Sot është një moderator i njohur, e njihni dot vogëlushin në foto

Vogelushi ne foto eshte Arjan Cani kur ishte nxenes ne klase te pese ne moshen 10 vjecare.

Nder me te njohurit ne Shqiperi, ai eshte moderatori që për kaq vite me rradhë ka arritur qe me vecorite e tij të mbajë të pandryshueshme audiencën megjithëse vazhdon prej kaq vitesh të prodhojë të njëjtin emision.

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90

Shkodra e tronditur nga aksidenti fatal, pasioni për motorët i mori jetën (Foto)

Ky është i riu të cilit iu pre jeta në mes paraditen e së martës pas një aksidenti tragjik në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

25-vjeçari, Xhevahir Maksuti u përplas nga një automjet në afërsi të Bërdicës. Në momentin e ngjarjes i riu ishte duke lëvizur me motor, kur automjeti i cili ishte duke dalë nga një gomisteri e përplasi.
Fatkeqësisht si pasojë Maksuti humbi jetën në Spitalin e Shkodrës. Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullojnë foto dhe video të së riut.

Kanë qenë miqtë e tij ata të cilët “zemërthyer” kanë publikuar foto të 25-vjeçarit i cili siç shihet dhe në pamje ka qenë i apasionuar pas motorave.

“Po me njollosin…” Gjesti shpërthen me akuza të rënda ndaj produksionit të BBVA

Gjesti dhe Egli Tako kanë pasur një përplasje sërish në Big Brother VIP Albania 4.

Pas ballafaqimit në spektaklin e së martës, ata janë zënë tani dhe kjo hatërmbetje erdhi nga këngëtari.

Artisti nga Peja hodhi akuza për produksionin për shkak të disa videove që janë publikuar pa dijeninë e tij.

“Me mua boll je tall, boll më. Nuk ta lejoj”, iu drejtua fillimisht Egli që po qëndronte në kuzhinë.

“Si ti si produksioni, njëjtë. E dyta herë që po i publikon videot që nuk i di unë, si atje hile si këtu hile. E shikojmë”, u shpreh nga ana tjetër Gjesti.

Tutje konkurrenti shtoi: “Dilni vetë keq me siguri jashtë dhe vini të më gjuani mua, ti i ke pasur fajet. Ti je fajtor për çdo lot”.

“Shko merri shokët e tu, edhe produksionin se edhe këta të njëjtë janë dhe eja e më njollosni”, tha në një video tjetër të shpërndarë në rrjete sociale.

“Zemrat që të ndjekin rrahin bashkë me ty”, Gjestit i vjen një tjetër dron në shtëpi

Gjesti u befasua me një tjetër dron në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ai mori një dron edhe këtë herë nga fansat, duke i treguar se ka mbështetjen e tyre.

Banori nga Kosova u shpreh i lumtur dhe reagoi menjëherë kur pa që droni ishte për të.

“Zemrat që të ndjekin rrahin bashkë me ty”, thuhej në të.

Mes tjerash shkruhej: “Mos u ndal ka puls, Gjesti”.

Gjestit kjo do t’i ndihmojë tejet shumë në këtë lojë për faktin se ka më shumë se 150 ditë në izolim.

Ai nga Big Brother i Kosovës kaloi direkt në atë të Shqipërisë, duke mos qëndruar asnjë ditë të plotë jashtë

Facebook nis betejën me TikTok: Si mund të fitoni para nga postimet në ‘Story’

Facebook ka prezantuar një mundësi të re që u lejon përdoruesve të fitojnë para nga postimet në ‘Story’.

Opsioni i monetizimit global është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit me statusin ‘creators’ që janë pjesë e programit Facebook Content Monetization.

Me këtë risi, gjiganti i medias sociale dëshiron të ofrojë një burim të ri të ardhurash për përdoruesit duke i nxitur që të postojnë më shumë.

