Vitaly është një prej personave më të famshëm në Youtube.
Videot e tij marrin miliona klikime dhe ai praktikisht jeton vetëm prej kësaj pune.
Nëse ju kujtohet edhe kampionati botëror 2014, finalja në mes të Gjermanisë dhe Argjentinës, atëherë më siguri e kujtoni personin që hyri në fushë.
Është pikërisht Vitaly. Sidoqoftë ai gjithmonë ju bën kurthe shokëve dhe të tjerëve.
Ndërsa kësaj radhe ka rënë vet në të. Nëna e tij dhe shoku i tij i ngushtë i kishin bërë një kamerë të fshehur.
Ata janë shtirur sikur po bëjnë seks dhe në momentin që Vitaly ka hyr në dhomë është çmendur duke filluar ta godas atë. Nëse nuk e keni parë, shikojeni videon më poshtë:
Nëse fëmija ju sheh gjatë marrëdhënieve se.ksuale, nuk do të thotë se ata do të tra.umatizohen për jetën.
Sajti ChannelMum.com ka anketuar mbi 2,000 prindër, të cilët i ka pyetur se çfarë u kanë thënë ata fëmijëve të tyre nëse ata i kanë parë duke bërë se.ks.
Po luftojmë, Po lëvizim në shtrat, Tentojmë të ngrihemi nga shtrati, Ishim duke përpjekur ta bëjmë të qeshim njëri-tjetrin.Po luajmë një sport të ri, Po grindemi,
Po kërkonim thesarin magjik, Po luanim kalërim.Siobhan Freegard, themeluesi i ChannelMum.com, thotë se nëse fëmijët tuaj janë më të rritur dhe kanë edukim s.eksual, atëherë gjëja më e mirë është t’ua tregosh të vërtetën.
“Ata do ta dinë se ju po gënjeni dhe ju nuk dëshironi t’ua dëmtoni besimin”, tha ai.Por nëse fëmija është më i vogël, atëherë ai thotë se duhet sugjeruar që të largohet në një hapësirë tjetër dhe të argëtohet me lodra.
“Nëse kjo është e pamundur, atëherë gjeni një shou televiziv apo film të cilin ata e pëlqejnë dhe verifikoni se ata janë të sigurt, para se ju të bini në shtrat.
Vetëm sigurohuni se sa zgjat filmi dhe kryeni punën tuaj më herët”, ka thënë Freegard.
E nëse ju vëreni ndryshime në sjelljen e fëmijës pasi që ai ju ka parë ak.sidentalisht gjatë marrëdhënieve
se.ksuale, atëherë është e këshillueshme ta dërgoni atë te mjeku i përgjithshëm për të caktuar një takim me psikologun.
Vritet shqiptarja në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Borgo Rivo në Terni. Një 60-vjeçare shqiptare është goditur me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas disa mosmarrëveshjeve të ndodhura në familje, shkaku i së cilave ka qenë xhelozia.
Autoritetet raportojnë se në pranga ka rënë bashkëshorti i viktimës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sot banorët kanë folur me familjarët siç edhe ju premtua natën e së martës pas tragjedisë ku mbeti i vrarë roja i TCH.
Keisi është futur në dhomën e surprizave dhe ka folur me babi Sabianin i cili në fillim e siguron se të gjithë janë mirë dhe përfiton ti japë disa këshilla.
“I di porositë e mia.Kujdes,bëj çik kujdes!
Afër Luizit aty,nuk duam të rrish me njeri tjetër”
Në prime-in e fundit të Big Brother VIP, Arbana Osmani i komunikoi banorëve sulmin kriminal që tronditi godinën e Top Channel mesnatën e së dielës.
Të tronditur nga ky lajm, banorët u vunë përballë pyetjes nëse ndihen të sigurt për ta vazhduar lojën e tyre.
Për të qenë më të qartë atyre i është lejuar biseda me në familjarë.
