Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e ρremte 1 shtator 2023

Dashi

Dite mjaft e bukur dhe sensuale kjo e sotmja për te dashuruarit. Pasioni do rindizet dhe do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe te mos i besojnë premtimeve qe do iu bëjnë disa persona. Ne planin financiar nuk duhet te tregoheni te pamatur me shpenzimet. Po i kaluar kufijtë do keni probleme serioze.

Demi

Dashuria për çiftet do shkoje me se miri sot. Nëse kohet e fundit e kishit lënë pas dore partnerin, sot do filloni te përkujdeseni me tepër për te. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por do e kenë te vështirë te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar bëni kujdes nga ndikimi negativ i Marsit. Ai do iu shtyje te shpenzoni kuturu dhe mos mendoni për te ardhmen.

Binjaket

As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se kënaqësitë qe do përjetonit sot do ishin kaq te mëdha. Ne fakt si ju ashtu edhe partneri do tregoheni me te moderuar dhe do mateni mire para se te flisni. Beqaret do jene te kënaqur edhe me ndonjë aventure kalimtare. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Nëse keni menduar te blini diçka me vlere mund ta bëni sot.
|
Gaforrja

Projektet e përbashkëta do jene te favorizuara gjate kësaj dite. Momentet e lumtura dhe plot emocione do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve te reja. Edhe mundësitë për te krijuar një lidhje do jene te mëdha. Financat do kenë goxha përmirësime, prandaj përfitoni për te hequr disa para mënjanë.

Luani

Venusi do ndikoje pozitivisht sot ne jetën sentimentale te çifteve. Do tregoheni me te kuptueshëm me partnerin dhe nuk do i kërkoni atij gjera te pamundura. Beqaret do kenë me shume se 70% mundësi te takojnë personin e tyreve te ëndrrave. Ne planin financiar do iu jepet mundësia te kryeni transaksione te rëndësishme dhe situata do jete përsëri e qëndrueshme.

Virgjeresha

Sot planetët nuk do kenë as me te voglin ndikim ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do varet nga sjellja juaj kështu qe mundohuni te tregoheni sa me realiste. Beqaret do fillojnë te ndiejnë shume për një person te cilin kane fare pak kohe qe e njohin. Për financat do jete një dite jo shume e vështirë. Do e dini mire si te veproni ne mënyrë qe mos linde as problemi me i vogël.

Peshorja

Do ndiheni edhe me te dashuruar se me pare sot dhe do i shprehni gjate gjithë kohës ndjenjat tuaja. Partneri nga ana tjetër do mundohet t’iu mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do kalojnë një dite te zakonshme dhe jo me shume takime. Ne planin financiar do bënit mire te reflektonit mire para çdo lloj shpenzimi. Një gabim i vogël do mund t’iu rrënonte.

Akrepi

Jeta juaj ne çift do jete një rutine e vërtetë gjate kësaj dite. Edhe pse do mundoheni me sa te mundni ta ndryshoni situatën, nuk keni për t’ia dale mbanë. Për beqaret do jete dite e zakonshme. Pjese ma e madhe nuk do dëshirojë te krijoje një lidhje edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Situata ne planin financiar do jete e ndërlikuar sot. Tregohuni te kujdesshëm!

Shigjetari

Gjate kësaj dite do ketë disa debate te vogla ne jetën tuaj ne çift, por situata do përmirësohet ndjeshëm ne orët e pasdites. Beqaret do e kërkojnë ngado personin ideal, por do e gjejnë atë shume me pranë sesa e mendonin. Ndonjëherë ne jete ndodhin disa gjera qe as vete nuk mund t’i imagjinosh. financat ne përgjithësi do jene mjaft te qëndrueshme.
Bricjapi

Ka shume gjasa qe partneri te shohë dike tjetër sot dhe te mendoje t’iu braktise. Edhe nëse e kuptoni vete këtë gjë, mundohuni te reflektoni me kujdes dhe jo te bini ne depresion. Beqaret do bëjnë për vete shume persona, por do e kenë te vështirë te zgjedhin te duhurin. Ne planin financiar ka ardhur koha te zgjidhni borxhet dhe te riorganizoni situatën.