‘Creators’ mund të monetizojnë përmbajtjet ekzistuese

Përdoruesit mund të fitojnë para nga përmbajtjet që krijojnë dhe shpërndajnë duke i postuar në Facebook Story. Për shembull, nëse një ‘creator’ bën një Reel, mund të shpërndajë një pjesë të tij në Story për të fituar para. Kjo vlen edhe për përmbajtjet e tyre të zakonshme.

Nuk ka prag për përfitimet

Pagesat përcaktohen nga performanca e ‘Story’-ve. Përdoruesit mund të fitojnë para pa pasur nevojë që të arrijnë një prag specifik për shikimet. Kjo strategji e re synon të tërheqë ‘creators’ të TikTok në Facebook dhe Instagram duke u ofruar bonuse financiare, marrëveshje për përmbajtjen dhe mbështetje në rritjen e komunitetit të tyre.

Programi i monetizimit

Përdoruesit e regjistruar në programin Facebook Content Monetization që kanë të aktivizuar monetizimin e përmbajtjes nuk duhet të bëjnë ndonjë veprim shtesë. Programi i prezantuar vitin e shkuar sjell reklama gjatë transmetimeve, Reels dhe bonus për performancën. Me testimin te pjesëmarrësit beta, Facebook tani po aktivizon monetizimin e Story për të gjithë përdoruesit.

Planet e ardhshme

Në 2024, miliona ‘creators’ u ftuan për t’iu bashkuar programit. Facebook mendon që këtë vit të ofrojë regjistrim të hapur. Përdoruesit që s’janë pjesë e programit mund të shprehin interesin përmes një ftese në faqen e internetit të programit. Që prej vitit 2017 kur prezantoi monetizimin, Facebook ka paguar mbi 4 milionë përdorues dhe thanë se gjatë 2024-ës, ata kanë fituar mbi 2 miliardë dollarë nga platforma.

“DOGE me gjasë ka shkelur Kushtetutën”, Gjykatësi ndalon shpërbërjen e mëtejme të USAID-it

Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara vendosi që Departamenti për Efikasitet Qeveritar (DOGE) me gjasë e ka shkelur Kushtetutën kur tentoi ta mbyllë Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), dhe e urdhëroi DOGE-n të mos e ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm kundër kësaj agjencie.

Gjykatësi i Qarkut në Mariland, Theodore Chuang, përmes një vendimi fillestar, e urdhëroi këshilltarin e presidentit amerikan Donald Trump, Elon Musk, dhe agjencinë që ai e udhëheqë që t’ia kthejë qasjen në sistemin kompjuterit të USAID-it punonjësve me kontratë të agjencisë – përfshirë mijëra punonjësve që u pezulluan nga puna në fund të shkurtit.

Ky vendim vjen pas padisë së ushtruar nga punonjësit dhe ish-punonjësit e USAID-it, të cilët pretendojnë se Musku dhe DOGE nuk kishin autoritet për ta mbyllur agjencinë e mandatuar nga Kongresi amerikan.

“Vendimi i sotëm është fitore e rëndësishme kundër Elon Muskut dhe sulmit të tij përmes DOGE-it ndaj USAID-it, Qeverisë amerikane dhe Kushtetutës”, tha Norm Eisen, kreu i Fondit për Mbrojtjen e Demokracisë Shtetërore dhe avokat i 26 paditësve anonimë në këtë çështje.

Vendimi i gjykatës u kritikua nga Shtëpia e Bardhë.

“Gjyqtarë të pabindur po minojnë vullnetin e popullit amerikan në përpjekjet e tyre për ta penguar presidentin Trump ta zbatojë agjendën e tij”, tha zëdhënësja Anna Kelly.

“Administrata Trump do të dorëzojë ankesë ndaj kësaj padrejtësie dhe do të luftojë kundër të gjithë gjyqtarëve aktivistë që ndërhyjnë në ndarjen e pushteteve”, shtoi ajo.

Duke folur për Fox News, Trump konfirmoi se synon ta ankohet ndaj vendimit.

