E r. ejα nga Korça rrëfen drαmën e jetës: B. υrri i parë më la sht. αtzëηë shοqen

Nga studio e emisionit të moderuar nga Evis Ahmeti, 31-vjeçarja tregoi se bashkëshortin e parë e kishte njohur në moshë fare të re. “Familja ime përbëhet nga 2 prindërit punëtor dhe një vëlla që me ka falur shumë.

Prindërit dhe vëllai me kanë ndihmuar shumë dhe pa ata nuk do ja kisha dale dot kurrë. Kam qene e lidhur me prindërit deri 18 vjeçe ndërsa me vëllain kemi qenë si shok. Por pas ndarjes nga burri i parë gjërat ndryshuan. 17 vjeçe u fejova, ndërsa 20 vjeçe u bëra nënë. Deri sa djali shkoi 4 vjeç ai nuk punonte.

Djalin e takon vetëm 1 ose 2 herë në vit (djali nuk do që ta takojë babain e tij). Djalin e kam të sëmurë nga sytë. I kërkova lekë babait të tij (ish-burrit) se me duheshin për problemet me syrin që ka djali dhe ai nisi të ta llej dhe unë i bëra bllok.

Burrin e parë e njoha në shkollë. Pas dy vitesh në jetë erdhi djali. Me të u ndava pasi zbulova që ai kishte një tjetër, shoqen time të ngushtë. Më pas mora vesh që e kish lënë edhe atë shtatëzënë”-, rrëfen gruaja.

Pas zhgënjimit të parë Ina tha se u njoh me dikë tjetër, por në kushte jo të zakonshme, pasi ai ishte në b urg. “Njoha nga një mikesha ime dikë tjetër, i cili kishte qenë një herë i martuar.

Kam qenë me celebrim, e kam njohur kur ka qenë bu rg. Me të linda një djalë i cili sot është 6 vjeç e gjysëm. Divorcin e bëra kur ai isha në b urg, pasi mora vesh që ai fliste me një komshien time dhe një tjetër problem ishte vjehrra, e cila ishte shumë diskri minuese përsa i përket fesë time.

Sot ai ka dalë nga b urgu është martuar me dikë tjetër dhe nuk bën fare djalin”, shprehet 31-vjeçaria. Pas dy zhgënjimesh Ina rrëfen se rinisi jetën e saj në Tiranë.

Aty ajo filloi të punojë në një biznes, që tregtonte ushqime të çastit ku ishte ortake me dikë tjetër. Fati desh të njihej me dikë i cili ishte klient. Ina rrëfen se u dashurua me të, por problem ishte familja e djalit, e cila nuk donte që ai të merrte për grua një nënë me dy fëmijë.

“U njoha me dikë tjetër kur erdha në Tiranë. Punoja këtu. Familja e tij nuk donte sepse isha me dy fëmijë, ndërkohë që isha shtatëzënë, ai më la për dikë tjetër. Më bra ktisi dhe nuk e njohu as fëmijën. Gjatë shtatzënisë se tretë (me bashkëjetuesin e tretë) familja me br aktisi.

Deri 6 muajshe doja ta hi qja atë fëmijë sepse nuk doja një të tretë. Askush nuk më strehonte, fëmijët e mi mbante nena por nuk me fliste. Jua mbajta të fshehur shtatzëninë e tretë dhe familja e mësoi vetëm kur isha gati të lindja. Një pastore më strehoi.

Kam punuar kudo. Kam punuar si pastruese vetëm që fëmijët e mi të jetojnë. Partneri i tretë më det yroi ta lindja atë fëmijë se me thoshte se nëse nuk e lindja, atëherë nuk ishte i tij. Por vajza me dh emb me shumë në shpirt, pasi ka mbetur pa atësi.

