I qυan banorët pa niυel, Bledi Mane: Luizi këndonte këngët, por nuk dinte ρërkthimin e tekstit

I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Bledi Mane i ka konsideruar banorët e Big Brother pa nivel. Sipas tij ai ka një IQ më të lartë se banorët e tjerë e kjo për shkak se është më i lexuar dhe më i shëtitur. Luizin e akuzon se këngët që ai këndon në gjuhë të huaja nuk ia di as përkthimin e tekstit.

Bledi Mane: Unë nuk dua të mburrem po më fal që po e them, unë brenda shtëpisë jo se isha më i gjati i asaj shtëpie, po unë sinqerisht nuk e krahasoj veten mendërisht me asnjë prej tyre, flas nga niveli i IQ, nuk jam më i miri, por jeta më ka bërë të jem më i lexuar, më i shëtitur, më i bredhur, më i vuajtur, më i argëtuar. Pra duke qenë në raport të tillë me ta, unë i shikoja nga lart sepse ishte shumë e lehtë për të dalluar, në fjalorin e tyre nuk kishte një ilustrim.

Madje Mane i konsideron banorët si studentët e një shkolle private, ku japin lekët dhe në fund marrin diplomën.

Bledi Mane: Unë pashë Oltën aktore që nuk përmendi kurrë rolet e saj, një emër dramaturgu ose një film. Edhe Luizi këndonte një këngë në anglisht ose gjuhë tjetër, por jam i sigurt që nuk dinte përkthimin e tekstit e kaq ose kush e kishte shkuar ose kush e kishte kompozuar.

Blendi Salaj: Ti po thua se banorët e Big Brother janë disi injorantë?

Bledi Mane: Shtëpia e Big Brother mu duk si një universitet privat që kishte sjellë ca njerëz që kishin bërë pagesën dhe kaq ishte e rëndësishme, në fund kërkonin diplomën.

Blendi Salaj: Dhe ti në këtë universitet privat ishe kush?

Bledi Mane: Unë isha një student i dalluar që prindërit e mi kishin marrë lekë borxh për të më arsimuar dhe i thashë prindërve unë po dal, merrini lekët mbrapsht. Herën tjetër një thirrje për Vëllain e Madh që ta  rafinojë një çikë nivelin kulturor të njerëzve sepse unë s’mund të rija të dëgjoja Jonën 1 orë e gjysmë për lavatriçen.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, 31 mαrs 2023

Dashi

Kushtojini vëmendje maksimale sferës profesionale, për shkak se ka jo pak nervozizëm dhe presion, të cilin nuk do dini si ta menaxhoni. Në familje, euforia është në maksimum dhe do të dini si të përballoni çdo situatë.

Demi

Mos humbni kohë nga pushimet, por mundohuni që të liroheni nga angazhimet që keni, në mënyrë që të “shpëtoni” sa më parë. Mbështetja e planetëve e bën gjithçka më të lehtë dhe pa asnjë komplikim.

Binjakët

Do të jetë një e premte e çmuar në sajë të mbështetjes së Hënës dhe Venusit. Në sferën ekonomike duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Ndërsa sa i takon dashurisë, do të rikthehet buzëqeshja.

Gaforrja

Do të jeni të vendosur dhe do të keni çdo situatë nën kontroll. Të kujdesur deri në detaje, energjik dhe të vendosur mund të përballeni me çfarëdo problematike në punë.

Luani

Drejt jush po hapen mundësi shumë të mira dhe interesante, të cilat as nuk i mendonit deri para disa muajsh. Do të keni mbështetjen e planetëve, çka do e bëjë çdo situatë më relaksuese dhe të qetë. Por partneri/ja do të jetë i largët.

Virgjëresha

Keni në favorin tuaj thuajse të gjithë planetet, për të kapërcyer pengesat burokratike. Nëse kaq nuk mjafton, buzëqeshuni kundërshtarëve, do ti destabilizoni me pozitivitetin tuaj.

Peshorja

Nuk duhet të zmadhoni por as të banalizoni shqetësime që s’iu bëjnë të ndiheni mirë dhe që mund të shfaqen si në fushën profesionale dhe në atë të ndjenjave. Bujaria e Hënës, do ju garantojë instrumente për t’i përballuar.

