në Kamëz duke lënë të vdekura tre gra dhe duke plagosur te të tjera.

Në orën 12 e 15 minuta, autori Dan Hutra, në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë ish të dashurën Marjana Gurakuqi, pasi kjo e fundit nuk i dha paratë që i kishte borxh.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar me automjetin tip “Benz” dhe ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij.

Me të mbërritur atje ai ka nisur të qëlloi me kallashnikov duke lënë të plagosur shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Por tragjedia nuk mbaron këtu, pas kësaj ngjarje ai ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe, pasi kishte pasur konflikte me vëllain e saj në burg, Vladimir Kurti.

Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash.

Gjithashtu, ky shtetas më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023.

Ήoroskopi ditor e Enjte 2 Mαrs 2023

DASHIHëna do e bëjë atmosferën shumë më romantike sot. Do kërkoni vetëm qetësi dhe emocione të forta. Për ju të dashuruarit do jetë ditë shumë e lumtur dhe me ngjyra. Do keni ndryshime mjaft pozitive në jetën sentimentale dhe emocionet do jenë të shumta. Ju beqarët nga ana tjetër do keni takime impresionuese, por që e ardhmja nuk do jetë shumë pozitive. Gjithsesi jetoni momentin dhe mos mendoni për asgjë. Në punë do gjendeni përballë disa dilemave të vështira. Diskutoni edhe me familjarët sepse ata mund t’ua qartësojnë disi mendimet dhe do iu japin ide interesante. Për sa iu përket financave, do merrni vendime të rëndësishme në mënyrë që ato mos kenë probleme. Ulni sa të mundni edhe shpenzimet.

DEMI

Mërkuri do jetë planeti që do ju mbështesë fort për çdo gjë gjatë kësaj dite. Do i dëgjoni me shumë kujdes ata që do ju rrethojnë dhe nuk do ju dilni kundër. Për ju të dashuruarit nuk priten momente shumë të qeta. Shfrytëzojeni për të reflektuar për të ardhmen. Nëse keni pasur probleme duhet të mundohen t’i zgjidhin sa më parë. Ju beqarët do keni një ditë të mrekullueshme. Takimet do jenë të shumta dhe mund të krijoni një lidhje të qëndrueshme. Sipas Horoskopit.vip, në punë do ju mungojë ndonjëherë besimi tej vetja, por yjet nuk do ju lënë në baltë. Me pak me shumë përkujdesje do arrini akoma më lart nga sa e kishit menduar. Për financat do jetë një ditë jo ndryshe nga të tjerat. Mos shpenzoni shumë, por hiqni ndonjë para mënjanë.

BINJAKËT

Marsi dhe Mërkuri do e forcojnë edhe më shumë intuitën gjatë kësaj dite. Do i shprehni më mirë idetë tuaja dhe do ndiheni më krenarë për veten.  Nëse keni një lidhje, marrëdhënien juaj pritet të jetë më e mirë sesa mendonit. Do kaloni disa orë të mrekullueshme dhe harmonia do të mbretërojë. Për ju beqarët ka shumë mundësi që të vijë dashuria e madhe. Mos i vini prita, por tregohuni sa më të hapur. Në punë do favorizoheni sidomos nëse jeni pjesë e sistemit financiar ose atij mjekësor. Do jeni edhe më bindës gjatë kësaj dite. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme. Vazhdoni sa më shumë të mundni, të shpenzoni me maturi dhe kujdes.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite Hëna do ju frymëzojë akoma më shumë dhe do keni mendime shumë më pozitive për të ardhmen. Ju të dashuruarit nuk do keni as problemin më të vogël. Planetët do influencojnë shumë pozitivisht dhe do e përforconi më tepër lidhjen që keni krijuar. Momentet e intimitetit do të shtohen. Një gjë është e sigurt për ju beqarët, dita do jetë e animuar dhe plot emocione. Shfrytëzojeni sa të mundeni. Në punë do mbyllet një kapitull i vjetër dhe do fillojë një i ri shumë më i bukur. Merreni çdo gjë me optimizëm dhe keni për t’ia dalë. Në planin financiar do keni një strategji të mirë dhe do vendosni gjithçka në ekuilibër të plotë.

LUANI

Ditën e sotme do e filloni me më shumë pozitivizëm dhe do mendoni se edhe gjërat e vështira do të zgjidhen. Të afërmit do i keni përherë pranë. Nëse keni një lidhje, bashkëpunimi mes jush do përforcohet edhe më shumë. Do dilni dhe do argëtoheni me partnerin dhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni të gjitha premtimeve që do ju bëhen sepse më pas mund të zhgënjeheni tej mase. Konfigurimi i yjeve do jetë mjaft i kënaqshëm për sektorin profesional. Jo vetëm që të gjitha planet do ju realizohen, por mund të merrni edhe shpërblime që nuk i kishit imagjinuar aspak. Financat mbajini gjithë kohës nën kontroll sepse ambienti nuk do jetë i përshtatshëm.