Nuk dua të shkojë në shkollë dhe të mbetet pa atësi e bija e kujt është. Me burrin e tretë nuk ndihesha mirë, pranoja gjithçka se nuk kisha ku të shkoja. Kur isha 6 muajshe më kërkoi që fëmijën ta hi qja. Por nuk e hoqa. Më pas ai më thoshte ‘h iqe fëmijën se unë nuk e dua me’. Më pas më tha: ‘Mbaje fëmijen se do vij’, në fakt nuk erdhi me kurrë”, tha gruaja me lotë në sy.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 19 Mars 2025

Dashi

Hëna do e ushqejë edhe më shumë shpirtin e aventurës dhe nuk do e privoni veten nga asgjë. Gjithë kohës do ndiheni në formë dhe plot gëzim në shpirt. Nëse keni një lidhje përgatituni për të përjetuar emocione shumë të forta. Gjërat do jenë ndryshe nga zakonisht dhe jeta do ju duket shumë më e bukur. Ju beqarët do jeni të përkëdhelurit e yjeve dhe do keni dashuri me shikim të parë në një mënyrë të jashtëzakonshme. Në punë do fitoni më shumë pavarësi dhe autonomi. Nuk do ndiheni aspak as të bllokuar dhe as nën presion. Në planin financiar nuk do keni vështirësi, por po u treguat të kujdesshëm do keni më shumë përfitime.

Demi

Mundohuni të mos jeni shumë insistues gjatë kësaj dite dhe të mos ndërmerrni shumë rreziqe. Ju të dashuruarit ka mundësi të bëni çmenduri vetëm për ta shtuar entuziazmin në jetën tuaj. Partneri në fakt do jetë i të njëjtit mendim dhe do ju bëjë të ndiheni për mrekulli. Nëse jeni beqarë do keni dashuri me shikim të parë dhe jeta do ju ndryshojë përgjithmonë. Në punë do jeni më të hapur dhe do i realizoni një e nga një të gjitha objektivat. Asgjë për ju nuk do jetë e pamundur. Për financat duhet të përkujdeseni pak më tepër sepse po filluan problemet zor se keni për ta stabilizuar shpejt gjendjen.

Binjakët

Dielli do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të zgjidhni disa vështirësi që keni pasur. Do jeni në humor edhe më mirë. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni se nuk është gjithmonë e rëndësishme të jetosh me pasion për të qenë i lumtur. Do merreni vesh me njëri-tjetrin dhe do ndiheni mjaft mirë së bashku. Ju beqarët duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet të pranoni çdo ftesë. Disa mund të jene intrigante dhe me dy fytyra. Në punë ka mundësi të ndryshoni disiplinë dhe do e hidhni çdo hap të mirë llogaritur. Shpenzimet kryejini pasi të keni bërë mire llogaritë. Në këtë mënyrë do shmangni çdo të papritur të pakëndshme.

Gaforrja

Për fat të keq yjet nuk do arrijnë dot t’iu mbajnë larg vështirësive gjatë kësaj dite. Përgatituni për trazira. Për ju që keni një lidhje do ketë vështirësi të shumta dhe të mëdha. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe do doni gjithmonë të dalë e juaja. Ju beqarët do mundoheni gjatë gjithë kohës ta joshni atë që pëlqeni, por nuk do ja dilni dot mbanë. Në punë mos u tregoni kapricozë dhe përqendrohuni më shumë tek gjërat që duhet të bëni. Po gabuat karriera juaj do marrë tatëpjetën. Në planin financiar gjendja do jetë disi më e qëndrueshme kështu që mund të bëheni gati edhe për ndonjë investim.

Luani

Komunikimi thuajse do shterojë fare gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjellë probleme në jetën tuaj në tërësi. Ju të dashuruarit do keni debate të njëpasnjëshme, por gjithsesi asgjë për t’u alarmuar. Në mbrëmja situata do fillojë të stabilizohet disi. Ju beqarët nuk do jeni shumë të vëmendshëm ndaj ftesave që do ju bëhen duke humbur kështu mundësi të mira. Do pendoheni shpejt, por nuk do ketë më kthim mbrapa. Në punë nuk do i rezistoni dot tundimit për të bërë diçka ndryshe nga zakonisht, vetëm kujdes mos u nxitoni që mos bëni gabime. Buxheti do ketë goxha përmirësime dhe mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

Virgjëresha

Jeta juaj do jetë shumë dinamike gjatë kësaj dite dhe emocionet gjithashtu do shumëfishohen. Ju të dashuruarit do keni ndryshime drastike në jetën tuaj sentimentale dhe do ndiheni shumë më të lumtur se disa ditë më parë. Shfrytëzojeni çdo çast pranë atij që dashuroni. Ju beqarët do keni takime të njëpasnjëshme dhe do ndiheni mjaft mirë me disa persona. Në punë vështirësitë do jenë të mëdha dhe në disa momente do mendoni të hiqni dorë nga gjithçka. Mund t’iu shkojë ndërmend edhe dorëheqja, por nuk duhet të nxitoheni. Financat do jenë shumë herë më të mira dhe mund të përfitoni për të bërë disa investime më tepër se zakonisht.

