Pse po e mbron produksioni?/ Gjesti tregon hapur që i kanë dhënë urdhër të prerë që të mos e ngacmojë këtë banorë

Ditën e djeshme, gjatë një bisede në kuzhinë me Vserlon, Gjesti ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut. Ai është shprehur hapur, duke nxjerrë detaje nga dhoma e rrëfimit.

Teksa bisedonin, Gjesti i tha hapur Vserlos që të ketë kujdes, pasi i është kërkuar të mos e ngacmojë më.
Gjithashtu, ai shtoi se e di mirë që nëse vazhdon t’i përgjigjet apo të përfshihet në situata me të, mund të detyrohet të largohet nga loja me “zarf të zi”.

“Edhe mos ik, mos shko me u anku, se pasha Allahun është ka më thirr Vëllai i Madh po më thotë mos e ngacmo kaq vëlla. E qita këtë Vëllai i Madh s’kam çfarë të bëj, se e di që të nxjerr me zarf të zi, po shuj. Po të thom mos më ngacmo, o shko i qofsh falë atij se duke shkuar në dhomë të rrëfimit shiko çfarë po më bën”.

Marrëveshja ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë/ Serbia: Provokim, kërkojmë shpjegime

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka reaguar ashpër pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim ushtarak midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një “provokim” dhe kërcënim për stabilitetin rajonal.

Serbia ka paralajmëruar se do t’u dërgojë kërkesë zyrtare ministrive të Jashtme të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke kërkuar një shpjegim të detajuar mbi këtë marrëveshje, të cilën e konsideron si një strategji për të izoluar Beogradin.

Në deklaratën e saj, Serbia shprehet se “armatosja e njëanshme dhe bashkëpunimi ushtarak me struktura të paligjshme në Kosovë” është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me Rezolutën 1244 të OKB-së. Beogradi gjithashtu e sheh shqetësuese faktin që Bullgaria është ftuar të bashkohet në këtë aleancë, ndërsa Serbia është përjashtuar nga çdo negociatë për sigurinë rajonale.

Duke theksuar se Serbia është “garante e paqes dhe neutralitetit ushtarak në Ballkan”, Ministria serbe deklaroi se nuk do ta pranojë këtë situatë në heshtje dhe kërkoi një përgjigje të menjëhershme nga Tirana dhe Zagrebi mbi qëllimet e vërteta të kësaj nisme ushtarake.

Dalin pamjet/ Si largohet Safet Bajri pas vrasjes së Fatbardh Licit, prova kryesore e SPAK

Në emisionin në Shënjestër nga gazetarja Klodiana Lala janë publikuar pamjet, kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit në 2018 Shkodër.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se këto janë pamjet, që SPAK i ka përdorur si prova, në procesin ndaj Safet Bajrit, Astmer Bilalit dhe Behar Bajrit.

Këto janë provat kryesore ndaj 3 personave të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit.

Prokuroria i ka identifikuar me personin 1 dhe 2 e janë identifikuar nga dhjetëra kamera sigurie, që pas kryerjes së krimit e deri kur është gjetur i djegur automjeti, i përdorur në vrasje.

Një makinë e bardhë është përdorur për vrasjen nga partnerja e Safet Bajrit, e cila është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurimi i kushteve për të kryer vrasje.

Zbulohen kushtet e Kremlinit për paqe në Ukrainë/ Putin i propozoi Trumpit një ndeshje mes …

Kremlini ka zbardhur pikat kryesore që presidenti rus Vladimir Putin përmendi gjatë bisedës telefonike me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Në njoftim thuhet se pala ruse “theksoi një numër pikash të rëndësishme” që kërkonin shqyrtim të mëtejshëm, duke përfshirë “kontrollin efektiv” mbi çdo armëpushim përgjatë vijës së konfliktit dhe kërkesën e Rusisë për të ndaluar mobilizimin e ukrainasve dhe riarmatimin e forcave të saj të armatosura së bashku me kërkesën e saj më të gjerë për “eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës”.

Deklarata shton gjithashtu “kushtin kryesor” të Moskës për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në një kërkesë për të “ndërprerë plotësisht” ndihmën e huaj ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës për Ukrainën.

Por në njoftim thuhet se Putini ka rënë dakord për një armëpushim 30-ditor në infrastrukturën energjetike dhe thotë se lideri rus ka lëshuar tashmë urdhra përkatës.

Teksti i lësuhar nga Kremlini thotë gjithashtu se Putini “iu përgjigj në mënyrë konstruktive” propozimit për një armëpushim në det, me negociata të mëtejshme për këtë çështje.