Gjykatësi Chuang tha se ka prova që Musk ushtroi autoritet të madh që ligjërisht i rezervohet një zyrtari të organizatës, derisa po shërbente në një pozicion të vazhdueshëm qeveritar.

Bajrami beson për rezultat pozitiv ndaj Anglisë: Tani që është kthyer Broja, jemi të plotësuar

Nedim Bajrami u shpreh i gatshëm për sfidën e së premtes ndaj Anglisë dhe pse nuk ka qenë një titullar fiks me skuadrën e tij Rangers në ndeshjet e fundit.

“E kam filluar mirë te Rangers, por tashmë s’po gjej shumë minuta, megjithatë kam qenë shumë i përkushtuar dhe nuk kam humbur asnjë stërvitje. Si në krah dhe në mesfushë e ndjej veten mirë. Kudo të vendosë Sylvinho, unë jam gati”, tha Bajrami.

Më tej, ai tha se grupi është i plotë edhe me rikthimin e Armando Brojës dhe do të bëjë gjithçka për një rezultat pozitiv në “Wembley”.

“Në Skoci është një ligë shumë fizike. Anglia luan ashtu. Besoj se të gjithë çunat janë gati edhe tani që është kthyer Broja jemi të plotësuar. Do të jetë një ndeshje ndryshe, unë do të jap maksimumin dhe besoj se të gjithë çunat janë gati”, tha Bajrami.

Ditën e mërkurë Kombëtarja do të niset për në Londër.

Kombëtarja “ngujohet” në kullë përpara Anglisë, Sylvinho vendos rregulla strikte për futbollistët

Regjim ushtarak para Anglisë dhe “ngujim në kullë”. Silvinjo e ka marrë mëse seriozisht nisjen e kapitullit të ri të Kombëtares shqiptare, që ka synim kualifikimin në Botërorin e vitit 2026.

U raportua se lojtarëve të Kombëtares iu është vendosur një rregullore strikte për këto ditë qëndrimi në Tiranë. Nuk do të ketë takime apo kafe gjatë grumbullimit, siç ndodhte në pjesën më të madhe të kohës më herët. Ndërkohë, një tjetër ndryshim ka ndodhur edhe me pjesën e akomodimit, pasi lojtarët janë vendosur në një vend tjetër dhe jo te hoteli që kanë qëndruar deri tani.

“NGUJIMI NË KULLË”– Gazeta mëson se ekipi kombëtar ka ndryshuar edhe hotelin. Akomodimi i ri është bërë në hotelin që është pjesë e stadiumit dhe të gjithë lojtarët do të qëndrojnë aty deri në përfundim të dy ndeshjeve kualifikuese. Një ndryshim i tillë, i forcuar edhe me një rregullore normale, bën që Silvinjo t’i ketë më të përqendruar futbollistët e tij dhe mendja do të fokusohet vetëm te dy ndeshjet e radhës.

RREGULLORJA- Nëse më herët dikush nga rrethi shoqëror apo i/e njohur mund të kalonte kohë me lojtarët kuqezi në ambientet e kafes së hotelit, tashmë diçka e tillë nuk lejohet. Futbollistët duhet të pushojnë në dhomë dhe kur do të kërkojnë të kalojnë kohë në pishinë, SPA apo për një ecje, duhet të marrin lejë te përgatitësi atletik i skuadrës. Një tjetër pikë e rregullores strikte, është se lojtarëve nuk iu lejohet të dalin nga dhoma pas orës 22:00 e mbrëmjes.

Një rregullore, e cila për profesionalizmin që futbollistët duhet të kenë, patjetër që duhet të zbatohet. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë ditën e premte në transfertën e Uemblit dhe tri ditë më vonë, kuqezinjtë do të presin Andorrën në “Arenën Kombëtare”. Sfidat e tjera do të zhvillohen në muajin qershor.

Vaksinat COVID-19 kanë shkaktuar probleme biologjike në trupin e njeriut, çfarë zbuluan shkencëtarët e Universitetit Yale

Ekspertët e Universitetit Yale kanë identifikuar një gjendje shqetësuese të lidhur me vaksinat mRNA kundër COVID-19 – e cila, sipas tyre, është treguar se ndikon në biologjinë e trupit tuaj.