Peshorja

Jupiteri do jetë dominues gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë shumë pesimistë. Do i merrni gjërat me përtesë dhe shpesh do ndiheni të mërzitur. Për ju të dashuruarit do ketë shumë momente të tensionuara që do ju bëjnë të ndiheni keq. Për çdo gjë do konfliktoheni me partnerin. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër në çdo moment dhe keni për ta gjetur personin e ëndrrave. Në fakt ai do shfaqet në momentin që ju më pak e prisni. Në punë nuk do jeni të përqendruar dhe shumë detaje do ju shpëtojnë. Buxhetin duhet ta keni më tepër në vëmendje pasi po filluan problemet nuk do dilni dot lehtësisht prej tyre.

Akrepi

Do keni vullnet të hekurt gjatë kësaj dite dhe ka mundësi t’iu bëni ballë edhe problemeve që do ju dalin. Ju të dashuruarit do keni debate dhe probleme te njëpasnjëshme me partnerin tuaj që në orët e para të ditës. Shpesh do ndiheni aq keq saqë do mendoni edhe te ndaheni. Gjithsesi si përfundim nuk do merrni vendime të menjëhershme. Ju beqarët do e vuani më shumë se kurrë më parë vetminë dhe do zhyteni në pesimizëm. Në punë do jeni të vetëdijshëm për gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t’i ndreqni. Pranojeni mbështetjen e kolegëve. Perspektivat për sektorin e financave do jenë të mira. Do jeni mjaft të logjikshëm me shpenzimet dhe gjendja mund të ketë përmirësime të mëdha.

Shigjetari

Venusi do ketë ndikim fantastik tek ju gjatë kësaj dite. Edhe temperamenti juaj do zbutet kështu që do keni një marrëdhënie edhe më të mirë me të tjerët. Nëse keni një dhe kohët e fundit gjërat mes jush nuk kanë ecur si duhet, sot do jeni më të dashur dhe shumë më shprehës. Nëse jeni beqarë ka ardhur koha të shfaqeni e të mos fshiheni më sepse keni për të pasur sukses. Në punë gjërat do ju ecin mirë, por duhet të kujdeseni më tepër për marrëdhënien me kolegët. Tregohuni më bashkëpunues. Shpenzimet do i shtoni pak dhe gjendja mund të ketë disa tronditje.

Bricjapi

Planetët nuk do ju ndihmojë të keni një ditë shumë të mirë. Në tërësi do jeni goxha nervozë. Nëse keni një lidhje nuk do arrini dot të mbani një marrëdhënie të kënaqshme me atë që keni në krah dhe debatet do vazhdojnë. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë mund të joshni disa persona, por të afërmit nuk do ua pëlqejnë dhe do bëjnë çmos t’ua ndryshojnë mendjen sa më parë. Në punë do kërkoni shumë më shumë nga vetja dhe nuk do ndaleni të bëni edhe sakrifica. Gjithsesi sot nuk pritet ndonjë sukses vezullues. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe gjendja do vazhdojë të përkeqësohet.

Ujori

Sot do jeni në humor të shkëlqyer dhe në përgjithësi gjërat në çdo fushë do ju ecin si duhet. Nëse jeni në një lidhje, Mërkuri dhe Marsi, do ju nxitin të jeni më dialogues dhe me pak agresivë. Marrëdhënia do ngrohet goxha dhe emocionet do shumëfishohen. Ju beqarët do i keni të gjitha mundësitë për të bërë për vetë atë që do pëlqeni dhe do ndiheni shumë më të qetë. Në punë do iu jepet një mundësi e shkëlqyer për ta treguar veten se kush jeni. Askush nuk do ju sfidojë dot dhe do e ndieni veten shumë më të sigurt. Edhe për financat gjërat kanë për të ecur sa më mirë.

