Fundi i një epoke, lamtumirë e hidhur për Toni Kroos

Dueli ndaj Spanjës ishte i fundit në karrierë për Toni Kroos, i cili ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.

Gjermania e tij u eliminua në mënyrë dramatike nga iberikët, gjithsesi mesfushori Kroos, do të kujtohet gjithmonë si një kampion i vërtetë për të gjithë kontributin e dhënë në fushën e blertë.

Edhe pse dëshira ishte e madhe që ta mbyllte me një trofe me ekipin kombëtar, Toni Kroos, nuk ia doli, gjithsesi largohet si fitimitar.

Në fund të sfidës, të gjithë lojtarët, edhe ata kundërshtarë, nuk nguruan të përshëndeteshin me mesfushorin gjerman që tashmë duhet të mendojë për pushimet.

Nderime speciale Toni Kroos mori edhe nga tifozët e Spanjës pas ndeshjes.

Gjyqtari “ndëshkon” Gjermaninë, Spanja shkon në gjysmëfinalen e Euro 2024

Gjermania pa fat në përballjen me Spanjën. Organizatorët e Euro 2024 janë eliminuar nga ky kompeticion në një ndeshje dramatike.

Spanja shënoi në pjesën e dytë të ndeshjes, por gjermanët arritën të barazojnë vetëm pak çaste para përfundimit të kohës së rregullt.

Në pjesën shtesë, ndoshta një nga vendimet që do të diskutohet më shumë, gjyqtari nuk ka dhënë një penallti për Gjermaninë, ndonëse për shumë ishte një dorë e hapur që preku topin brenda zonës.

Më pas erdhi goli i dytë i Spanjës, që tashmë e sheh veten në gjysmëfinale, me Portugalinë ose Francën.

Tragjike/ Nëna me djalin në krah hidhen nga tarraca e pallatit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rimini, ku një grua, teksa mbante në krah djalin e saj, u hodh nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur orës 08:30 në Via delle Piante dhe për momentin zona është rrethuar nga punonjësit e komisariatit të policisë, të cilët po ruajnë konfidencialitetin maksimal për ngjarjen

ndngjarje, përveç efektivëve të policisë dhe skuadrës së fluturimit, ka ndërhyrë edhe magjistrati kujdestar.

Gruaja është 40 vjeç dhe djali i saj vetëm 6 vjeç. Zonja mesa duket ka lënë disa shënime për të shpjeguar gjestin dhe më pas është ngjitur në tarracën e pallatit 5-katësh dhe është hedhur. Një fluturim prej mbi 30 metrash që nuk u la atyre asnjë mundësi shpëtimi.

Pensionet për ata që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore, kushtet për të fituar vitet e punës që s’figurojnë në regjistra! Zgjidhja që jep ligji

Të gjithë ata që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore, por nuk e kanë të dokumentuar, nuk do të kenë më nevojë të përplasen dyerve të gjykatave me qëllim për të njohur vitet e punës.

Jo të gjithë e dinë ekzistencën e një ligji të miratuar “Për njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës s punësimit në ish-kooperativat bujqësore”, i cili i merr të mirëqena vitet që nuk figurojnë në regjistër apo edhe kur ky i fundit mungon (pas shkatërrimit në -97-ën), por me disa kushte.

KUSHTET

Jo kushdo mund të përdorë ligjin që pritet të marrë “OK” së shpejti në Kuvend, për të fituar vite pune, pa meritë. Duke qenë se në komunizëm njerëzit dilnin në punë fill pas përfundimit të arsimit të detyruar, ajo do të merret si kufi minimal moshor, por jo përpara datës së krijimit të kooperativave. Ndërsa kufi maksimal për njohjen e viteve të punës për qëllim pensioni do të merret ligji 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”. Ka një procedurë të caktuar përpara se të quhet njohja e kontributeve për vitet që kërkohen. Personi që kërkon të njohë vite pune që nuk figurojnë në regjistër, duhet të vërtetojnë më parë, që, për periudhën e caktuar ka qenë banor i një territori ku ka pasur kooperativë bujqësore. Po ashtu, ISSH duhet të sigurohet se ai që kërkon të dalë në pension për kohën që pretendon se ka punuar, nuk ka qenë në burg apo s’ka përfituar pension të plotë invaliditeti.