Deklarata thotë gjithashtu se Putin e informoi Trumpin për planet për një shkëmbim ruso-ukrainas të 175 të burgosurve të luftës nga secila palë, dhe “si një gjest vullneti të mirë” dhe një lirim i mëtejshëm të 23 ushtarakëve ukrainas “të plagosur rëndë”.

Leximi mbuloi gjithashtu diskutimet e tyre mbi Lindjen e Mesme dhe Detin e Kuq, si dhe shtytjen më të gjerë për “normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe”.

Ajo që bie në sy, dhe që nuk përmendet nga Shtëpia e Bardhë, është se Kremlini thotë se Putin ka diskutuar idenë e tij me Trump për organizimin e një ndeshjeje hokej mes SHBA-së dhe Rusisë.

Putin hodhi idenë për “organizimin e ndeshjeve hokej në Shtetet e Bashkuara dhe Rusi” midis lojtarëve rusë dhe amerikanë që performojnë në NHL dhe ekuivalentin rus, KHL (Kontinental Hockey League).

I dha telefonin e tij Erion Veliajt gjatë transferimit nga Durrësi në Apelin e GJKKO, zbardhet dëshmia e oficerit të burgjeve: E bëra nga …

Ditën kur Erion Veliaj u la në burg nga apeli i GJKKO, diçka e pazakontë ka ndodhur në makinën me të cilën kryetari i bashkisë po transferohej nga paraburgimi i Durrësit për në Apelin e GJKKO në Tiranë.

Një nga oficerët e burgjeve që shoqëronte kryetarin e bashkisë i ka dhënë këtij të fundit telefonin e tij me qëllim që Veliaj të bënte telefonata.

Mësohet se gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika.

Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim oficerët e burgjeve, të cilët shoqëronin kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë që më 13 mars, Gjykata e Apelit në Gjykatën e Posaçme hodhi poshtë kërkesën për lirim përkundrejt garancive pasurore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrrest me burg të caktuar nga shkalla e parë një muaj më parë.

Veliaj, është një nga politikanët më të lartë të vënë nën hetim apo të arrestuar deri më sot në vend. Prokuroria thotë se ai dyshohet se ka përfituar përmes familjarëve të vet të afërm apo personalisht, pagesa apo të mira të tjera nga biznesmenë të ndryshëm në nëntë raste. Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se është shënjestër e një prokurorie të padrejtë.

DESHMIA E VELIAJT NE APELIN E GJKKO

Gjatë seancës kryebashkiaku Veliaj ka kundërshtuar dosjen e SPAK, duke u shprehur se provat e reja janë “çimka dhe telefonatat e tij me djalin, si edhe familjen”.

Sipas të dhënave, mësohet se nga seanca në Apelin e GJKKO-së, Erion Veliaj ka pretenduar se SPAK ka përgjuar 1 muaj bisedat e tij familjare që sipas kryebashkiakut kanë të bëjnë intervistat në media.

“Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, – mësohet se është shprehur Erion Veliaj.

Ai ka kërkuar seancë me dyer të hapura duke u shprehur se: “Unë jam ende kryetar bashkie në detyrë, i votuar nga çerek milioni njerëz. Unë i qëndroj çdo postimi që kam bërë në rrjetet sociale”.

Arrestimi

Erion Veliaj u arrestua nga SPAK më 10 shkurt me akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh më shumë se 1 milion euro.

Në “detyrim paraqitje” janë bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa dhe pesë biznesmenë, mes të cilëve, Shkëlqim Fusha i kompanisë “Fusha”, Gentian Sula i kompanisë “Agi Kons” dhe Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”.

Nën hetim është dhe deputetja socialiste, Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila dyshohet për kryerjen e veprimeve aktive që pengojnë zbulimin e të vërtetës në rastin e çështjes penale në ngarkim të Veliajt dhe të proceduarve të tjerë.

Ndaj tyre SPAK ka ngritur disa akuza, ku sipas materialit të gjykatës, mësohet se janë fiksuar disa episode që implikojnë edhe kreun e Bashkisë së Tiranës.

Hynë në një vilë të braktisur, të rinjtë gjejnë të υd ekυr çiftin e të moshuarve! Dyshohet se…

Një grup të rinjsh kanë gjetur në një vilë të braktisur trupat e pajetë të një çifti të moshuarish në Verona.

Duke mbërritur para vilës dhe mos dëgjuar zhurmë që vinte nga brenda, as duke parë asnjë lëvizje, kanë hyrë brenda. Të moshuarit kishin muaj që kishin ndërruar jetë.

Zbulimi makabër u bë herët pasditen e së shtunës nga tre djem që po praktikonin “urbex “, një neologjizëm anglez që në italisht do të thotë “eksplorim urban”. Ky është një aktivitet që përfshin sipërmarrjen në strukturat e braktisura, qofshin ato ndërtesa apo rrënoja të vërteta.