Peshqit

Sot keni për të marrë një lajm shumë të mirë që do ua mbushë zemrën me gëzim. Nëse keni një lidhje do kaloni momente të paharrueshme me atë që keni në krah dhe do bindeni plotësisht se ai është i duhuri. Do joshni dhe do ju joshin gjithë kohës. Nëse jeni beqarë nuk do keni aspak dyshim tek aftësia juaj joshëse dhe do guxoni të bëni deklarata. Vërtet do merrni përgjigjet e menduara. Në punë do iu jepen mundësi edhe më të mira për të treguar veten dhe për të arritur sa më lart. Motivimi nuk do ju mungojë asnjëherë. Në planin financiar tregohuni më të përgjegjshëm dhe mos shpenzoni me sa më shumë kujdes.

‘Tik Tok’ rrezik për të rinjtë/ E mitura bie në k. oma pas sfidës në platformë

Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok. E mitura po kopjonte një sfidë që ajo kishte parë në TikTok dhe YouTube, ku njerëzit vendosin – një kub stresues të bërë prej gome me një mbushje me polivinil alkool – në frigorifer dhe më pas e vendosin në mikrovalë për disa sekonda për ta bërë më të lakueshëm.

Ky eksperiment në dukje i padëmshëm shkoi keq pasi lodra xhelatinoze shpërtheu, duke djegur fytyrën dhe kraharorin e vogëlushes. Prindërit dëgjuan britmat e dhimbshme të 7-vjeccares dhe vrapuan që ta ndihmonin. Babai dhe nëna e saj, Amanda Blankenship e çuan vajzën e tyre në Spitalin e Fëmijëve . Ajo ishte në aq shumë agoni saqë ishte ende duke bërtitur nga dhimbja edhe pas mbërritjes. Pas mbërritjes në institucion, mjekët e vendosën Scarlett-in në një koma të induktuar – ku ajo qëndroi për tre ditë – sepse ata ishin të shqetësuar se djegiet në gojën e saj do të shkaktonin fryrjen dhe mbylljen e rrugëve të saj të frymëmarrjes.

Ndërkohë, TikTok paralajmëron në faqen e tij se platforma nuk “lejon shfaqjen ose promovimin e aktiviteteve dhe sfidave të rrezikshme apo dhunës”, por raste të tilla nuk kanë qenë të pakta. Platforma po mbyllet përfundimisht në Shqipëri, teksa një diskutim i tillë u bë edhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë presidenti Donald Trump zgjati afatin për mbylljen e platformës, duke tentuar një marrëveshje për blerës të rinj.

Euro arrin nivelin më të lartë në pesë muaj, çfarë po ndodh me kursin e këmbimit?

Monedha europiane arriti nivelet më të larta në më shumë se pesë muaj kundrejt dollarit amerikan, ndërsa parlamenti gjerman pritet të votojë një rritje masive të shpenzimeve.

Euro u mbiçmua me 0.25% në raport me dollarin amerikan këtë të martë.

Votimi i projektligjit të shpenzimeve për mbrojtjen dhe infrastrukturën që i lejon Gjermanisë të injektojë qindra miliarda euro duke gjallëruar atë që dikur ishte ekonomia më e fortë e Evropës, pritet ti japë një shtysë edhe më të madhe monedhës europiane.

Euro është forcuar me gati 7% kundrejt dollarit amerikan që prej janarit kur shënonte edhe vlerën më të ulët.

Propozimi I iniciuar nga kancerali I ardhshëm gjerman Merz do t’I lejojë Gjermanisë të shpenzojë 1% të prodhimit të brendshëm bruto ose 45 miliardë euro për mbrojtjen ndërsa parashikohet edhe krijimi I një fondi të posaçëm prej 500 miliardë euro për investime në infrastrukturë.

Tregu po vëzhgon gjithashtu zhvillimet mbi një marrëveshje të mundshme paqeje Rusi-Ukrainë, e cila do të ishte pozitive për monedhën europiane.