Ujori

Dialogu ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite, megjithatë serish nuk do ndiheni te plotësuar ne lidhjen qe keni krijuar. Flisni hapur me partnerin dhe shprehini gjithçka qe ndjeni. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sesa te mendojnë për një lidhje me dike qe do iu sjelle vetëm telashe. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente.

Peshqit

Duhet te merrni ne kontroll frenat e jetës suaj sentimentale sot sepse keni kohe qe e keni lënë pas dore. Mos mendoni se vetëm një telefonate apo një “Te dua” mund te jete gjithçka për partnerin. Beqaret do kenë një takim te rëndësishëm i cili do ua ndryshoje përfundimisht jetën. Financat do fillojnë te përmirësohen ndjeshëm. Me ne fund ne këtë plan nuk keni për çfarë te shqetësoheni.

Shehaj, “shuρΙakë” rilindasve: O sahanΙëρirës, mos e bëni pis Nanon, është aset

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ka cilësuar hipokrizi akordimin e medaljes “Kordoni i Madh me Yll të Mirënjohjes Publike” ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano nga kryeministri Edi Rama, dhe shprehet se ky i fundit me “sektin e tij” po përdorin emrin e Nanos.

Shehaj ka folur në retrospektivë duke thënë se Partia Socialiste kishte më parë gra e burra të nderuar me të cilët kishe kënaqësi të flisje e diskutoje, ndërsa sot brenda kësaj partie, sipas saj, mbizotërojnë elozhet për Ramën dhe bisedat me përmbajtje kriminale.

Ajo thekson se “Fatos Nano meriton të mos bëhet pis më nga këta” dhe uron shërim të shpejtë për ish-kryeministrin.

“U mata disa here te shkruaja kur pash lajmin per medaljen e dhene sot Fatos Nanos.

Ndjeva nje neveri qe Rama dhe Sekti i tij dhe sot vendosen te perdorin emrin e ati drejtuesi qe na afroi te gjitheve ne Partine Socialiste.

Pasi lexova statusin e Ylli Manjani vendosa ta shperndaj e ta lexojne dhe ata pak Socialiste qe kane mbetur e te kuptojne se te qenit ushtare te keti sekti nuk i nderon.

Partia Socialiste kishte burra e gra te nderuara me te cilet kishe kenaqesi te flisje e diskutoje, kurse sot ka vetem sahanlepires qe flasin o per madheshtine e liderit ose sa ka shku kilja mallit.

Tashme eshte shume vone dhe ky aseti qe keta e gjeten gati eshte kthyer ne pacient terminal.

Fatos Nano meriton te mos behet pis me nga keta.

Nderim e respekt per gjithca beri dhe per shume standarte qe vendosi si politikan e si njeri.

SHERIM TE SHPEJTE KRYETAR”-shkruan Shehaj.

Rëndόhet gjendja shëndetësore e Fatos Nαnos

Burime nga spitali: Ish-kryeministri sërish në intubim

Teksa një ditë më parë ishte në gjendje të stabilizuar, orët e fundit kanë sjell përkeqësim të shëndetit të ish-kryeministrit Fatos Nano. Burime nga spitali për Klan News, bëjnë me dije se ai është futur sërish në intubim në repartin e reanimacionit për shkak se parametrat jetësorë nuk janë në nivelin e duhur.

Fatos Nano vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ish-kryeministrit i është kthyer problemi kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Ish-kryeministrit i është kthyer në një shqetësim kronik, dhe për këtë arsye, brenda këtij viti është paraqitur disa herë herë në spital për të marrë shërbim mjekësor.

Hera e fundit ishte të Enjten e kaluar, ku Fatos Nano u paraqit në gjendje të rënduar. Lajmi u bë publik vetëm dy ditë më parë, ndërsa u panë sinjale pozitive pasi doli nga intubimi. Por në orët e fundit situata e tij është përkeqësuar dhe për këtë arsye mjekët kanë vendosur të ndjekin një procedurë tjetër trajtimi për të normalizuar parametrat jetësorë të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Κrim në familje, babai νret ναjzën pasi nuk pranoi të martohej me bυrrin që i kishte zgjedhur

Ndodh edhe në Itali. Një burrë ka vrarë vajzën e tij 18-vjeçare. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në qytetin Novellara, për çështje nderi, pasi vajza nuk pranoi të martohej me burrin që ai kishte zgjedhur për të. Vajza u raportua fillimisht e zhdukur.