VIRGJËRESHA

Gjatë kësaj dite keni për të pasur shumë më tepër besim tek vetja dhe nuk do ju mungojë aspak humori sidomos me ata që doni. Ju të dashuruarit do ja kaloni mirë me partnerin tuaj dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast prej tij. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni prandaj nuk do kërkoni me ngulm ndryshimin e statusit. Gjithçka do ndodhë në kohën e duhur. Për punën do jetë një ditë e shkëlqyer për të bërë negociata. Do bindni jo vetëm klientët, por edhe shefat tuaj duke marrë edhe shpërblime. Çdo gjë që dëshironi do ju plotësohet. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe të mëdha sepse në momentin më pak të pritur mund të ndodhë ndonjë gjë e keqe.

PESHORJA

Në tërësi dita e sotme nuk do jetë e jashtëzakonshme, por as shumë problematike. Ndonjëherë motivimin do ju bëjë të hidhni hapat e duhura. Pas një periudhe jo shumë të qetë për ju të dashuruarit, situata do fillojë të qetësohet. Ankthi dhe stresi që iu kishte pushtuar do fillojë të largohet dalëngadalë. Takimet  për  ju beqarët do të shtohen edhe më tepër. Flisni me ata që do takoni në mënyrë që t’i njihni sa më mirë. Sipas Horoskopit.vip, në punë do jeni disi më kreativë dhe do bëni përpjekje për të arritur më të mirën e mundshme. Jupiteri dhe Plutoni do të favorizojnë financat. Nëse tregoheni edhe pak më të matur buxheti do të rritet më shumë.

AKREPI

Hëna do e favorizojë tej mase jetën tuaj sot. Do keni ide interesante dhe mund të filloni projekte që as vetë nuk i kishit imagjinuar. Për ju të dashuruarit lumturia do të mbizotërojë çdo moment. Vazhdoni të tregoheni tolerantë e të bëni disa lëshime të vogla sepse do e shihni që ambienti do ngrohet më tepër. Ju beqarët do jeni sharmantë gjithë kohës dhe do bëni për vete cilindo që iu pëlqen. Pritet edhe krijimi i ndonjë lidhjeje. Në punë do i keni të gjitha kartat nëpër duar për të shkëlqyer dhe për të përfunduar me sukses çdo gjë. Mos lini pa privilegjuar edhe punën në ekip. Për sa iu përket financave do keni fat. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që iu të hidheni menjëherë në detin e shpenzimeve.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite duhet patjetër të përdorni artin e kompromisit për të arritur atje ku doni. Për fatin e mirë Hënën dhe Diellin do i keni në krah dhe do ju sjellin ekuilibrin. Nëse jeni në një lidhje marrëdhënia që keni krijuar do të përforcohet edhe më shumë. Do jeni shumë joshës dhe partneri do ndihet mirë që iu ka në krah. Ju beqarët nga ana tjetër do e kërkoni kudo dashurinë dhe do keni sukses. Më në fund edhe ju nuk do ndiheni më vetëm. Në punë Mërkuri dhe Dielli do ua lehtësojnë goxha gjërat. Do keni ide shumë të mira dhe pak e nga pak do i arrini objektivat tuaja. Financat duhet menaxhuar me shumë maturi. Mos e humbni kthjelltësinë dhe mos u hidhni me sy mbyllur në detin e shpenzimeve.

BRICJAPI

Gjendja juaj emocionale nuk do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite kështu që në shumë momente do ndiheni konfuzë dhe nuk do dini çfarë të bëni. Për ju që jeni në një lidhje dita do jetë e vështirë dhe me probleme. Mos e humbni në asnjë moment komunikimin me partnerin sepse situata mund të përkeqësohet. Ju beqarët do jeni të përkëdhelurit e yjeve. Jo vetëm që do keni takime interesante, por mund të fillojnë edhe lidhje pasiononte. Në punë tregohuni shumë të kujdesshëm. Prisni momentin kur të jeni sa më të kthjellët për të vepruar dhe mos ju besoni gjithë kolegëve.  Kujdes me operacionet e mëdha financiare. Situata nuk është shumë e qëndrueshme që ju të merrni vendime.