E kundërta ka ndodhur me dollarin amerikan i cili po luhatet ndjeshëm pasi frika se politikat agresive tarifore të presidentit Donald Trump mund të shkaktojnë një ngadalësim të gjerë ekonomik, kanë dobësuar monedhën e gjelbër.

Analistët janë në pritje të vendimit të Rezervës Federale e cila duket se do ta ketë të vështirë vendimarrjen mes shqetësimeve në rritje të inflacionit.

Zyrtarë të bankës amerikanë janë shprehur se lufta e përshkallëzuar do të ndikojë ekonominë amerikane dhe institucioni do të tregohet i kujdesshëm me vendimet për uljen e mëtejshme të normave të interesit, që drejtpërdrejt do të ndikojnë edhe kursin e këmbimit valuator.

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak Shqipëri-Kosovë-Kroaci

Tre ministrat e Mbrojtjes, ai i Shqipërisë, Pirro Vengu, i Kosovës, Ejup Maqedonci dhe i Kroacisë, Ivan Anuši? kanë firmosur sot në Tiranë një marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, një hap i rëndësishëm për sigurinë e të gjithë rajonit.

Ministri Vengu e ka përshëndetur marrëveshjen duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të aftësive mbrojtëse, zhvillimit të industrisë dhe teknologjisë së mbrojtjes, si dhe përmirësimit të ndërveprimit ushtarak në rajon.

“Në një mjedis sigurie të brishtë, angazhimi ynë për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse është më i fortë se kurrë! Shqipëria dhe Kroacia do të vijojnë të mbështesin Kosovën në aspiratën e saj për integrim të plotë në strukturat rajonale dhe euroatlantike”, deklaroi Vengu.

Po ashtu edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se kjo marrëveshje thellon dhe forcon sigurinë në rajon si dhe do të kontribuojë në sprodhimtarinë e industrisë së mbrojtjes.

“Shqipëria, Kroacia dhe Kosova do të jenë bashkë edhe më fuqishëm përballë sfidave dhe synimeve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Kjo pasi sot në Tiranë, kemi nënshkruar një deklaratë trepalëshe, bashkë me dy homologët dhe miqtë e mi, Pirro Vengun, Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ivan Anuši?, Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë.

Duke u nisur nga vlerat tona të përbashkëta, nga orientimet e njëllojta gjeostrategjike dhe angazhimet e ndërsjella për bashkëpunim rajonal, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova deklarohen për forcim të bashkëpunimit dhe avancim të hapave për mbrojtjen e territoreve dhe të njerëzve tanë; për të kontribuar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare; si dhe për prodhimtarinë e industrisë së mbrojtjes.

Për këtë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova, do të angazhohen për forcimin e lidhjeve mes tyre, rritjen e ndërveprueshmërisë mes ushtrive të tri shteteve tona përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta; rritjen e angazhimit për t’i luftuar kërcënimet hibride dhe për tu mbrojtur prej tyre; bashkërendimin e politikave për integrime euroatlantike dhe me theks të veçantë ndihmën e nevojshme ndaj Kosovës për tu integruar në nisma rajonale të mbrojtjes dhe të sigurisë.

Kjo deklaratë sikur edhe i tërë bashkëpunimi i Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, rrjedhë nga fryma e miqësisë ndërshtetërore dhe e angazhimit të përbashkët për fqinjësi të mirë, për paqe dhe siguri. Ky bashkëpunim i yni nuk është kërcënim ndaj askujt, por angazhim shtesë për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Bashkë me Shqipërinë dhe me Kroacinë, Kosova është më e forte, rajoni më i sigurtë dhe paqja më e qëndrueshme”, u shpreh Maqedonci.

Habit kandidatja për deputete: Lotët e qytetarëve për Tom Doshin më bënë t’i bashkohem

Burbuqe Islami, është një prej kandidateve për deputete në zgjedhjet e 11 majit.

Ajo kandidon në Tiranë, për partinë e Tom Doshit.

E ftuar në A2, ajo ka treguar arsyet përse vendosi të kandidojë për PSD-në e Tom Doshit.

Islami u shpreh se vendosi të kandidojë pasi pa lotët e qytetarëve për Tom Doshin, gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë në Milano.

