Tjetër zarf i zi? G Bani shpërthen keq ndaj Gjestit: K….! (Video)

Në një debat të ashpër në Big Brother VIP Albania, G-Bani shpërtheu ndaj bashkëkonkurrentit të tij, Gjestit, duke e ofenduar me fjalë të rënda, nga “llum” deri tek “karakter i shëmtuar” dhe “idiot”.

Ky veprim pason një histori të mëparshme të G-Banit me sjellje agresive, përfshirë një ndëshkim me zarf të zi për përplasje fizike dhe fjalë ofenduese.

Shpërthimi i tij ishte veçanërisht i ashpër, duke sulmuar karakterin dhe integritetin e Gjestit.

Një zarf i zi mund të vijë si pasojë e kësaj sjelljeje.

SHIKO VIDEON KËTU

Detaje nga aksioni i SPAK/ Kush është avokati i njohur i ndaluar dhe çështja ku ndikoi

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në sistemin e drejtësisë. Arrest në shtëpi është caktuar për avokatin Fatbardh Koçi, ndërsa një masë sigurie është vendosur edhe për një shtetas tjetër.

Janë kryer 4 kontrolle banesash dhe personale, ndërsa është sekuestruar telefoni i shefit të laboratorit në Policinë Shkencore. Ky operacion është realizuar në kuadër të një hetimi për ndërhyrje në një dosje që ishte nën hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe po shqyrtohej nga gjykata.

ProfitSence Logo
Në kohën e kryerjes së veprës penale, avokati Koçi ka qenë i punësuar pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ka dyshime se avokati ka ushtruar ndikim të paligjshëm, bashkë me funksionarë të tjerë të policisë dhe drejtësisë, për lehtësimin e pozitës penale të një personi në konflikt me ligjin.

Operacioni ka përfshirë ushtrimin e 4 kontrolleve banesash dhe personash, ndërsa gjatë hetimeve është sekuestruar telefoni i shefit të laboratorit të policisë shkencore.

Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjithë rrethanat dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprim të paligjshëm.

“Edhe unë do hidhesha nga muri…”/ Sara Hoxha mbështet veprimin e Gjestit? Deklarata e saj shtang rrjetin

Veprimi i Gjestit, i cili kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në rrjetet sociale dhe mes banorëve të shtëpisë.

Kjo lëvizje e papritur ka sjellë spekulime mbi arsyet që e çuan atë të largohet në këtë mënyrë. Ndërkohë, edhe producentja Sara Hoxha ka reaguar me humor ndaj situatës.

Sipas një llogarie në TikTok, ajo ka publikuar një foto në Instastory ku etiketon një biznes dhe shkruan:

“Më shpëtoi në moment të fundit, ndryshe do hidhesha dhe unë nga muri.”

Çfarë ndodhi ? Vëllai i Madh dërgon zarfin e Zi: Nuk ju toleroj më, bëni gati valixhet…

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Banorë, Vëllai i Madh ju ka mundësuar të gjitha kushtet për një bashkëjetesë sa më të mirë, pavarësisht izolimit.

Megjithatë, veprimet tuaja të përsëritura për të fshehur sendet personale, përfshirë veshje dhe cigare, janë të papranueshme.

Vëllai i Madh nuk ju toleron më dhe ju kërkon që të dorëzoni menjëherë sendet e fshehura, përfshirë cigaret.

Sonte do të merren masa të rrepta, bëni gati të gjithë valixhet.

Këmbimi valutor, 1 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.8 lekë dhe do shitet me 96.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.8 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 119.2 lekë dhe do shitet me 120.4 lekë.

Mediat amerikane: Trump u ofendua nga veshja e Zelenskyt! Presidenti ukrainas u këshillua të vishej me kostum, por ai…

Sky News raporton se, presidenti ukrainas ishte këshilluar të vishte kostum në Shtëpinë e Bardhë dhe se Donald Trump u ofendua kur pa që Zelensky ishte veshur me veshje te thjeshtë.

“Përpara takimit të nxehtë, Volodymyr Zelensky u këshillua nga ekipi i Trump që të heqë dorë nga veshjet e tij të zakonshme të stilit ushtarak dhe të veshë diçka më formale”, raporton Axios.

Megjithatë, Zelensky nuk e dëgjoi këshillën dhe përkundrazi ai vendosi të vishet me të zeza, shkruajnë mediat ameriane.

Sipas dy burimeve që folën për Axios, veshja e Zelenskyt e irritoi Trumpin.

Gjithashtu gjatë pytjeve me gazetarët dje në Shtëpinë e Bardhë, reporteri Brian Glenn e pyeti Zelenskyn, “pse nuk vesh kostum”, duke e akuzuar atë për mungesë respekti për Amerikën.

https://twitter.com/i/status/1895555635829514734

Kujtomë se gjatë takimit të djeshëm, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u përplasur verbalisht me presidentin amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance në Zyrën Ovale.