Akrepi

Do të thirreni për t’i dhënë drejtim një situate, duke dhënë përgjigjen e duhur ndaj një sërë pyetjesh. Do të keni fuqinë dhe gjallërinë e duhur në sajë të ndikimit të Marsit për të përballuar çdo të papritur.

Shigjetari

Financat po kalojnë një situatë jo shumë të mirë dhe për këtë arsye ka disa momente teknike që duhet t’i menaxhoni. Bëni mirë që gjërat t’i lini të ndodhin spontanisht, pa i sforcuar.

Bricjapi

Nuk jeni vetëm dhe mund të keni besim tek mbështetja e pakushtëzuar e atyre personave që ju duan vërtetë. Venusi ju jep mbështetje në çdo nismë tuajën dhe do të keni instrumentet e duhura për të përballuar çdo gjë.

Ujori

Shpesh, nëse nuk mund të udhëtoni realisht, ju pëlqen të përdorni fantazinë për të qenë mirë pa limit. Kështu do bëni dhe këtë të premte. Në punë do të hapen mundësi të reja, ndaj duhet t’i bëni sytë katër në mënyrë që t’i kapni fluturimthi.

Peshqit

Marsi e bën gjithçka të qartë dhe të kulluar! Por ju keni një problem që është i lidhur me energjinë, jeni shumë pak të përqendruar për shkak të kundërshtisë së planetëve në shenjën tuaj. Vlerësojini mirë gjërat me prioritet dhe do t’ia dilni.

Qetsori bën gjestin hυman për familjarët e të ndjerit Pal Kola

Qetsori ka bërë një gjest të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ai ka fituar 1000 euro në një lojë, mirëpo këtë shumë ka vendosur t’ua dhurojë familjarëve të të ndjerit Pal Kola, i cili humbi jetën në sulmin ndaj Top Channel.

“1 mijë euron që kam fituar nga loja që kryem kam dëshirë t’i kalojë në formë ndihme familjarëve të të ndjerit Pal Kola”, tha Qetsori.

Rritja e ραgës, furrat në Tiranë njoftojnë rritjen e çmimit të bukës: Na mirkuρtoni!

TIRANË- Nga muaji prill është njoftuar rritje e pagës minimale.

Por duket se kostoja do të bjerë sërish tek buka e qytetarëve të kryeqytetit dhe jo vetëm. Një furrë bukë në Tiranë, ka lajmëruar se nga nesër do të rritet çmimi i bukës me 10-20 lekë të reja, pasi do rrisin me 50% pagat e punonjësve të tyre.

“NJOFTIM! Duke filluar nga data 10.04.2023 do të ngrihen çmimet me 10-20 lekë (të reja) për çdo artikull, kjo vjen si pasojë e ngritjes së pagave me 50% nga ana jonë, me qëllim frenimin e largimit të fuqisë punëtorë. Paga minimale do të ketë 60 000 lekë (të reja),”-thuhet në njoftim.

Një rritje e ngjashme e çmimit, por që justifikim kishte mungesën e grurit nga lufta në Ukrainë, u tentua edhe një vit më parë. Autoriteti i Konkurencës, e justifikoi rritjen e çmimit të produkteve të miellit me 20-30 lekë për produkt, duke u shprehur se është gjë normale dhe nuk ishte faji i bizneseve.

Ish-banori i Big Brother VIP ‘ρΙas bόmbën’ : Të gjithë banorët janë paguar për të qëndruar në shtëpi

Është diskutuar shumë herë nëse banorët që bëhen pjesë e formateve si Big Brother VIP paguhen, madje në shumë raste kanë dalur edhe shifra të mundshme që ata marrin.

Por, ndonëse asnjëherë nuk kishte një konfirmim për këtë së fundmi ka dhënë një përgjigje ish-konkurrenti i edicioni të parë të Big Brother VIP Kosova, këngëtari Bruno Pollogati.

Në një intervistë të fundit në ‘Kanal 10, Bruno u shpreh se ai është paguar nga produksini, pasi i la të gjitha obligimet pas për t’u bërë pjesë e BBVK.