E fundit! Arrestohet banorja e këtij viti të Big Brother (Foto)

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë duke zbuluar se është arrestuar nga policia pas ballafaqimit që realizoi për emisionin investigativ “Piranjat” me pronaren e klinikës që e kishte mashtruar për një operacion.

Në një intervistë për “Prive”, Anisa ka rrëfyer detaje nga ngjarja që e ka lënë të shokuar.

Sipas saj, sapo përfundoi përballja me pronaren e klinikës, kjo e fundit thirri menjëherë dy avokatë dhe policinë, duke e bërë situatën të tensionohej në mënyrë të papritur.

“Pas ballafaqimit me Lenen, as 5 minuta nuk kishte që përfundoi, ajo thirri 2 avokatë. Thirri policinë, erdhën dhe më arrestuan. U ndjeva si kriminele, thashë ‘ça bëra’, kur unë nuk i kërcënova, qëndrova në distancë. Qëndrova në stacion policor për 4 orë ose më shumë,” – ka deklaruar Anisa.

Olsa Muhameti tregon shifrën marramendëse që është fituar nga televotimi Drilon-Gjesti

Olsa Muhameti, producenjta e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Kosova ka folur në lidhje me Gjestin dhe lojën e tij në BBVA 4. Ajo ka treguar një kuriozitet që mund të themi se e kanë të gjithë shqiptarët ndjekës të këtij formati, “sa para fiton produksioni nga sms dhe votat e publikut?”

“Një televotim i fortë, jo finalja, por një përballje e rëndesishme brenda lojës mund të sjellë deri në 150,000€ – 200,000€ vetëm nga SMS-të e votuesve” – kështu deklaroi Olsa Muhameti.

“Po mbytemi nga gazrat e makinave”/ Sistemi i ventilimit në Tunelin e Murrizit ende jofunksional

Ndonëse qarkullimi në tunelin e Murrizit, që ishte vepra e fundit e papërfunduar në Rrugën e Arbrit u hap më 14 mars, sistemi i pastrimit të ajrit në brendësi të tunelit ende nuk është vënë në funksion.

Qarkullimi në Tunelin e Murrizit u hap për të gjitha llojet e automjeteve dhe tashmë të gjithë qytetarët që lëvizin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër dhe në drejtim të Maqedonisë së Veriut apo anasjellas, përdorin tunelin për të shmangur bypassin e Murrizit.

E teksa kalojnë me qindra automjete në ditë, në tunelin e gjatë prej 3.8 kilometrash mungon vetilimi, ndonëse aty emetohen gazra të dëmshëm. Të indinjuar, drejtuesit e mjeteve kërkojnë vënien në funksion të ventilatorëve, pasi shëndeti i tyre po vihet në rrezik.

Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, me një gjatësi prej 69 kilometrash, e përbërë nga 6 tunele dhe 4 ura nisën në vitin 2011, ndërsa kostoja totale e koncesionit përllogaritet në 40.3 miliardë lekë.

Në krye të ekipit austriak / Mjeku shqiptar bën gjestin e madh, mori të rinjtë që u dogjën në disko për trajtim në Austri

Në emisionin Top Story të Grida Dumës në Top Channel mbrëmjen e djeshme, raportoi nga vendngjarja gazetari Eraldo Harlicaj i cili ka ndjekur hap pas hapi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 59 persona nga flakët në një klub nate.

Ai raportoi se aktualisht janë 162 të plagosur, ku një pjesë e tyre janë transportuar në spitalin e Shkupit për një trajtim më të specializuar.

Momentalisht 51 pacientë janë dërguar jashtë Maqedonisë. Pjesa më e madhe e tyre janë në intubim dhe për fat të keq ka gjasa që numri i viktimave të rritet në ditët në vijim, sipas ministrisë së Shëndetësisë vendase.

6 pacientë po dërgohen në Austri, ndërkohë gazetari theksoi se në krye të ekipit austriak është një mjek shqiptar.

“Shkëlqim Beqiri, ka këmbëngulur që të vijë në Maqedoninë e Veriut dhe të marrë sa më shumë të lënduar, në mënyrë që t`u japë atyre një trajtim sa më të specializuar,” tha gazetari.