Trump akuzoi Zelensky për “bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”, ndërsa Zelensky tha se nuk duhet të ketë “kompromise” me presidentin rus Vladimir Putin.

Takimi i dy liderëve në Zyrën Ovale u zhvillua me tone të ashpra dhe tensione.

Zelensky i kërkoi Presidentit Trump të jetë i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e paralajmeroi me tërheqje të mbështetjes amerikane.

Dy udhëheqësit pritej të nënshkruanin një marrëveshje që do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të konsiderueshme tek mineralet kritike të Ukrainës.

Megjithatë, Presidenti Zelensky e sfidoi hapur zotin Trump për zbutje të qëndrimit ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Presidenti Zelensky kundërshtoi argumentet e zotit Trump se qytetet ukrainase janë kthyer në rrënoja nga lufta tre vjeçare.

Presidenti Trump theksoi se udhëheqësi rus Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje.

Por presidenti Zelensky i tha zotit Trump se zotimeve për paqe të Presidentit rus Vladimir Putin nuk mund t’u besohet, duke renditur rastet kur udhëheqësi rus ka dalë nga fjala. Zoti Trump tha se Putini nuk i ka shkelur marrëveshjet me të.

“Duhet të jesh më mirënjohës”, “po luan me zjarr me Luftën e Tretë Botërore”, i tha Presidenti amerikan homolugn Zelensky.
Trump e kritikoi presidentin ukrainas, pasi Nënpresidenti JD Vance, njëri prej zërave më skeptik të administratës ndaj Ukrainës, i tha Zelenskyt se po tregonte mungesë respekti, duke debatuar me zotin Trump në Zyren Ovale para mediave amerikane.

“A ke thënë të paktën një herë ‘falemnderit’?, e pyeti Nënpresidenti Vance yotin Zelensky.

Presidenti Donald Trump i tha Presidentit Zelensky se ose duhej të bënte një marrëveshje, ose Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdonin ta mbështesnin më tej.

Presidenti Zelensky i kërkoi homologut amerikan Trump që të “mos bënte kompromise me një vrasës”, duke iu referuar udhëheqësit rus.

S kaηdαloze: Β.υrri e gjeti aktòren në sh. trαt me υjehrrin

Aktorja turke e ka tradhtuar bashkëshortin me babanë e tij. Jeta e një ylli të telenovelës ndonjëherë të kujton vërtet një skenar si nga një serial.

Aktorja turke Gokçe Bahadır, ylli i serialit “Kur bien gjethet”, kohët e fundit foli për dashurinë në një intervistë dhe u ankua se nuk ka fat në këtë drejtim.

Por shpejt u shfaqën informacione tronditëse për jetën e saj të dashurisë. Në fakt, aktorja u martua me aktorin Ali Sunal nëntë vjet më parë, dhe lumturia e tyre martesore nuk zgjati shumë. 

Vetëm shtatë muaj pasi tha “po”, aktorja fatale u besoi miqve të ngushtë se nuk ishte e lumtur me Aliun. “Ne u martuam nga një dashuri e madhe, por vendosëm të ndahemi sepse u larguam”, tha aktorja në atë kohë, duke mos zbuluar ndonjë detaj të prishjes martesore, transmeton KP.

Por e vërteta shpejt doli në dritë. Burime pranë aktores pohojnë se martesa e tyre u prish sepse Ali e kapi gruan e tij në një lidhje dashurie me babanë e tij Kemal Sunal, i cili ndërroi jetë disa vjet më vonë.

“Kemal ishte i njohur si një playboy i shkëlqyeshëm, dhe madje Gokçe nuk mund t’i rezistonte sharmit të tij. Të dy u futën në një lidhje vetëm disa ditë pasi ai u bë zyrtarisht vjehrri i saj.

Kishte një tërheqje fatale mes tyre për një kohë të gjatë, dhe ajo as nuk mund ta ndalonte fakti që Kemal është 30 vjet më i moshuar dhe se ai ishte babai i burrit të saj, ”zbuloi një burim i afërt me aktoren.

Ata e mbajtën sekret romancën e tyre në mënyrë që të mos ndahej familja dhe ishte Ali që e ekspozoi atë, i cili ishte në rrugë ndërsa e dashura e tij ishte duke u argëtuar me babanë e tij.

Sipas mediave turke, aktori u kthye në shtëpi dy ditë më parë duke dashur të befasonte gruan e tij, por ai shpejt u befasua. Së pari pasi pa makinën e babait të tij në oborrin e shtëpisë së tyre, dhe pastaj një tronditje edhe më e madhe ndoqi kur i gjeti të zhveshur në dhomën e ndenjes.

Une jam e mαr. tuar por e d. ύa koΙegυn e ρυnes

Po kaloj nje kohe shume te veshtire. un jam 40 vjeçe dhe Zoti mi ka fal 3 engjej të bukur.me burrin jetoj qete dhe gëzueshëm pa probleme.

