“Ishe shυmë e keqe në BBV”, Eva Alikaj ρërqesh ne ekrαn fëmijët e komυnitetit rom (Video)

Qëndrimi i Eva Alikajt në “Big Brother VIP”, ishte mjaft i shkurtër ama shumë i zhurshëm për aq sa zgjati.

Aktorja u eliminua vetëm pak ditë pas qëndrimit në BBV pas një debati të ashpër me fituesin, Luizin.

“Ta çaj kafkën”, iu drejtua aktorja Luizit, një frazë e cila çoi në marrjen e vendimit nga Vëllai i Madh.

Ndërkohë e ftuar së fundmi në “A Krasta Show” të gazetarit Adi Krasta, Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom.

Por mënyra se si Eva i ka imituar është dukur aspak e këndshme dhe video po komentohet mjaft ashpër në rrjetet scoiale.

“Dy rom të vegjël thash se po më kërkonin ndonjë lek. Më thanë ishe shumë e keqe”, thotë Eva Alikaj duke i përqeshur. /albeu.com/

https://streamable.com/e/j6tboj

Aksident i shυmëfishtë në rrugën e Kombit, ka të pΙagosur. Pamje nga vendngjarja

Një aksident i shumëfishtë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Kombit, pranë fshatit Fushë-Milot.

Burime për Panorama bëjnë me dije se të përfshirë në aksident kanë qenë një trajler, dy autovetura dhe tre motoçikleta, ku siç shihet dhe nga pamjet e siguruara në zonë është shkaktuar kaos lidhur me qarkullimit

Mësohet se të plagosur kanë mbetur disa persona, ku janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Ndërsa si pasojë e përplasjes së mjeteve, aksi rrugor ka mbetur i bllokuar për rreth 30 minuta.

Makina përρΙas 35-υjeçarin me biçikletë, ndërron jetë rrugës për në sρital

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Ura e Prespës” pranë fshatit Adriatik.

Një makinë ka marrë përpara një biçikletë dhe më pas shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Drejtuesi i biçikletës është identifikuar si Anton Curraku, 35-vjeçar, i cili është marrë nga ambulanca dhe është nisur për në spitalin e Lezhës.

Për fat të keq 35-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia e Kurbinit po punon për identifikimin e drejtuesit të automjetit./Albeu.com.

Τërmeti i fυqishëm 6.2 shkυnd tokën

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur Zelandën e Re.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në Ishujt Auckland.

Sipas përcaktimeve të para, nga tërmeti me magnitudë 6.2 ballë që ndodhi 33 kilometra nën tokë,

nuk ka patur viktima apo dëme materiale.

Pas tërmetit nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.

“DioΙa në të njëjtin υend me…”/ Ronaldo ‘kap mat’ dy ish-bαnorët e BB VIP

Diola Dosti dhe Xhonatan Islami ishin aq të afërt me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”, sa të shumtë ishin nga publiku që mendonin se mes tyre mund të lindte një romancë.

Por në një moment gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Diola i shpreh se Xhonin mund ta kishte vetëm shok, asgjë më shumë.

Së fundmi, Ronaldo Sharka ka bërë një postim të ‘dyshimtë’ në lidhje me dy ish-banorët e reality show-t. Gazetari ka vënë re faktin se ata të dy kanë qenë mbrëmë në të njëjtin vend.

“Diola në të njëjtin vend me Xhonatanin eee? Po fluturoje me parashutë? Ju kapa mat”, shkruan Sharka krahas postimeve të tyre në “Instastory” që vërtetojnë që po kanë qenë në të njëjtin vend.

Tashmë ndjekësit e tyre po pyesin nëse ata kanë qenë bashkë në këtë vend, apo ka qenë një rastësi.

Pas ndαrjes, dy ish-bαnorët e BBV ‘kaρen mat’ (Foto)

Getinjo dhe Vivi krijuan një marrëdhënie dashurie në BB VIP Kosova. Madje u aluduan se prisnin një fëmijë, ndonse asokohe dyshja dha lajmin e ndarjes. Një lajm që u duk i dyshimtë.

Kështu, një video e postuar nga “Indeksionline” tregon se dyshja është “kapur mat” në Ferizaj, në qytetin e reperit, video që i tregon shumë të afërt dhe që nuk të jep përshtypjen që janë ndarë.

Por nuk dihet nëse kjo video është e ditëve të fundit apo jo.