“Njohja e periudhës së sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore në varësi të periudhës së deklaruar nga vetë personat kërkues, bëhet respektivisht me ditë, muaj apo vite të plota pune, vetëm kur vërtetohet se gjatë periudhës së deklaruar përfituesi: nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie; nuk ka qenë përfitues i pensionit të invaliditetit të plotë; ka qenë banor i territorit në të cilin ka shtrirë aktivitetin e saj ishKooperativa Bujqësore”, citohet në relacion. Janë këto tri kushte që “nxjerrin zbuluar” ata që kërkojnë të përfitojnë në kurriz të ligjit, i cili përcakton gjithashtu se për çdo deklarim të rremë, do të bëhet ndjekje penale. Vlen të përmendin po ashtu që ky ligj, në momentin që do të miratohet, nuk ka fuqi prapavepruese.

“Periudhat e sigurimit të njohura në ishkooperativat bujqësore kanë efekt për përfitime që nuk janë caktuar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, citohet në nenin 5 të dokumentit të dorëzuar në kuvend. Ligji vlen jo për të gjitha ish-kooperativat, por vetëm për ato për të cilat nuk disponohet dokumenti i plotë i vjetërsisë në punë. Me të marrë miratimin, brenda një muaji, Këshilli i Ministrave duhet të përpilojë dhe bëjë publike listën.

PJESË NGA LIGJI PERIUDHA E SIGURIMIT DHE KUSHTET E NJOHJES SE SAJ PËR EFEKT PËRFITIMI

1. Njihet si periudha e sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në ishkooperativat bujqësore, nga mosha për punë në kooperativat bujqësore e përcaktuar në legjislacionin e kohës, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501, date 19. 7 .1991 “Për tokën”.

2. Njohja e periudhës së sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore sipas paragrafit të parë, të këtij neni, në varësi të periudhës së deklaruar nga vetë personat kërkues, bëhet respektivisht me muaj apo vite të plota pune, vetëm kur vërtetohet se gjatë periudhës së deklaruar:

a) nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie;

b) nuk ka qenë përfitues i pensionit të invaliditetit të plotë;

c) ka qenë banor i territorit në të cilin ka shtrirë aktivitetin e saj ish-Kooperativa Bujqësore.

DEKLARIMI I RREMË

Deklarimi i rremë i kohës së punësimit pranë ishkooperativave bujqësore nga personat kërkues përben vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit në fuqi. Periudhat e sigurimit të njohura në ish-kooperativat bujqësore sipas nenit 2, kane efekt për përfitime që nuk janë caktuar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratoje listën e ish-kooperativave bujqësore për cilat nuk disponohet dokumentacioni i vjetërsisë në punë.

Djali mori kredi në emër të tyre për të shlyer borxhet, prindërit: Ka paguar vetëm një këst! Bankën e shlyenim ne me lekët e kempit..

Historia që do të trajtohet ditën e sotme ka të bëjë me një çift bashkëshortesh, prindër të 5 fëmijëve.

Ata kanë kërkuar të rrëfejnë historinë e jetës së tyre, pasi edhe pse sot në një moshe 63 vjeç bashkëshortja dhe 64 vjeç bashkëshorti, kanë konflikt dhe probleme madhore me djalin e tyre.

Sipas rrëfimit të tyre, djali ka marrë në emër të prindërve një kredi të madhe në vlerë dhe nuk është përgjigjur kurrë, ndërsa banka tashmë ka të bëjë me prindërit të cilët jo vetëm që nuk janë në pension, por edhe kempi që merrnin për shkak të sëmundjeve që kanë kaluar, ua kanë ndërprerë.

“Mora burrin dhe shkuam morëm kredi. Djali mi kërkoi që të lante borxhet. Nuk e ksiha menduar që fëmija të bënte varrin. Edhe të dua të punoj askush nuk më merr në punë sepse jam e sëmurë.
Një bodrum që kemi në pronësi e kemi lënë garanci në banka. I kemi paguar ne këstet me pensionin e invaliditetit të bashkëshortit, por që nga dhjetori pensioni i është ndërprerë dhe nuk kemi me se e paguajmë.
Djali ka rreth 7 vite që jeton i ndarë nga ne. Jetojmë afër por nuk flasim. Paguajmë 467 mijë lekë në banka çdo muaj. Tani nuk kam me se i paguaj sepse marr vetëm unë 10 mijë lekë të reja në muaj”, u shpreh 63-vjeçarja.

