Rama inspekton tunelet që do lidhin Librazhd-Elbasan: Kur kaluam Murrizin nuk na ndalon më asgjë…

Kryeministri Edi Rama inspektoi kantierin e Korridorit VIII, ku po ndërtohen dy tunele të rëndësishëm me gjatësi 1,1 km secili dhe që do të lidhin Elbasanin me Librazhdin.

I shoqëruar nga kreu politik i qarkut, Arbian Mazniku, kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, drejtues të punimeve dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, kreu i qeverisë pa nga afër kantieret e punës në terren, përfshi edhe urat e reja që po ndërtohen për t’u lidhur me tunelet.

Punimet pritet të mbyllen në shtator për tunelet dhe pranverën e ardhshme mbaron gjithçka.

Teksa Rama pyet nëse ‘do të shikohet dritë në fund të tunelit’, ai shton se “kur kaluam Murrizin nuk pyesim më për vështirësi të tjera’, duke iu referuar edhe problematikave gjeologjike për tunelet.

“A dëgjoni, se për ju po bëhet (i drejtohet ndjekësve në distancë), është edhe për ju (zona e Dibrës), nëpërmjet Rrugës së Arbrit do të dilni direkt te liqeni i Pogradecit”, thotë kryeministri mes të tjerash.

Teksa njihet me cilësitë teknike, projektin dhe punimet, ky kantier konsiderohet edhe i rëndësishëm si arterie që lidh shumë zona të vendit dhe shkurton kohën e udhëtimit.

“Në një nga kantieret më të rëndësishme të Korridorit VIII ku po ndërtojmë dy tunele me 1.1 km gjatësi që do të lidhin pjesën e Elbasanit me pjesën e Librazhdit, duke u kthyer në një arterie të rëndësishme të qarkullimit si dhe duke çliruar gjithë potencialin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave. Investimi pritet të përfundojë në fund të këtij viti, ndërkohë që pjesë e projektit është edhe ndërtimi i dy urave të cilat lidhen direkt me tunelin”, shprehet kryeministri Rama.

Konfirmohet dorëheqja e Kryeministrit serb

Kuvendi i Serbisë ka konfirmuar dorëheqjen e Kryeministrit, Millosh Vuçeviç.

Me dorëheqjen e tij, duhet të nisë menjëherë puna për zgjedhjen e qeverisë së re.

Nëse deri më 18 Prill nuk zgjidhet qeveria e re, do të mbahen zgjedhje të reja parlamentare.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç e falenderoi Vuçeviçin për kryerjen e ndershme dhe të drejtë të detyrave të tij gjatë kohës që ishte Kryeministër.

Vuçeviç dha dorëheqjen e tij të parevokueshme më 28 Janar, pas protestave të mëdha të qytetarëve të cilët kërkojnë që shkaktarët e tragjedisë së Novi Sadit ku humbën jetën 15 persona të dalin para drejtësisë.

Enkelejd Alibeaj fut dy vajzat dhe mamanë në listë të sigurtë të qarkut të Tiranës, kreu i “Djathtas 1912”: Na e detyron ligji, do të dorëhiqen

Zgjedhjet e 11 majit zbuluan një fenonem të pandodhur më parë. Parti të vogla që garojnë me lista të mbyllura të cilat janë të mbushur me emra familjarësh. 

Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet’ u bë debat në rrjet pasi futi në listën e mbyllur të qarkut të Beratit babanë, por mësohet se edhe Enkelejd Alibeaj përfaqësuesi i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim’ ka kandiduar familjarë të tij në listën e mbyllur të Tiranës.

Dy vajzat e tij, Gea 25 vjeçe dhe Meg, 19 vjeçe dhe mamaja e tij Valentina janë në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës. 

Në një reagim, Alibeaj pranon se është dakordësuar me kandidatët e listës së hapur për të përfshirë familjarët në të sigurtën, duke thënë se ‘ligji i keq të detyron të bësh strategji’. Më tej, ai shton se ata do të dorëhiqen.

Postimi i Alibeajt:

LISTA TË HAPURA 100%!

Ligji i keq të detyron të bësh strategji ! E kam thënë që në 26 korrik 2024 kur pazari Rama-Berisha mbylli listën! Për këtë arsye, familjarët në listën e mbyllur, me garancinë për t’u dorëhequr pasuri.

Po, është e vërtetë! Pas konsultimit me 37 kandidatët e listës së hapur, vendosëm si koalicion që familjarët ishin në listën e mbyllur.

Nga ana ime, vendosa Nëna Valin, Gean dhe Megin deri ne rregjistrimin e listave. Por, kaq ishte momenti i lavdisë… dhe i stresit të tyre!

Nesër, dorëhiqen! Me gëzim madje!

VO: … unë e di sa u lodha t’i mbush mendjen Megit të futej në listë! Imagjinoj çlirimin e saj nesër!

Shqiptarja.com publikoi një ditë më parë listën e kandidatëve ku emri i vajzës së madhe të kreut të partisë ‘Djathtas 1912’, Gea Alibeaj është vënë e 5-ta në listë.