Kërcënoi Ramën pasi iu ρrish shtëpia te “5 Maji”, Gjγkata merre vendimin drαstik për 62-υjeçarin

Një qytetar, i cili akuzohet se kërcënoi kryeministrin Edi Rama u gjet fajtor nga gjykata e Tiranës.

Ivzi Hoxha, 62 vjeç u dënua me një vit burgim për veprën e kanosjes për shkak të detyrës. Gjyqtari i çështjes Kujtim Vranici deklaroi se për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ndaj Hoxhës ulet me një të tretën dhe në përfundim, i dyshuari duhet të vuajë tetë muaj heqje lirie. “Kërkoj mëshirë nga gjykata”, tha i pandehuri dhe ndihem i penduar.

Por prokurori i çështjes theksoi se në fillim të këtij viti, i dyshuari gjatë një transmetimi direkt në televizionin “Ora News” kërcënoi publikisht kryeministrin dhe të birin. Menjëherë pas kësaj, Hoxha u shoqërua në komisariat ku dhe u arrestua.

Ai tha se ishte i stresuar për konfliktet e pronësisë me Bashkinë që do të investonte pallate në tokën e tij për të dëmtuarit nga tërmeti. Por, prokuroria e Tiranës këmbëngul se kanosja e kryeministrit ishte reale jo vetëm nga përmbajtja e fjalive, por nga urrejtja e shfaqur në këtë transmetim.

Si rast analog, prokuroria ka sjellë rastin e kryeministres së Italisë Georgia Meloni, e cila u kërcënua përmes Twitter dhe për këtë autoritetet arrestuan autorin.

Kujtojmë se gjatë transmetimit live, Ivzi Hoxha është shprehur me fjalë kërcënuese ndaj djalit, duke shprehur revoltë për shkak të prishjes së banesës së tij në zonën e 5 Majit, për shkak të projektit të ndërtimit të banesave sociale.

Ήοroskoρi për ditën e sόtme, e Mërkυrë 31 Maj 2023

Dashi

Çdo gjë do shkojë më së miri ndermjet jush dhe atij që keni në krah gjatë kësaj dite, madje do i zgjidhni me shumë qetësi problemet që keni pasur. Nuk do ngurroni as të kërkoni falje nëse e keni pasur ju gabimin. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë dhe të mos bëjnë çmenduri për të gjetur princin e kaltër. Në planin financiar duhet të merrni masa.

Demi

Partneri/ja do ketë shumë angazhime gjatë kësaj dite dhe nuk do mund t’iu kushtojë dot aq kohë sa dëshironi. Mundohuni të tregoheni më të kuptueshëm dhe të mos i mbani mëri. Beqarët duhet t’i shprehin pëlqimet dhe jo të mbyllen në vetvete. Në planin financiar mund t’ia lejoni vetes shpenzimet, situata është e qëndrueshme.

Binjakët

Një klimë e ngrohtë bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Së bashku me partnerin/en do thurni edhe plane për të ardhmen. Beqarët nga ana tjetër do kenë një ditë plot e përplot me takime interesante. Mendohuni mirë që të bëni zgjedhjen e duhur. Financat do jenë paksa delikate

Gaforrja

Do keni konflikte të shumta me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini dot të flisni qetësisht me të. Gjithsesi yjet këshillojnë të mos dorëzoheni deri në minutën e fundit. Beqarët do jenë me humor të mirë dhe do tregohen më të hapur ndaj takimeve. Financat do jenë paksa të ndërlikuara, kujdes me shpenzimet.

Luani

Jeta juaj sentimentale do jetë shumë më e bukur sesa ju e kishit menduar. Do arrini t’i shprehni më lirshëm ndjenjat dhe do jeni gati të përjetoni eksperienca të reja me partnerin/en. Beqarët duhet të tregohen më të arsyeshëm dhe jo t’i jepen të parit që do iu dalë përpara. Të ardhurat do fillojnë pak nga pak të stabilizohen.

Virgjëresha

Do vendosni njëfarë distance me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe ambienti në çift do fillojë të ftohet. Yjet këshillojnë të mos e lëshoni veten dhe t’ia lini kohës gjithçka. Beqarët duhet të tregohen paksa të rezervuar me personat që do takojnë. Financat do mbrohen gjatë gjithë kohës nga planetët.

Peshorja

Asgjë nuk do shkojë sipas parashikimeve tuaja gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift, prandaj bëni shumë kujdes me ato që do thoni. Partneri/ja nuk do jetë me humor të mirë dhe do i ngelet qejfi shpejt. Beqarët do kenë prioritete të tjera të cilat nuk lidhen me dashurinë. Situata financiare do jetë shumë shqetësuese dhe problematike.