Diola Dosti më e dashuruar së kurrë: Për mua Erolldi është mrekullia e 8-të

Nutricionistja e njohur Diola Dosti, së fundmi gjatë një interviste televizive, ka folur për romancën e saj me biznesmenin Erolld Belegun.

Ajo u shpreh se ndihet shumë e dashuruar me partnerin e saj, e madje tregoi se e ka ditur që në momentin e parë se ai ishte personi i saj i zemrës.

“Ndjehem shumë e lumtur pranë Erolldit, që herën e parë që e kam pare atë e kam ditur se është njeriu im, për mua është mrekullia e 8-të ky njeri. Kur takon atë ndjenjë të maturuar, një dashuri me këmbë në tokë.

Ky është një raport që më ka rritur në shumë dimensione. Ai është human, shumë njerëzor, di sesi të bëjë për vete”, shprehet Diola.

Mes tjerash, ajo shprehet se prezenca e Erolldit pranë saj e ka bërë rrugëtimin më të bukur në jetë. Diola dhe Erolldi romancën e tyre e kanë bërë publike muaj me parë, dhe tani po i shijojnë ditët bashkë.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj: Ëndrra është Barcelona, Silvinjo sheh veten tek unë

Ëndërron që një ditë të luajë për Barce lonën. Nuk dihet nëse Silvinjo ka ndikuar, por Mario Mitaj thotë se trajneri brazilian sheh veten e vet tek ai, duke qenë se ka luajtur në të njëjtin rol.

Në një intervistë të gjatë për “gazzeta.gr”, mbrojtësi i majtë tregon gjithçka, këshillat e trajnerit, eksperiencën në Europian, atë që Shqipëria mund të bënte më shumë, si edhe lojtarët të cilët i bënë përshtypje. Mitaj mendon se Spanja është favorite, ndërsa flet edhe për kampionatin shqiptar.

Nuk mund të mungojë eksperienca te AEK-u, aty ku hodhi hapat e parë dhe diskutimet 10-orëshe në një zyrë, përpara se të merrte vendimin e largimit në Rusi. Tashmë gati për një aventurë të re, Mario është i qartë për atë që kërkon në të ardhmen.

Si u ndiet kur mësuat se do të jeni në misionin “Euro 2024” me Kombëtaren shqiptare?

Ishte hera e parë që trajneri njoftoi thirrjet në një konferencë për shtyp. U ndjeva shumë krenar dhe i lumtur që në moshën 20- vjeçare mund të përfaqësoj vendin tim në një event të tillë. Mendoj se është diçka që mund ta përjetosh vetëm një herë në jetë. Sidomos kur je anëtar i një vendi që nuk shkon shpesh në turne të tilla. Ndjeva një lehtësim të madh kur pashë emrin tim.

Cili ishte sekreti i suksesit të Silvinjos?

Mendoj se që nga momenti kur mori Kombëtaren, ajo që u përpoq të bënte ishte të mbante mirë dhomën e zhveshjes, pra atmosferën mes nesh. Ky për mua ishte sekreti dhe doli edhe në fushë. Kjo është arsyeja pse me skuadra si Republika Çeke dhe Polonia ia dolëm mbanë dhe morëm fitore të mëdha në kualifikuese.

Kombëtarja shqiptare u gjend në një nga grupet më të vështira në “Euro”, si u ndiet përballë lojtarëve të këtij kalibri?

Përgjithësisht nuk jam kurrë nervoz kur luaj, që nga momenti që do të futem në fushë s’do të jem nervoz. U ndjeva i lumtur që luaja me Italinë, mezi prisja të hyja në fushë, të shihja lojtarë që dikur i shihja në televizion. Doja të përballesha me ta dhe të shihja ndryshimin në nivel që mund të kisha me ta.

A ka pasur ndonjë lojtar që ju ka rënë në sy në ndeshjet që keni luajtur?

Më pëlqyen shumë Kieza, Jamal, i cili për moshën e tij është vërtet i jashtëzakonshëm. Më pëlqeu shumë Kovaçiç si lojtar.