Vajza e dytë, Meg Alibeaj është e 11-ta, ndërsa e renditur e 7-ta është Valentina Hamza Alibeaj, 74 vjeçe, mamaja e kryetarit të partisë. Vetë Alibeaj është renditur në listën e hapur i pari. 

“Dera e PS e hapur për të gjithë”/ Rama ironizon Dashamir Sulën: Të pastrojë mo rrat pastaj të na bashkohet!

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me socialistët në Elbasan, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike. Rama u ndal tek demokratët që i janë bashkuar të majtës, pas pakënaqësive në listat e “kampit blu”, duke thënë se PS e ka derën të hapur për të gjithë.

Rama ironizoi Dashamir Sulën, i cili ka mbetur pa parti dhe nuk ka emrin në lista, duke thënë se duhet të pastrohet para se t’i bashkohet PS-së. Rama nuk kurseu as Lulzim Bashën, me të cilin ka pasur disa replika në distancë kohët e fundit.

“Kemi në listat tona kandidatë që vijnë direkt nga ana tjetër. Dekanen e fakultetit ekonomik të Vlorës, e kemi nga çadra. Rrinte atje, Rama ik, sot është në listën e mbyllur, sepse gjërat evoluojnë. Luli nuk evoluon sepse është i përsosur. I lindur i përsosur. Një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete, është i përsosur. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli lindi me këmishë nate.

PS është një shtëpi e hapur. Nuk duhet të japësh një provim para se të hysh, e di apo jo programin. Kemi të kuq fare, rozë, pak më bojë qielli, duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Rendësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë.

Sot jemi këtu për t’u thënë të gjithëve mirë se të vini, përveç salamandrave të kënetës, kukumjaçkave. Ata nuk kanë vend këtu te ne, kurse Dash Sula duhet të hyjë në një proces, se mund jetë edhe një ditë. Për momentin duhet të dezinfektohet…si bëhet ajo? Kush merret me pulat, që futen në karantinë? Shpendët, se mbajnë shumë shpendët.. Inat mund ta kesh sa të duash, po hakun duhet t’ia japësh. Aty një njeri me ulërima për komunitetin e vetë, se kanë një të dytë. Por duhet të heqë të gjithë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri. Tmerr. Kruhen, i mbyt morri. Nuk ulen dot të mendojnë. Çfarë të bësh? Edhe bufi u rri mbi kokë.”- tha Rama.

Tërmet i fortë në Francë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.1 ka goditur zonën pranë qytetit të Nices, në jug të Francës, mbrëmjen e sotme, sipas njoftimit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Sipas tyre, tërmeti ndodhi 16 kilometra në veri të Nicës, një qytet me rreth 340,000 banorë, i cili kishte një thellësi prej 10 kilometrash, shkaktoi shqetësim mes banorëve të zonës, por aktualisht nuk ka pasur raporte për dëme materiale.

Autoritetet lokale vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe mbeten në gatishmëri për çdo mundësi pasgoditjesh.

“S’dorëzohem”- Mesazhi i kryebashkiakut të Stambollit kur policët i rrethuan banesën

Autoritetet turke zhvilluan mëngjesin e kësaj të mërkure një operacion të madh policor, i cili përfshiu rreth 3,000 forca të rendit dhe kishte si synim arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion dhe lidhje të dyshuara me organizatën e shpallur terroriste, PKK.

Sipas mediave turke, në kuadër të hetimeve janë lëshuar urdhër-arreste për mbi 100 persona, duke përfshirë disa bashkëpunëtorë të afërt të Imamoglu. Në një deklaratë të zyrës së Prokurorisë së Stambollit, thuhet se mes të ndaluarve janë edhe zyrtarët Murat Ongun, Tuncay Yilmaz, Fatih Keles dhe Ertan Yildiz. Hetimet janë fokusuar në aktivitetet e kompanisë Medya AS dhe projektin “Urban Consensus”, për të cilat hetuesit dyshojnë se ka shkelje korruptive.

Në një video të publikuar nga rezidenca e tij pak para arrestimit, Imamoglu u shpreh i vendosur për të mos u dorëzuar dhe e cilësoi operacionin si një përpjekje të qeverisë për të shtypur opozitën. “Një grup njerëzish po përpiqen të përmbysin vullnetin e kombit tonë, duke dërguar qindra policë në shtëpinë time. Dua të bëj të qartë se nuk do të dorëzohem. Besimin tim e kam te kombi,” deklaroi ai.

Pamjet televizve nga mediat turke treguan prani të lartë policore përreth banesës së Imamoglu, si dhe dhjetëra automjete të rendit në zonë. Ndërkohë, zëdhënësi i tij, Murat Ongun, konfirmoi arrestimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jam në paraburgim. Ata besojnë se mund të na heshtin, por ne do të vazhdojmë të mbrojmë dhe mbështesim Imamoglu. Kombi është me të,” shkroi ai.

Ngjarja vjen në një moment kritik politik për Turqinë, pasi Imamoglu kishte shprehur ambicien për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke u pozicionuar si një prej figurave kryesore të opozitës kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Në reagim të parë, kreu i Partisë Republikane Popullore (CHP), Özgür Özel, e cilësoi arrestimin e Imamoglu si një “grusht shteti” kundër demokracisë.