Akrepi

Duhet me patjetër t’i sqaroni mosmarrëveshjet që keni pasur në jetën tuaj në çift sot dhe të filloni të bëni plane për të ardhmen. Nëse lini gjithçka pas dore do jetë tepër vonë. Për beqarët do jetë ditë e nxehtë dhe e mbushur me emocione. Ëndrrat tuaja do fillojnë të realizohen një nga një. Kujdes me shpenzimet.

Shigjetari

Nëse kohët e fundit e keni neglizhuar partnerin/en tuaj, sot duhet të kujdeseni më tepër për të dhe t’ia plotësoni dëshirat. Ka disa persona të jashtëm që po presin rastin t’ua rrëmbejnë. Beqarët do kenë një ditë shumë të zakonshme. Në planin financiar situata do vazhdojë të mbetet e njëjtë.

Bricjapi

Tregohuni gjithë kohës të disponueshëm për partnerin/en tuaj sot dhe jepini atij ndihmën e duhur nëse do ua kërkojë. Toleranca gjithashtu do ishte një virtyt i çmuar. Beqarët nga ana tjetër mund të fillojnë dashuri pasionante me disa persona që i kane njohur që në fëmijëri. Me financat duhet të tregoheni shumë të matur.

Ujori

Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do keni një komunikim të mirë me partnerin/en dhe kjo mund të sjellë goxha probleme. Beqarët nuk do e kërkojnë me ngulm princin e kaltër, por në fakt për ta do ndodhë diçka e mrekullueshme dhe e papritur. Financat do përmirësohen ndjeshëm.

Peshqit

Mërkuri do iu ndihmojë të largoni rutinën nga jeta juaj në çift gjatë kësaj dite. Duhet të shtoni edhe pak dozat e imagjinatës në mënyrë që atmosfera të ngrohet. Beqarët nuk do kenë dashuri me shikim të parë as sot dhe kjo do i zhgënjejë paksa. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin edhe sikur te përballeni me vështirësi.

Gënjγen një Shqipëri të tërë/ Mαrtesa me Kiarën një mαshtrim, ρυblikohet dokυmenti që vërteton se Luizi është beqar

Natën finale të BB VIP, Luizi dhe Kiara lidhën martesë në Bashkinë e Tiranës në prezencë të Erion Veliajt dhe duke shijuar muzikën e Elvana Gjatës.

Por duket se kjo martesë ka qenë jo reale. Pak ditë më parë Luizi ka ndryshuar një biznes në QKR dhe ç’ka shkruhet në dokumentacion është edhe gjendja civile, ku Luizi rezulton beqar. Kjo do të thotë që Luizi dhe Kiara nuk janë zyrtarisht të martuar.

Që do të thotë kjo martesë rezulton të jetë bërë për show, në mbështetje të fushatës elektorale për lali Erin, apo për ndonjë arsye që do ta zbulojmë rrugë. Duke kuptuar që dhe Elvana thjesht është gjendur mes vorbullës në tarracë në 12 të natës.

Por çdo që shkoj kot, sepse ajo që dimë deri tani, është fakti që martesa e Luizit dhe Kiarës është fallco!/Gazetaexpress

Lajmi fundit: 18-υjeçari υret famiΙjen e tij (VIDEO)

Një tjetër vrasje ka tronditur SHBA-në dhe këtë herë viktimat janë nga e njëjta familje. Prindërit, motra dhe vëllai i Cesar Olalde, 18 vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Nash, një qytet i vogël me 4000 banorë në Teksas.

Në një deklaratë, policia tha se oficerët iu përgjigjën një raporti se një burrë kishte vrarë familjen e tij dhe po kërcënonte të vriste veten ndërsa ishte i mbyllur në shtëpinë e tij.

Policia bindi Olalden të dorëzohej dhe më pas gjeti trupat e prindërve të tij, Ruben dhe Aida, motrës së tij të madhe Lisbet dhe vëllait të vogël Oliver, të gjithë në banjë.

Sipas Autoriteteve, një koleg i babait ka shkuar në shtëpi për ta kërkuar pasi nuk kishte shkuar në punë dhe është përballur me 18-vjeçarin, i cili ishte me armë në dorë.

Kolegu i familjes së ndjerë i tha policisë se Olalde i tha atij se “vrau ​​familjen e tij sepse ata ishin kanibalë dhe ata do ta hanin”, një deklaratë e përfshirë në dosjen e çështjes.