“Të gjithë janë paguar, secili mbaj përgjegjësi për veten se çfarë kanë folur por patjetër që paguhemi, unë për vete jam paguar, por besoj të gjithë banorët janë paguar sepse je artistë dhe ti lë obligimet e tua dhe familje, unë jam mësues muzike në një kolegj në Tiranë, të gjithë janë paguar është e vërtetë”, ka thënë Bruno.

Kujtojmë që edicionin i parë i BBVK mbajti finalen e madhe më 17 mars dhe fituese i saj i shpall reperi nga Shqipëria, Stresi.

Ndërkohë, katër finalistët e tjetër të shtëpisë së famshme ishin Vedat Bajrami, Xhuli Nura, Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu.

Trαgjedi në det të haρυr/ Trαgeti përfshihet nga flakët 29 të υdekur

Ekipet e shpëtimit filipinas kërkuan rrënojat e një trageti të djegur të enjten për ndonjë të mbijetuar ose më shumë viktima të një zjarri që përfshiu anijen ndër-ishullore duke vrarë 29 njerëz, përfshirë një foshnjë 6 muajshe, thanë autoritetet.

Hetuesit nuk kanë identifikuar ende shkakun e zjarrit që filloi rreth orës 23:00. (1500 GMT) të mërkurën në ishullin jugor të Basilanit, kur shumë pasagjerë flinin në kabina me ajër të kondicionuar në kuvertën e poshtme të tragetit.
“Mendova se po ëndërroja, por kur hapa sytë ishte errësirë dhe ne ishim të rrethuar nga tymi,” i tha radio DZRH Mina Nani, 46 vjeç, një pasagjere në MV Lady Mary Joy 3.

Ajo tha se mbijetoi duke u hedhur nga anija dhe duke ndarë një pajisje lundruese me një pasagjer tjetër derisa ata u shpëtuan.

Kishte shifra kontradiktore për numrin e njerëzve në traget, për të cilin zyrtarët thanë se nuk ishte i mbingarkuar. Roja bregdetare tha se 225 persona duke përfshirë 36 ekuipazh u shpëtuan.
Njëmbëdhjetë persona, përfshirë tre fëmijë, u mbytën pasi u hodhën nga anija që digjej, ndërsa 18 vdiqën në flakët në bord, tha Guvernatori Hadjiman Hataman Salliman për DZRH.

“Ne duhet të eksplorojmë ende të gjithë anijen sepse është ende nxehtë,” tha Salliman për anijen e plazhit.

Komodori Rejard Marfe, shefi i rojes bregdetare në rajonin Mindanao, i tha Reuters se kishte “kaos” pasi zjarri i përhapur zgjoi njerëzit nga gjumi dhe 18 viktimat e gjetura në bord u “djegjën plotësisht”.

10 mijë euro nga Bekim Balaj për rrobat e Luizin, shpërthen babai i fυtbollistit: Jeρjani fυkarait, jo këtij që e rreh grυaja

Luiz Ejlli tashmë është shndërruar në fenomen në vendin tonë. Këngëtari i njohur, është bërë prej 3 muajsh pjesë e Big Brother VIP duke fituar simpatinë e shumë shqiptarëve.

Së fundmi, ka qarkulluar në media një lajm ku sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, kishte paguar 10 mijë euro për veshjet e tij.

Një shumë e konsiderueshme që shpenzohet pikërisht për këngëtarin në fjalë që në këtë reality shoë krijoi një lidhje me moderatoren Kiara Tito.

Siç duket bukuroshja nuk e ka simpatinë e familjes së Gjasulës. Është babai i lojtarit të kombëtares shqiptare, Fatmiri, i cili ka komentuar në rrjetet sociale. I ati i Klausit thekson që ato të ardhura do të ishte mirë që të shkonin në ndihmë të familjeve në nevojë, se sa për Luizin.

Në komentin e tij, Fatmir Gjasula shkruante: “Shkoni jepjani fukarait që s’ka bukë për fëmijët. Mos na boni reklama për këtë që e rref gruaja”.

Kujtojmë që Klaus Gjasula ishte titullar në ndeshjen me Poloninë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-0, sfidë e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Siç shihet vorbullës së këtij reality show nuk i ka shpëtuar as familja e tij, ku babai i tiji duket se është kundër protagonistit kryesor.