UJORI

Edhe pse Dielli do ju bëjë të keni më shumë iniciativë gjatë kësaj dite dhe të jeni më të vendosur, sërish gjërat nuk do i keni mjaftueshëm të lehta. Ju të dashuruarve do ju ndryshojë shumë shpejt humori, prandaj gjërat mund të mos ecin ashtu si kishit ëndërruar. Në disa momente do debatoni ashpër me partnerin. Ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë, Marsi dhe Dielli do ju bëjnë të ndiheni më të lirë dhe të hidhni hapa para. Do i merrni gjërat shtruar dhe do dini ta respektoni hierarkinë në çdo moment. Gjendja e financave do vazhdojë të mbetet delikate edhe për disa kohë kështu që mos kryeni asnjë investim të ekzagjeruar.

PESHQIT

Edhe pse në mëngjes mund të tregoheni të dashur dhe të afruar, duke parë rrethanat gjërat do fillojnë të përkeqësohen sot. Ju të dashuruarit do vuani tej mase sepse partneri do ju lërë gjithë kohës pas dore. Flisni me të dhe sqarojini gjërat njëherë e përgjithmonë. Më mirë të jeni të qartë sesa të brengoseni duke mos ditur një përgjigje. Ju beqarët do dilni nëpër takime, por personat nuk do ju pëlqejnë aspak. Në punë do jeni shumë të devotshëm dhe mund t’iu jepen detyra të reja. Pavarësisht vështirësive që do kaloni, perspektivat duken të mira. Sektori i financave do mbetet delikat dhe i trazuar. E gjithë kjo nga mungesa e seriozitetit. Ndryshoni sa më parë strategji.

Fotografi kap “fγtyrën e njeriut” në dαllgët e detit

I janë dashur më tepër se 4000 shkrepje përgjatë 12 orëve, që të fotografojë këtë “portret” të veçantë të fytyrës së njeriut e formuar nga dallgët e detit.

Fotografi Ian Sproat tha se mbeti i habitur kur zbuloi se çfarë kishte arritur të kapte me aparatin e tij fotografik, në Roker të Sunderlandit, në Britaninë e Madhe.

Fotografia e veçantë mori mijëra komente dhe pëlqime, kur Ian e hodhi në faqen e tij në Instagram me përshkrimin: “A mund të jetë perëndesha e ujit Amfitrita, apo e dashura jonë e ndjerë mbretëresha Elizabeth?”.

Ish-elektricisti tha se kishte zgjedhur t’i dedikohej fotografisë pas disa porblemeve në jetën e tij private, e tani thotë me kënaqësi se hobi i ri dhe fotografia e famshme i kanë ndryshuar jetën.

“Kërcënoi” Lυizin, ρërjashtohet në kohë rekord nga shtëpia e “Big Βrother” Eva Alikaj

Me një komunikim zyrtar nga “Big Borther Vip”, Eva Alikaj është skualifikuar ditën e sotme nga loja.

Në zarfin e zi që erdhi në shtëpi, shkruhej se pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga “Vëllai i Madh”, aktorja ka kërcënuar Luizin dhe prandaj është larguar nga BBV.

“Banorë, Vëlla i Madh pas ultimatumit që ka dhënë për qëndrimin që do mbante për thyerjen e rregullave, paraditen e sotme skualifikoi Ermionë. Për të njëjtin motiv, Eva Alikaj për shprehjet kërcënuese që ka përdorur, largohet në këtë moment nga shtëpia e Big Brother”,njoftoi vëllai i madh banorët përmes një zarfi të zi pasditen e sotme.

Kujtojmë që vetëm pak momente më parë Eva pati një debat me Luizin, ku iu drejtua këtij të fundit me kërcënime.

Bëj muhabet ti, kur ta hash këtë (mikrofonin) kokës. Ia çaj kafkën të ma bëjë kastile. Ju doni të më luftoni mua. S’keni shans. Nuk ka as djali im”, tha ajo, madje edhe u përlot.

Plas arma dhe në Shqipëri, shoferët e autobusëve konfliktohen dhe qëIIojnë me pistoleta

Të shtëna me armë zjarri raportohen këtë pasdite edhe në qytetin e Belshit. Mësohet se pas një konflikti banal mes shoferëve të autobusëve, janë përdorur armët e zjarrit.

Fatmirësisht, nga të shtënat me armë zjarri nuk ka personat të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe arrestimin e personit që ka qëlluar me armë.

Të përfshirë në këtë sherr kanë qenë dy shoferë, të cilët pas një konflikti banal me njëri-tjetrin, kanë arritur deri te përdorimi i armës së zjarrit. Ka qenë një prej shoferëve që ka pasur armë me vete dhe ka shtënë.