“Sindroma pas vaksinimit” është një sëmundje e mëparshme e paidentifikuar, që duket se shkakton intolerancë ndaj ushtrimeve fizike ose lodhje, tringëllimë në veshë (tinnitus), marramendje dhe mjegullim të trurit, ndër simptoma të tjera.

Vite pas marrjes së injeksionit fillestar dhe dozave përforcuese, pacientët mund të shfaqin gjithashtu ndryshime të dukshme biologjike – si ndryshime në qelizat imune dhe prania e proteinave të koronavirusit në gjakun e tyre.

“Nga mostrat e gjakut të pjesëmarrësve, studiuesit kërkuan veçori imune që ndryshonin midis dy grupeve. Ata zbuluan disa dallime në popullatat e qelizave imune; ata me PVS kishin nivele më të ulëta të qelizave efektore CD4+ T dhe nivele më të larta të TNF-alpha+ CD8 T, të dyja lloje të qelizave të bardha të gjakut – ndër dallime të tjera,” sipas platformës së lajmeve të Yale.

“Kjo ishte befasuese, të gjenim proteinën spike në qarkullim në një pikë kaq të vonë,” shtoi Dr. Akiko Iwasaki. “Nuk e dimë nëse niveli i proteinës spike po shkakton simptomat kronike, sepse kishte pjesëmarrës të tjerë me PVS që nuk kishin asnjë nivel të matshëm të kësaj proteine. Por mund të jetë një mekanizëm që qëndron pas kësaj sindrome.”

Për më tepër, kjo gjendje duket se riaktivizon virusin Epstein-Barr, i cili mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, probleme nervore dhe ënjtje të nyjeve limfatike.

Megjithatë, shkencëtarët e Yale janë përpjekur të qetësojnë shqetësimet e publikut, duke theksuar se gjetjet “janë ende në zhvillim” dhe rezultatet përfundimtare të studimit nuk janë publikuar ende. Sipas ekspertëve të pavarur, rezultatet e universitetit të njohur tregojnë se kërkimet mbi sindromën pas vaksinimit janë të nevojshme.

Hapi tjetër i studimit do të jetë identifikimi i atyre që janë më të rrezikuar dhe përcaktimi i përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Që nga futja e vaksinave mRNA kundër COVID-19, mijëra njerëz kanë raportuar se kanë pësuar dëmtime serioze nga injeksionet.

“Kjo punë është ende në fazat e saj të hershme dhe kemi nevojë të verifikojmë këto gjetje,” tha imunologia e Universitetit Yale dhe autore e studimit, Dr. Akiko Iwasaki.

“Por kjo na jep shpresë se mund të gjejmë diçka që mund të përdorim për diagnostikimin dhe trajtimin e PVS në të ardhmen.”

Ndërmjet dhjetorit 2022 dhe nëntorit 2023, ekipi i Iwasakit mori mostra gjaku nga të paktën 42 individë me sindromën pas vaksinimit (PVS) dhe 22 individë pa të, në kuadër të këtij studimi të ri, i cili ende nuk është shqyrtuar nga kolegë shkencorë.

“Sipas analizave të sistemeve imune të pacientëve, ata me PVS kishin përqindje të ndryshme të disa qelizave imune. Nuk është e qartë se çfarë kuptimi kanë këto ndryshime, pasi studiuesit nuk mund t’i lidhnin ato me simptoma të veçanta,” raportoi Daily Mail.

Shkencëtarët analizuan gjithashtu 134 persona “të shëndetshëm” të vaksinuar dhe 134 individë me “long COVID”, pasi simptomat e PVS ngjasojnë me këtë gjendje.

