Gjyqtari “ndëshkon” Gjermaninë, Spanja shkon në gjysmëfinalen e Euro 2024

Gjermania pa fat në përballjen me Spanjën. Organizatorët e Euro 2024 janë eliminuar nga ky kompeticion në një ndeshje dramatike.

Spanja shënoi në pjesën e dytë të ndeshjes, por gjermanët arritën të barazojnë vetëm pak çaste para përfundimit të kohës së rregullt.

Në pjesën shtesë, ndoshta një nga vendimet që do të diskutohet më shumë, gjyqtari nuk ka dhënë një penallti për Gjermaninë, ndonëse për shumë ishte një dorë e hapur që preku topin brenda zonës.

Më pas erdhi goli i dytë i Spanjës, që tashmë e sheh veten në gjysmëfinale, me Portugalinë ose Francën.