Hetimet zbuluan se vajza kishte krijuar një lidhje me një djalë në Italia, por familja e saj e zbuloi dhe kishte planifikuar ta dërgonte në Pakistan, vendi i tyre i origjinës, për ta martuar.

Babai e vrau teksa ajo u kthye në shtëpi dhe më pas trupin e groposi në oborrin pas shtëpisë.

Babai u arrestua teksa po përpiqej të arratisej duke shkuar në Pakistan, teksa më pas gjetën edhe trupin.

E trishtë! Ήυmb jetën në αksident i riu shqiptar në Gjermani

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, pasi është përfshirë në një aksident.

Viktima është identifikuar si Masar Ymeri, me origjinë nga Vushtrria e Kosovës, teksa lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët thanë se varrimi i tij do të bëhet të enjten në ora 18:00.


Varrimi i tij do të bëhet në varrezat e fshatit Lumi i Madh në Vushtrri.

“Informim Me pikëllim dhe dhembje të thellë ju njoftojmë që pas një aksidenti të rëndë në Gjermani, tragjikishtë humbi jetën më i dashuri i familjes tonë Masar Mujamet Ymeri. Ceremonia e varrimit do bëhet më datë 31.08.2023 në ora (18:00) Në varrezat e fshatit Lumi i Madh. Me pikëllim të thellë familja Ymeri”, thuhet në njoftim.

DETAJE/ Ky është 68-vjeçari i ρΙagosuri me thikë në Vaun e Dejës, arrestohet aυtorja 21-vjeçare

Pak minuta pasi u raportua se një i plagosur me thikë është paraqitur në spitalin Shkodrës, policia ka vënë në pranga autoren, 21-vjeçare,

Mësohet se i plagosuri është shtetasi Zef Paloka, 68-vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi  Zef Paloka, 68 vjeç, banues në  Vaun e Dejës, i plagosur  me mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke  identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Çështja “Beleri”, Xhaçka i ρërgjigjet Greqisë: Ia kam bërë të qartë homologut, nuk dυhet të niset nga ligji grek por nga Ιigji shqiρtar

Ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis për çështjen “Beleri”.

Xhaçka thotë se organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu, se kjo çështje është vetëm e drejtësisë dhe e asnjë prej qeverive të dy vendeve.

Reagimi i plotë:

Nuk ka mundësi që miqtë & fqinjët tanë grek të jenë të vetmit që kanë të drejtë,kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare!

Organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu: Çështja e betimit të kryebashkiakut të ndaluar nga drejtësia është një çështje e drejtësisë. Jo e qeverisë shqiptare. As e qeverisë greke.

Homologut tim grek për të cilin kam shumë respekt, i kam thënë se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar.

Dhe sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr zotin Beleri nga burgu apo që fut noter në burg që ai të bëj betimin si kryebashkiak.

Me keqardhje po kjo është kështu dhe vetëm kështu./abcnews.al

Trαgjike/ Djali νritet me thikë në sγtë e nënës

Sulm fatal në Calolziocorte (Lecco). Një i ri u godit me thikë brenda stacionit të trenit në kulmin e një sherri në Itali.

23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.

Autorë të sulmit janë dy persona, të cilët më pas u arratisën dhe tashmë janë në kërkim nga policia.

Drama ndodhi përballë nënës së djalit, e cila ishte me të në stacion, sipas TGCom.

VëΙΙezërit ndërrυαn jetë nga kαnceri në të njëjtën ditë në të njëjtin shtrαt sρitaΙi

Dy vëllezër vdiqën brenda disa orësh nga njëri-tjetri në të njëjtin shtrat spitalor në Rio de Zhaneiro, Brazil.

Më 19 gusht, dy vëllezërit dhanë frymën e fundit pas një beteje me kancerin. Ata mbështetën njëri-tjetrin në luftën kundër sëmundjes por papritur gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua.