Megjithatë, në mars të vitit të kaluar, studiuesit mjekësorë në Queensland Health të Australisë pohuan se termi “long COVID” duhej të hidhej poshtë dhe të mos merrej seriozisht. Ata argumentuan se simptomat e atyre që kanë raportuar se janë prekur për të paktën një vit nuk ndryshonin nga simptomat e një virusi të zakonshëm, si gripi.

Ndërkohë, në lidhje me studimin e fundit të Yale për vaksinat kundër COVID-19, virusi Epstein-Barr u riaktivizua si tek pacientët me PVS ashtu edhe tek ata që kishin simptoma të “long COVID”.

Epstein-Barr është një infeksion që transmetohet përmes lëngjeve trupore si pështyma apo sperma, dhe më shumë se 90% e të rriturve mendohet se e kanë kaluar atë në një moment të jetës së tyre. Virusi qëndron në trup edhe pas zhdukjes së simptomave si ethet, skuqjet dhe lodhja – por mund të riaktivizohet kur sistemi imunitar dobësohet.

Për më tepër, nivelet e proteinës spike të COVID-19 ishin shumë më të larta tek pacientët me PVS. Disa nga simptomat afatgjata mendohet se shkaktohen nga këto proteina që vazhdojnë të qarkullojnë në trup, duke e mbajtur atë në një gjendje inflamatore.

“Kjo ishte befasuese, të gjenim proteinën spike në qarkullim në një fazë kaq të vonshme… Nuk e dimë nëse niveli i saj po shkakton simptomat kronike, sepse kishte edhe pacientë me PVS që nuk kishin fare proteinë spike të matshme… Por mund të jetë një nga mekanizmat që fshihet pas kësaj sindrome.”

Për më tepër, Dr. Harlan Krumholz, një nga autorët kryesorë të studimit, dhe Harold H. Hines, profesor i mjekësisë në Yale, komentuan mbi këtë zbulim shqetësues në një deklaratë të përbashkët:

“Përgjegjësia jonë si shkencëtarë dhe mjekë është të dëgjojmë përvojat e pacientëve, të hetojmë në mënyrë rigoroze shkaqet dhe të kërkojmë mënyra për t’i ndihmuar ata,” thanë ata.

Përveç kësaj, Faqja Kombëtare e Bibliotekës së Mjekësisë, e cila drejtohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH), ka raportuar disa të dhëna shqetësuese mbi miokarditin – një inflamacion i muskulit të zemrës – dhe lidhjen e tij me vaksinat mRNA kundër COVID-19.

“Sipas të dhënave të raportuara në VAERS (Sistemi i Raportimit të Ngjarjeve të Dëmshme të Vaksinave), numri i rasteve të miokarditit pas vaksinimit kundër COVID-19 në vitin 2021 ishte 223 herë më i lartë se mesatarja e të gjitha vaksinave të kombinuara gjatë 30 viteve të fundit.

Kjo përfaqëson një rritje prej 2500% të numrit absolut të raporteve në vitin e parë të fushatës së vaksinimit, krahasuar me vlerat historike para vitit 2021.

Të dhënat demografike treguan se miokarditi ndodhte më shpesh tek të rinjtë (50%) dhe meshkujt (69%).

Në total, 76% e rasteve përfunduan në kujdes urgjent ose shtrimin në spital. Nga të gjitha rastet e raportuara të miokarditit, 92 individë humbën jetën (3%).

Miokarditi ishte më i zakonshëm pas dozës së dytë të vaksinës (p < 0.00001), dhe personat nën moshën 30 vjeç kishin më shumë gjasa ta zhvillonin atë në krahasim me ata mbi 30 vjeç (p < 0.00001).”/Daily Mail

ΡΙas gr ushti, polici i “Rrugores” sherr fizik me qytetarin (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet. Një efektiv i Policisë Rrugore u përplas me grushta me një qytetar.

Ndërkohë që makina e policisë është parkuar pas asaj të qytetarit.

Ajo që bën përshtypje është që mjaft qytetarë dhe makina që kanë kaluar atje, askush nuk ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Deri më tani nuk ka një reagim nga policia lidhur me këtë ngjarje./tvklan.al