Mendoni se Shqipëria mund të bënte më mirë në Europian?

Nëse përjashtoni ndeshjen e parë kundër Italisë, veçanërisht pjesën e parë që ishte një përshtatje, ne kishim një paraqitje shumë të mirë në përgjithësi. Me Kroacinë mund të fitonim. Me Spanjën luftuam deri në fund… Mendoj se edhe në një përqindje, 10% kishim mundësi të kalonim në fazën tjetër.

Si ju lë përvoja në “Euro”?

Unë mendoj se është fillimi i diçkaje më të madhe.

Cili ekip është favorit për ta fituar turneun?

Spanja dhe Portugalia.

Cila kombëtare ka zhgënjyer?

Anglia, sepse me gjithë ata lojtarë cilësorë që ka, ajo duhet të dominonte, por diçka e tillë nuk është parë.

E keni menduar ndonjëherë të garoni në kombëtaren greke?

Në kombëtaret e moshave kam shkuar edhe në kombëtaren e Greqisë dhe atë të Shqipërisë. Kur firmosa kontratën time të parë me AEK-un ata më pastruan gjithçka, e dija që doja të luaja për Shqipërinë.

Çfarë ju bëri përshtypje në Europian?

Ne të gjithë mbetëm pa fjalë kur dolëm në nxehje në ndeshjen kundër Italisë. Ne po xhironim video, atmosfera ishte vërtet e pabesueshme. Organizimi ishte gjithashtu perfekt, deri në detajet më të vogla. Nuk kishte asnjë gabim.

Cila nga tri ndeshjet ishte më e vështira?

Ndeshja kundër Italisë ishte më e vështira, sepse shënuam shumë shpejt dhe më pas u mbyllëm mbrapa. Ishte sikur humbëm veten deri në fund të pjesës së parë derisa e gjetëm sërish në të dytën. Nuk e preka shumë topin në pjesën e parë dhe po thoja pse të mos luajmë tani? Megjithatë, ne humbëm kështu që ishte ndeshja më e vështirë.

Tërmet i fortë pranë Shqipërisë, ja magnituda dhe epiqendra

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Kretën para pak minutash, duke qenë i treti brenda dy ditësh me magnitudë mbi 4.

Forca e tërmetit ka qenë 4.2, me thellësi fokale 10 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 44 kilometra nga Asimion.

Në media nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.

Gruaja ia “pastroi” letrat/ Për SASPAC-n, edhe kompania e Adriana Beqajt. 4 muaj pas festës, u ndanë çantat me vaj ulliri e shafran

Dosja e SASPAC me të cilën akuzohet ish-ministri i Shëndetësisë, zbardh fijet e miqve dhe familjes së Ilir Beqaj të përfshirë në përfitimin nga fondet IPA III.

Në dokumentet e SPAK shfaqet dhe kompania e bashkëshortes së tij, Adriana Beqaj.

Sipas hetimeve edhe pse festa për të cilin ishin bërë dy tendera, u realizua në prill kompania Albania Ionian Coast Olive Oil – AICOO, i furnizon në gusht me çanta ku do të vendosej një shishe vaj ulliri dhe vazo me shafran dhe një bllok.

Madje nga përgjimet rezulton se ka qenë miku i Ilir Beqajt, Ermal Kurtulaj që koordinonte veprimet dhe që kishte informacion të plotë.

Për të shmangur problemet, 5 muaj pas aktivitetin, personat e përfshirë angazhohen për të kopsitur letrat.

Madje për këtë në ditë të dielë nxjerrin në punë një prej punonjësve të SASPAK.

Në bisedë mes tyre edhe përmes batutave thuhet se disa gjëra të vogla do të mbesin për tu mbyllur edhe tek shefi. Një tjetër detaj është zbuluar kur përgatiteshin dy prokurimet.

Ermal Kurtulaj, rezulton të kishte dijeni mbi zhvillimin, dhe ku bisedon me Bledar Lekën thotë se ministrja I kishte ngritur shqetësimin se ishte zbuluar me kontratën

Por temperature e nxehtë i bën të flasin edhe për t’u freskuar

“Jo po është msu ky, noshta ajri i Degitit, dëgjo, ky është msy me nejt jasht ke liqeni, mund t rrije edhe në det, aty aty”, është një prej komunikimeve të zbuluara nga SPAK.