Francisco Antunes Sobrinho, 52 vjeç, u diagnostikua me kancer në zorrë në maj 2021. Një muaj më vonë, vëllai i tij 38-vjeçar Eduardo u diagnostikua me kancer në mëlçi.

Gjendja e Eduardos u përkeqësua papritur dhe ai u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë në Santa Cruz, Rio de Janeiro. Ai qëndroi në spital për 4 ditë dhe më në fund vdiq.

Vëllai i tyre më i vogël, Juao Antunes Neto, ishte në telefon me familjen e tij duke rregulluar detajet e funeralit kur Francisco u dërgua me urgjencë në të njëjtin spital. Vetëm pak orë më vonë, ai vdiq në të njëjtin shtrat.

“Ishin aq afër saqë vdiqën në të njëjtin shtrat spitalor. Ky është një nga momentet më të mëdha të dhimbjes në jetën time dhe në jetën e gjithë familjes sime”, tha Huao.

Vëllezërit u varrosën në varrezat shtetërore të Santa Cruz, vetëm 24 orë larg njëri-tjetrit. Kryebashkiaku shpalli tre ditë zie zyrtare në qytet./abcnews.al

Ilir Meta drejt ρrangaνe, kush është ρrokurori “i hekurt” Sotir Kllapi, i trajnυar nga amerikanët që ka qepυr dosjen

Shumë krime e zullume ndaj shqiptarëve, me pasoja të rënda personale e kolektive, jetësore e pronësore, nuk janë ndëshkuar, mbasi, kryeprokurorë, prokurorë, kryegjyqtarë e gjyqtarë, kanë qenë “minj kanalesh” krimi e korrupsioni.  Por shteti i ri ligjor që po instalon SHBA, po kap “për veshi” të paprekshmit  të zhytur në krime e korrupsion dhe bashkë me ta, familjarë të tyre e gjithë banditët e lidhur me ta për t’i çuar para ligjit, si prova e parë e nisjes së ndëshkimit krimit, në kupolën e politikës.

Prokurorët specialë nën patronazhin amerikan nuk tremben dhe janë gati të çojnë pas hekurave “pesha të rënda” që gjatë këtyre 30 viteve nuk iu ka hyrë gjemb në këmbë. Moti politik do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator pasi personazhe të njohur, në të majtë dhe të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë.

Aktualisht në tryezën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndodhen dy dosje të bujshme dhe mjaft të “nxehta” për Ilir Metën. Bëhet fjalë për dosjet e CEZ-DIA dhe pastrimit të parave të pista të cilat pritet t’i hanë kokën ish-presidentit, familjarëve të tij, dhjetëra zyrtarëve dhe disa ish-ministrave. Burime të gazetës “Sot” bëjnë me dije se hetimet janë drejt fundit dhe shumë shpejt priten rezultate. Por ajo që duhet theksuar është se ai që po kujdeset që të çojë Ilir Metën drejt burgut është një prokuror “i hekurt”, i trajnuar nga amerikanët. Dy dosjet janë në dorë të prokurorit të njohur Sotir Kllapi.

Zbardhen detajet e forta

Si fillim njeriu që ka hetuar dosje të tjera të bujshme, njëra prej të cilave është rihapur dhe është në fazë hetimi si CEZ-DIA, ku është përfshirë edhe ish-presidenti Meta, tregon se ky i fundit do ta ketë pisk punë dhe do të ketë telashe, pasi ka përballë një magjistrat që busull dhe kryefjalë ka vetëm ligjin. Romeo Kara, ish-juristi i OSSH, i cili denoncoi aferat me privatizimin e këtij organi dhe një prej dëshmitarëve kyç të aferës CEZ-DIA, në një intervistë të fundit për gazetën “SOT” paralajmëroi se së shpejti do të kemi lajme të bujshme në lidhje me këtë skandal, pasi Prokuroria e Posaçme do të fillojë me “prerjen e kokave”.