Kjo ngjarje e rëndë vjen në vazhdën e të paktën tre ngjarjeve të ndodhura më herët gjatë mesditës në Tiranë. Një person ka plagosur tre shtetase dhe ka vrarë dy të tjera, ndërsa dyshohet se ka shtënë me armë dhe në zonën e “Astirit”.

Del VIDEO: Ky është momenti i përρΙasjes fataΙe të dy trenave në Larisa

Mediet greke kanë publikuar pamjet e momentit të përplasjes fatale të dy trenave në Larisa të Greqisë mbrëmjen e djeshme.

Pamjet janë kapur nga një sistem sigurie pranë zonës ku ka nddohur aksidenti tragjik ui cili shkaktoi të paktën 40 viktima dhe mbi 85 të plagosur.

Siç shihet në video, treni i mallrave dhe ai i pasagjerëve janë në të njëjtën linjë dhe nuk kanë mundur që të shmangin përplasjen e fuqishme mes tyre.

https://youtu.be/pcLvc4UboQE

“Big Brother VIP” në udhëkrγq, pas ρërjashtimit të Ermionës edhe Sabiani kërkon daΙjen e Keisit

Sabiani, këngëtar i njohur dhe ish-konkurrenti i “Big Brother VIP 1”, ka kërkuar këtë të mërkurë që vajza e tij të dalë nga emisioni. Edhe më herët ai është shprehur kundër lojës që Keisi po bën në “Big Brother”, veçanërisht lidhja me Kristin.

Nisur nga ngjarjet e fundit dhe përjashtimi i Ermionës paraditen e sotme, Sabiani ka kërkuar që edhe vajza e tij të dalë nga ai emision.

“Emriona merre dhe gocen time me vete kur te dalesh”, shkruan Sabiani mbi një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Edhe banorë të tjerë janë përjashtuar apo kanë lënë në mes lojën, duke futur në udhëkryq “Big Brother VIP”.

Këto largime dhe vendimet e produksionit në disa raste janë kritikuar nga ndjekësit në rrjetet sociale. Madje, në një rast është protestuar dhe pranë ambienteve të shtëpisë së “Big Brother”.

https://www.instagram.com/sabiani_original/?utm_source=ig_embed&ig_rid=da12ad38-2fec-41eb-a5d6-93a0bd8afcc0&ig_mid=511C82FA-AC5A-4E02-A95B-F75CDE1E53E2

Trαgjedi! Vdes ish fυtbollisti i njohur në moshën 32-vjeçare

Tragjedi në sportin spanjoll. Pelayo Novo Garcia, një ish-lojtar nga Elche, Albacete dhe Oviedo, vdiq në moshën 32 vjeçare, pasi u godit nga një tren në linjën që mbulonte seksionin Oviedo-Siero.

Për momentin, As raporton lajmin pa dhënë detaje, pasi nuk dihet nëse ka qenë një gjest vetvr asjeje apo një aksident.

Novo, pesë vite më parë, pësoi një rënie nga kati i tretë i hotelit, ku qëndronte skuadra e Albacete, duke pësuar disa fraktura.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Zaragozës, ku iu nënshtrua një operacioni.

Pas atij aksidenti, ai humbi përdorimin e këmbëve dhe mbeti i paralizuar (dëmtim i shtyllës kurrizore) dhe u bë një atlet tenisi në karrige me rrota.

E ραpritur! Një tjetër bαnor I ΡËRJASHTUAR!!! ZARF i ZI në shtëρinë e “Big Brother VIP” , Ιαrgohet…

Një tjetër zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, teksa banorja Eva Alikaj është skualifikuar.

Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve se Eva është përjashtuar për të njëjtën arsye, si Ermiona, pasi ka përdorur dhunë verbale gjatë një debati të ashpër me Luizin.

Gjithçka ka nisur pasi Eva ishte duke bërë prova për kërcimin që do të zhvillonin me Kristin, në dhomën e gjumit, ku ndërkohë Luizi po flinte. Pasi Eva dhe Kristi janë përfshirë në një debat pasi nuk po binin dakord për kërcimin, Luizi është zgjuar duke u kërkuar të qetësohen pasi po bënin zhurmë.

Ai i ka thënë se kështu do ia bënte dhe ai kur ajo të flinte. Më pas Eva është acaruar nga ky reagim dhe i është drejtuar Luizit me fjalë të rënda.

Kujtojmë se gjatë prime-it të djeshëm, Vëllai i Madh u vendosi ultimatum banorëve, që çdo rast i përdorimit të dhunës verbale do të çojë në përjashtimin e banorit. E njëjta gjë ndodhi dhe me Ermionën.