Sot Olta ka bërë telefonatën e saj me bashkëshortin, Dori. Ky i fundit ka kaluar përtej arsyes së telefonatës duke tentuar t’i japë mendimin e tij në lidhje me Luizin dhe lojën e partneres së tij.
“Big Brother-in nuk e ke me Luizin, e ke me publikun. Ç’punë ke ti me Luizin. Luizi bën garën e vet, ti tënden. Secili ka garën e vet”, pas këtij komunikimi produksioni ka ndërprerë telefonatën e Oltës me Dorin./albeu.com.
Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e një ditë më parë në Kavajë, ku dy persona vranë njëri-tjetrin pas një sherri banal.
Dy 43 vjeçarët Edmond (Armand) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha, që mbetën të vrarë pasditen e djeshme ishin konfliktuar edhe më herët me njëri-tjetrin.
Ata u takuan në një lokal ku fillimisht kanë debatuar me fjalë. Më pas, Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në prezencë të fëmijës 3 vjeçar të Rexhës.
“Janë sqaruar por me tone të larta janë larguar. Në momentin ku Rexha ka qenë duke hyrë në automjet, Gosa e ka qëlluar me thikë ndërkohë që Rexha i është kundërpërgjigjur 3 herë me armë zjarri. Rexha ka vdekur në vend ndërsa Gosa ka lëvizur rreth 30 metra dhe më pas është rrëzuar.”, tha gazetari.
Konflikti mes tyre ka nisur pas ngacmimeve të vazhdueshme të Edmond Gosës ndaj Rexhës.
“Shko në Kukës atje ku ke familjen. Nuk keni punë ju veriorët në Kavajë”, mësohet t’i ketë thënë Gosa 43 vjeçarit kuksian, i cili jetonte prej kohësh në Kavajë.
Ndërkohë policia ka shoqëruar në polici rreth 10 persona si dëshmitarë okularë të ngjarjes dhe që mund të jenë në dijeni të motivit të ngjarjes. Më pas ata janë lënë të lirë ndërkohë që policia vazhdon hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të kësaj ngjarjeje.
Futbollisti kosovar, Leonit Syla, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 15-vjeçare. Lajmi është bërë publik nga klubi Prishtinas “2 Korriku”, ku dhe i riu aeronte si një nga talentët më premtues.
Përmes një telegrami, postuar në rrjetin social facebook, klubi kosovar shpreh ngushëllimet për familjen, të afërmit dhe miqtë e të riut për humbjen e madhe.
Letra e plotë e klubit:
Me pikëllim të madh morëm lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj e ish-futbollistit të shkollës tonë të futbollit, Leonit.
Fjalët e duhura është e vështirë për t’u gjetur tani, sepse largimi kaq i hershëm nga jeta i një fëmiu siç ishte Leoni, më moshën 15-vjeçare, është i rëndë për t’i bërë ballë, por ju lusim që t’i pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për djaloshin e artë që sot shkoi në amshim.
Leoni ishte luftarak në fushën e futbollit e po ashtu edhe jashtë saj, sepse luftoi fortë më sëmundjen e rëndë që e kishte, por si një djal trim e i patrembur me luftën e mosdorëzimin e tij ka treguar se sa shumë e donte jetën e futbollin.
Leoni vet si djalë i fortë që ishte, do të mbetet shembull i vërtetë për çdo shok e shoqe të rrethit të tij dhe jo vetëm; Leonin do ta kujtojmë me mall tërë jetën.
Këto momente janë jashtëzakonisht të rënda; të gjithë jemi me lotë në sy e dhimbje në zemër, por bashkë më Ju do të jemi përherë e nderuara familje e të ndjerit, të cilin do ta kujtojmë përherë me të gjitha ato kujtime të bukura e shpresëdhënëse që i ka lën pas vetes.
Me zemër të thyer, edhe një herë të nderuar familjarë e të afërm të Leonit, na lejoni që t’i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta e për të ndjerin të iu themi, dheu i Kosovës qoftë i lehtë për të.
NJOFTIMI Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.
Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.