Burime bëjnë me dije se dosja është qepur nga SPAK dhe në javët në vijim do të priten urdhër-arreste. “Peshku i madh”që rrezikon arrestimin është  Ilir Meta, i cili u thirr për herë të parë më 22 shkurt të vitit 2023 brenda Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet për tre orë. Sotir Kllapi thuhet se ka mbledhur të gjitha provat, të cilat tregojnë se Meta është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash, duke gllabëruar paratë e qytetarëve shqiptarë gjatë kohës kur kreu aktual i partisë së Lirisë ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë “Berisha 2” gjatë viteve 2009-2011.

Paratë e pista

Përveç CEZ-DIA, Meta është në ankthin e prangave për pastrim parash. Letër-porositë e tjera të dërguara nga SPAK drejt vendeve të huaja duket se po e mbajnë nën ankth kreun e Partisë së Lirisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë përgjigjur së fundmi një letërporosie të përcjellë vitin e kaluar nga SPAK sa i takon dosjes së lobimit. Dokumenti amerikan detyroi të gjithë kupolën e LSI që të zbarkojë një nga një në dyert e SPAK. Ndërkohë Meta është ende në ankth pasi të tjera prova tronditëse pritet të vijnë për strukturën-antikorrupsion.

SPAK pret përgjigje nga Qipro, Austria dhe San Marino të cilat duhet të japin përgjigje për ndërhyrjet estetike disa milionëshe të denoncuara nga avokati Idajet Beqiri për familjen Meta. Janë bashkuar disa kallëzime për Ilir Metën dhe të gjitha për pastrim parash që po hetohen nga prokurori Sotir Kllapi. Pra ky i fundit ka shtrirë hetimet në disa vende si në Qipro, Austri, Itali dhe në San Marino dhe të gjitha shërbejnë për të “qepur” mirë dosjen e Metës. Si do që të jetë vendimmarrja, Sotir Kllapi do të jetë në qendër të vëmendjes dhe një nga njerëzit që do të lakohen më shumë gjatë kësaj vjeshte dhe ndoshta edhe gjatë vitit 2024.

Ja kush është Sotir Kllapi

Po kush është Sotir Kllapi, njeriu që ka në dorë mundësinë historike për t’i dhënë goditjen e parë serioze korrupsionit në nivelet e larta dhe kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri?! Ai ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009. Fillimisht ka nisur punën si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Më pas ka ushtruar funksionin e prokurorit në Fier dhe Durrës deri në vitin 2014. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, Sotir Kllapi ka drejtuar Prokurorinë e Pogradecit. Ndaj Kllapit nuk është regjistruar asnjë masë disiplinore. Gjatë karrierës, prokurori është vlerësuar shumë mirë prej Prokurorisë Durrës për vitet 2012-2013, është vlerësuar shumë mirë nga prokuroria Pogradec për vitet 2014, 2015 dhe 2016. Në maj të vitit 2020, Kllapi u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në SPAK, duke u vlerësuar me 174 pikë, në krye të të gjithë kandidatëve, duke lënë pas Dritan Prençin, Vladimir Marën dhe Dorina Bejkon.

Trajnimet në SHBA dhe BE

Procesi i vlerësimit të kandidaturave kanë marrë pjesë përfaqësues të SHBA-BE. Pas emërimit në SPAK, Kllapi ka marrë pjesë në disa trajnime me ekspertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Prokurori Kllapi kaloi me sukses dhe me lehtësi procesin e vetingut në maj të vitit 2019. Kllapi u konfirmua në detyrë më 13 maj të vitit 2019, duke u vlerësuar pozitivisht në kriterin e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Edhe pse është pjesë e organit të akuzës prej 13 vitesh, Sotir Kllapi nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme, të paktën deri në vitin 2018.

Prokurori rezulton se ka jetuar me qira në Qytetin Studenti, duke lidhur një kontratë qiraje me Rezidencën Studentore Universitare Tiranë. Megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë zgjidhje do t’i japë dy dosjeve të Ilir Metës, e cila mund të jetë edhe dosja që do të shënjojë karrierën e tij. Zhvillimet do të jenë përvëluese duke patur parasysh dhe sinjalet që vijnë nga kreu i PL, ku sapo SPAK njofton goditje, apo thellon hetimet, Ilir Meta lë çdo gjë që ka në dorë dhe shfaqet me urgjencë konferencave për shtyp për të nisur presionet ndaj drejtësisë.