Vis Pupa komunikon me ραrtneren, grυaja i jep mesazhin e kodυαr për Luizin, ja ρërgjigjja eρike e banorit të “BBVA” (Video)

Të martën e kaluar, Arbana Osmani i lajmëroi banorët se gjatë javës do të kenë mundësi të bëjnë një telefonate me një familjar.

Sot banorët kanë folur me familjarin që kanë zgjedhur.

Aktori Elvis Pupa foli me bashkëshorten e tij dhe një moment gjatë bisedës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Përmes një batute, partnerja e tij i tha se kupën e fitores e duam në Shkodër. Duke qeshur Visi i tha:

“I bie që je me mua se unë jam nga Shkodra tani, sepse kur martohesh bëhesh nga fshati i gruas”.

Në përfundim, duke i kërkuar t’I bëjë të fala të gjithë banorëve, partnerja e tij i përcolli përshëndetje speciale për patriotin e saj, duke nënkuptuar Luizin.

Mesa duket edhe pse brenda shtëpis së “Big Brother Vip Albania” ka gjysmën e saj, partnerja e Eliv Pupës bën tifo për Luizin.

https://www.instagram.com/elvispupa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a045d3ff-92d8-46d9-9aea-79ee4b339fb1&ig_mid=4F690C9C-DDCF-41FB-93E2-4E2F25C8A4BF

Luizi flet më në fυnd me të ëmën brenda shtëpisë, por nerυozohet keq pasi prodυksioni i bën të paρriturën (VIDEO)

Vazhdon seria e telefonatave brenda shtëpisë dhe emocionet janë të mëdha jo vetëm për banorët por edhe për ndjekësit.

Një telefonatë që pritej me shumë kuriozitet ishte patjeter ajo midis Luizit dhe një nga familjarët,që qëlloi të ishte pikërisht nëna e tij.

Gjatë tërë kohës, Luizi ankohej se nuk po e dëgjon asgjë nga ajo që po thotë nëna e tij, teksa në një moment të caktuar nga produksioni i thonë se koha e tij ka mbaruar.

Në atë moment, Luizi u nervozua me produksionin.

Biseda:

Nëna e Luizit: Faleminderit produksionit që na e ka të mundur këtë telefonatë. Ata zoti i forcoftë, ju mu ba edhe ma të fortë, edhe me vazhdu. Ndëgjo nanë. Luiz. Ti me vazhdu nanë. Sepse e kena provu vetë….

Nëna e Luizit: A jeni mirë krejt ju? Na jena krejt mirë. Jena krenar me ty. Vazhdo.

Luizi: Me vazhdu dihet që do vazhdoj moj burrnesh.

Nëna e Luizit: Andrra vazhdon. Ti vazhdo na ke ba krenar. Ti me bekimin e zotit, vazhdo, maj zotimin që e ke dhanë.

Luizi: Në rregull, a ta fitoj a jo?

Produksioni: Luiz, koha jote mbaroi.

Luizi: Kur mbaroi, se nuk e niva? Me shkëputje. Seriozisht e ke?.

Ndiqni videon

Ήomazhe në shtëρinë e BBV për rojen, Deamishel bën gαfën: I υrojmë…

Mbrëm banorët e Big Brother VIP ndezën qirinj në nder të rojes Pal Kolës, i cili humbi jetën nga breshëria e armëve të kallashnikovit në Top Channel.

Ishte Deamishel që mbajti një fjalim të shkurtër, ku bëri edhe një gafë. Ajo u shpreh gabim pasi në vend që të thoshte “shprehim ngushëllim”, tha “i urojmë ngushëllime”.

“Jemi mbledhur sot për të nderuar Pal Kolën që humbi jetën në krye të detyrës në portën e një prej televizioneve të lira të Shqipërisë. Ishte ngjarje terroriste. Sot jemi me familjen e zotit Pal. I urojmë ngushëllime. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, tha Deamishel.

Kjo nuk është hera e parë që Dea bën gabime të tilla. Më herët në një lojë ajo u shpreh se Skënderbeu ka lindur në 1956 por në fakt, heroi ynë kombëtar ka lindur në 1405.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0378cb52-0fed-4430-a416-0940e15e30fb&ig_mid=B508E601-971A-441B-9A87-8CDFC03BB8C7