Para 5 viteve në pune u dashurova me kolegun e punes. tash e di që po mendoni keq per mua. por mos mendoni qe jam e pandershme. Un jam martuar 27 vjece pa përjetuar ndonjë histori dashurie apo marrdhënie me dike. 

Jam rritur në familje të mrekullueshme. ajo dashuri me erdhi ashtu si i vjen njeriut sëmundja ose vd.ekja. ate lidhje e kam shijuar pak në fillim sa ishim koleg.pastaj unë u largova nga ajo pune por lidhja vazhdoj për 5 vite.

Shiheshim rrallë e për mall.por lidhja erdhi e u ftoh nga ai.edhe ai ndërroi pune dhe u largua pothuajse fare. shkruanim rrallë e takoheshim 2 -3 herë nd vit.une e doja shumë. por nga sjellja e tij fillova të dyshoj që ai nuk me ka dashur kurr.dhe kur un i thash ai ka vendosur të ndahet nga

unë.edhe ai është i martuar. jemi moshatar. unë po e vajtoj dashurin time tashmë. ai ka vendosur të ndahet përfundimisht. e pranoj që i jam lutur të kthehemi si me pare por me Ai po tregon burrërin me mua.dikur me lutej ai mua dhe pranova.tash po i lutem une dhe ai po me braktis zemra me është thyer keq.

Un asgje tjeter nuk po i kerkoj vetem qe dua ta kem saher te dua un,as nuk dua ta pengoj ne martes pasi qe edhe un jam e martuar por vetem kam deshir te dal dhe te kenaqem me te e dua jasht mase shum ne anen tjeter burrin nuk e dua hiq thjesht e shoh aty si nej burr shtepije dhe asgje nuk me terhek nga ai,

po ta kisha ndegju nje keso lloj historie me heret do e akuzoja femren e do e quaja k*** por nuk qenka ashtu sepse nuk kemi faj edhe pse jemi te martuar edhe pse jam e martuar un e dua tjeter kend nuk e shoh te arsyeshme te ndahem nga burri sepse esht von tash por me e tr.adhtu pse jo

kur zemra e don nje person tjeter jeta nuk po te tregojka kurr se qfar po te gjejka mas sa vitev mos thuni kurr as ju se kshtu ni shokut tem qe e ka dasht nje femer kur kan qen ne shkoll te mesme edhe u paten nda per 15 vjet. 

Skan pas kurrfar kontkati po tash nuk munen me u qkoq prej njoni tjetrit edhe pse ky shoku osht i martum e ajo femra jo po ajo osht shum e mir se i ka thon qe nuk du me te bo probleme me grun tane se ajo nuk e meriton me vujt e po du me ju thon qe dashnija sti vet letrat

sikur mu qishtu,ju lutem mos me gjykoni vetem me thoni si ta kaloj kete vuajtje. Ju faleminderit qe e lexuat historinë time shkurt. Zoti u ndihmoft kudo që jeni. 

Vα. jza nga Lezha tregon si u Ίidh me m bΙesëri: Ishte h. era e ραrë që e …, i fe jυαri më

Një histori e bukur dashurie është rrëfyer nga një vajzë e re, e cila ka treguar se si e ka marrë propozimin për fejesë.

Kjo është historia e rrëfyer. “Dashuria vjen edhe kur nuk e pret fare! Nuk është e thënë që njeriun e zemrës duhet patjetër ta njohësh me vite të tëra për ta dashur, mjafton një moment për ta dashuruar dikë.

Kështu të paktën më ka ndodhur mua. Ishte hera e parë që e provoja këtë ndjesi. Me djalin që do të fejohem së shpejti unë jam dashuruar sapo e kam parë.

Atë djalë do ma prezantonte tezja ime, një emigrant në Greqi që sipas tezes i kishte të gjitha terezitë, por i mungonte vetëm nusja.

Në fillim isha shumë skep tike sepse me çfarë kemi dëgjuar tek të tjerët këto punët e shkësirave nuk ecin mirë.

Por pranova dhe si tani e kujtoj momentin që i pashë ato sy jeshil që buzëqeshnin në tavolinë, e ky që çohet me lëviz karrigen dhe me dhuron një trendafil.

Vetëm në filma kisha parë takime të tilla.Që aty më rr.ahu zemra fort dhe jam emocionuar pa masë.

E ky takim ynë i parë u shoqërua me një respekt të paparë nga ana e tij ndaj meje.

Një edukatë e pashoqë që meshkujt që rriten në Shqipëri e dimë si janë e sillen me femrat.

I thashë “PO” shumë shpejt dhe tani shkon çdo gjë mirë mes nesh. Edhe jam me fat që e kam njohur.

Sepse meshkujt që trajtojnë një femër me edukatë në Lezhë të paktën janë me pikatore.

Ndaj paçi fat tim ishalla të gjitha ju vajza e mos pranoni të merrni djem që nuk ju respektojnë. Personi shihet që në takimin e parë…”, shkruan ajo.