Në dosje po ashtu thuhet se për të mbuluar shpenzime priteshin fatura të vogla nga kompani të ndryshme

Madje për të ulur shpenzimin, dhe për të rritur fitimin janë përdorur sponsorizimet. Në festë ka qenë kantina duka që ka ofruar verë por edhe koka kola i ka bërë donacion ujë.

Në bisedat e përgjuara një Ermal Kurtulaj kërkon të sqarohet se si do jetë pija, ndërsa Alfred Nikolla i përgjigjet se nga kantina duka do të vijë verë e kuqe në tre lloje dhe një e bardhë.

Por për më shumë Kurtulaj i kërkon që kantina Duka tu mundësojë edhe një frigorifer për të mbajtur verën e ftohtë, biseda këto të zhvilluara në fillim të muajit prill.

Alarm në Itali/ Shpërthen vullkani Etna

Autoritetet lokale në Itali kanë vendosur paralajmërime pasi vullkanet Etna dhe Stromboli janë bërë aktive.

Udhëtarët që përdorin aeroportin më të madh të Sicilisë, Katania, po përballen me anulime si shkak i shpërthimit të vullkanit Etna.

Bëhet e ditur se vullkani aktiv, më i larti në Evropë, ka pasur një rritje të konsiderueshme të aktivitetit gjatë javës së kaluar.

Stromboli, në ishullin e afërt Aeolian, gjithashtu mund të shpërthejë menjëherë. Istituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia në Katania ka raportuar se hiri që buron nga mali Etna ka arritur në 4.35 kilometra në ajër. Si rezultat, pjesa më e madhe e hapësirës ajrore pranë vullkanit u detyrua të mbyllet.

Çfarë lloj ndërprerjeje i ka shkaktuar trafikut ajror shpërthimi i malit Etna?

Deri më tani, të paktën 90 fluturime dalëse dhe hyrëse janë anuluar në aeroportin e Katanias, duke ndërprerë fluturimet e rreth 15 mijë pasagjerëve. Vetëm Ryanair është detyruar të anulojë 42 fluturime. Easyjet është prekur gjithashtu.

A ka gjasa që Etna të vazhdojë të shpërthejë?

Departamenti i Mbrojtjes Civile i Italisë ka paralajmëruar se kjo nuk është një ngjarje e vetme.

“Italia, së bashku me Islandën, ka përqendrimin më të madh të vullkaneve aktive në Evropë dhe është një nga të parat në botë për numrin e banorëve të ekspozuar ndaj rrezikut vullkanik”, tha Departamenti i Mbrojtjes Civile në një deklaratë.

Departamenti këshilloi gjithashtu vendasit dhe turistët që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve të mbrojtjes civile të transmetuara nga radio, TV, në shtypin e përditshëm, në internet dhe nga numrat e ndryshëm pa pagesë që do të vendosen. Ata gjithashtu udhëzuan njerëzit, gjatë shpërthimeve, të mos hyjnë në zonat e ndaluara pasi është e rrezikshme t’i afrohesh zonës së kraterit edhe nëse nuk ka aktivitet shpërthyes pasi fenomenet e papritura shpërthyese ose emetimet e gazit janë gjithmonë të mundshme.

Kryetari i Bashkisë së Katanias, Enrico Trantino, lëshoi ​​gjithashtu një urdhër që ndalon banorët vendas të përdorin format e transportit me dy rrota për 48 orë. Por, Etna nuk është i vetmi vullkan që shkakton probleme për Sicilinë. Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një alarm për një shpërthim të mundshëm edhe të vullkanit Stromboli aty pranë, duke rritur nivelin e kërcënimit të mundshëm nga mesatar në të rëndë.

Siç raportohet, Stromboli është nën mbikëqyrje dhe janë hartuar plane evakuimi në rast emergjence. Ndryshe, Stromboli shpërtheu për herë të fundit në vitin 2022, pa viktima. Megjithatë, një shpërthim i vitit 2019 rezultoi në vdekjen e një alpinisti 35-vjeçar nga Messina dhe detyroi rreth 30 turistë të hidheshin në det për siguri.