“Kur pushteti tenton të zëvendësojë vullnetin e popullit apo të përdorë forcën për ta ndalur atë, ky është një grusht shteti. Populli është sovran dhe ai do të fitojë,” deklaroi ai.

Natë surprizash, Danja emocionohet teksa takon të motrën, Ertila: Jam shumë krenare për ty, ndrin si Diell…

Natë surprizash në Big Brother VIP. Pas Rozanës, edhe Danja është përlotur dhe shkak për këtë është bërë ardhja e motrës për ta takuar në BBV.

Sapo e pa që këndonte në skenën e improvizuar në “Storm Arena”, Danja nuk ka pyetur për lojën ngriva-shkriva, por menjëherë ka shkuar ta përqafojë duke i thënë sa e bukur ishte.

Danja: O Zot sa e bukur je, më kishte marrë malli të shihja fytyrën tënde.

Ertila: Bravo, bravo… Më ke pëlqyer jashtë mase, ndrin je si Diell. Ke treguar një maturi dhe një karakter të fortë. Jam shumë krenare, të gjithë të ndjekim. Unë dhe Gabrieli flemë dhe zgjohemi me ty.

Danja: Po djali, sa ka ndryshuar? Të ngjan ty apo Edit?

Danja qesh: O Edi, kunati im, ti je shumë i bukur, por e di ti…

Ertila: Jam shumë e lumtur për gjithçka ti përfaqëson dhe të falenderoj pafund sepse ti më ke ndihmuar shumë në momentet e mija…

Danja: Gjithmonë do të të ndihmoj, unë jam këtu gjithmonë për ty.

Ledioni: Sa kohë kishit pa u takuar me njëra-tjetrën?

Danja: Ne takohemi gjithmonë. Ertila nuk më le asnjëherë vetëm. E ka bërë atë rrugën Tiranë-Milano, si Tiranë-Durrës. Jemi gjithmonë në telefon bashkë dhe të them të drejtën mua më kishte marrë shumë malli për zërin e saj. Unë zërin e saj e kam njëlloj sikur të dëgjojë cicërima në parajsë. E kam qetësi, paqe, dashuri, fjalë të ëmbël…

Ledioni: Ngaqë ti ke përmendur shpesh motrën e madhe, Ertila u bë xheloze dhe tha do vij unë. Nuk do të vijë ajo. Ertila ti me lindjen e bebit, je tërhequr pak nga skena…

Ertila: Po jam tërhequr pak, por javës që vjen do të dalë kënga ime më e re. Ma mbani mirë këtë zemrën time… Motrush më ke bërë shumë krenare, vazhdo kështu dhe të presim me fitore.

Emocione të forta për Rozanën, ikona e lajmeve Tefta Radi i bën surprizë në Big Brother: Të dua shumë, jam krenare për ty!

Një surprizë shumë emocionuese ishte ajo e Rozana Radit që iu bë këtë mbrëmje në shtëpinë e Big Brother, teksa i erdhi një mesazh nga një njeri shumë i dashur i saj.

Ikona e lajmeve, Tefta Radi, bashkëshortja e xhaxhait të saj Françesk Radit, nga Australia mbërriti brenda shtëpisë për ta përqafuar dhe për ti thënë se është krenare për të.

“E njoh Rozin si një vajzë me mendje të hapur, që u ngrit nga dhimbja e humbjes së prindërve, si një vajzë me zemër të madhe dhe që na ka bërë krenarë në rrugëtimin e saj. Rozana të dua shumë dhe jam krenare për ty, mezi pres të të takoj”, ishte mesazhi i Tefta Radit përpara se ato të përqafoheshin.

19 mars! Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 mars 2025, dollari amerikan blihet me 90.6 lekë dhe shitet me 91.8 lekë.

Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.7 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.6 lekë, ndërsa në shitje me 103.6 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.4 lekë dhe shitet me 118.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.1 lekë, ndërsa në shitje me 65.1 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

“Ikni sa më shpejt” – Pamjet tron ditëse nga t. ragjedia në Koçan, të rinjtë shtyjnë njëri-tjetrin për të shpëtuar

Të tjera pamje tronditëse nga tragjedia në diskotekën e Koçanit zbulojnë tmerrin që përjetuan të rinjtë, teksa nxitonin t’u shpëtonin flakëve

Nga lokali i natës, që atë natë ishte mbushur disa herë mbi kapacitetin, qytetarët duken teksa shtyjnë njëri-tjetrin, në përpjekje për të dalë jashtë, ndërkohë që vendi është mbuluar nga tymi i zjarrit.

Ikni sa më shpejt, sa më shpejt”, dëgjohen të bërtiturat e qytetarëve.

Nga tragjedia, humbën jetën 59 persona. Nga zjarri, janë lënduar 196 persona, prej të cilëve 20 fëmijë. Tragjedia në diskotekën PULS në Koçan, nxori në pah shumë elementë që lidheshin me sigurinë dhe kushtet e funksionimit në diskotekë.

SHIKO VIDEON KËTU