Por në këtë rast konkret, në realitet, zona në fjalë nuk është asgjë tjetër veçse “urbane”: Montericco ndodhet në kodrat midis komunave të Veronës dhe Negrar, një fshat i lindur në vitet ’60 dhe i mbushur me vila dhe vila për borgjezinë e pasur të qytetit të sapolindur. Mes tyre është edhe ai i bashkëshortëve Steffenoni.

Vdekja midis tetorit dhe nëntorit

Dy trupat në gjendje të dekompozuar, u identifikuan të dy trupat: ai i Marco Steffenoni, një dentist 75-vjeçar dhe gruaja e tij Maria Teresa Nizzola, një vit më e madhe.

Të dy, sipas dëshmive të para të dhëna nga njerëz që i njihnin, bënin një jetë të tërhequr dhe kishin pak ndërveprim shoqëror.

Nga hetimet e para të kryera në vendngjarje nga mjekësia ligjore, duket se vdekja e bashkëshortëve mund të ketë ndodhur në periudhën tetor-nëntor. Këtë e vërteton, përveç gjendjes së avancuar të dekompozimit të trupave, edhe një faturë që daton në tetor, e gjetur nga hetuesit në shtëpi; e fundit që çifti do të paguante, përpara se të gjenin vdekjen brenda katër mureve të tyre.

Një histori e ngjashme me zbulimin e aktorit Gene Hackman

Për të ditur shkaqet e vdekjes së bashkëshortëve Steffenoni, tani do të duhet të presim autopsinë e trupave që është urdhëruar nga prokurori publik kujdestar që po koordinon hetimet. Shkaku i vdekjes mund të ketë qenë monoksidi i karbonit i lëshuar nga një oxhak i ndezur për ngrohje, por për momentin çdo hipotezë po shqyrtohet.

Marco Steffenoni u diplomua për Mjekësi dhe Kirurgji në Universitetin e Padovës në vitin 1977, dhe më pas u specializua në stomatologji dhe protetikë dentare. Ai është ende i regjistruar në Urdhrin.

Prej vitesh, ai kishte ordinancën e tij dentare në Via Cappello, në qendrën historike të Veronës, praktikisht pranë shtëpisë së Zhulietës. Së bashku me gruan e tij, në buen retiro të Montericco-s, ai kishte hapur një fermë të lidhur me ullishtën që rrethon shtëpinë.

Historia tragjike i ngjan shumë asaj që përfshin aktorin e famshëm amerikan Gene Hackman dhe gruan e tij Betsy Arakawa, të cilët u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico më 26 shkurt, disa ditë pas datës së vërtetë të vdekjes së tyre./Top Channel

Zbulohet i dashuri i ri i Xhenetës, po e shoqëron edhe në Dubai!

Finalistja e BBVK, Xheneta Fetahu është ”arratisur” në Dubai.

Sipas mediave modelja atje ka shkuar me të dashurin e saj të ri, i cili quhet Remzi Azemi, i njohur me nofkën ”bisha”.

Dyshja kanë postuar fotografi nga i njëjti vend në Dubai, madje duket se po kalojnë shumë mirë bashkë.

Duke shikuar edhe Instagramin e Xhenetës, kemi parë se dyshja janë bërë edhe follow, madje ”Bisha” nuk ndjek edhe shumë persona, por modelen po.

Përgjimet e Veliajt në paraburgim/ Lala: Ministrin që ma bëri kështu…s’e fal, për 7 breza do ta shkrij

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga përgjimi që SPAK i ka bërë kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit, në kuadër të procesit hetimor të nisur ndaj tij për korrupsion e pastrim parash.

E ftuar në A Show nën moderimin e Adi Krastës në Syri Tv, Lala ka treguar sekuenca të përgjimeve të reja ndaj Veliajt, të bëra përmes telefonatave nga brenda paraburgimit të familjarët e tij.

“Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje se fal, për 7 breza do ta shkrij”, është një nga citimet që dyshohet të ketë folur kryebashkiaku Veliaj me familjarët apo edhe intimidimi i dëshmitarëve të dosjes, duke shkuar deri aty sa t’i udhëzojë se si duhet të sillen në raport me hetimin penal ndaj tij.

“Në dosjen Veliaj ka keqinterpretime të qëllimta. Pas izolimit të Veliajt ka pasur dyshim të arsyeshëm që brenda institucionit ka pasur celular, i futur në mënyrë të paligjshme. Është vendosur kontroll nga Drejtoria e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë dhe grupi i gatshëm ka shkuar në qelinë e Veliajt dhe e kanë ‘përmbysur’.

E vetmja mundësi kontakti me familjen, avokatin, e njerëzit e besuar, ishte kabina telefonike brenda paraburgimit. SPAK ka marrë autorizim të veçantë për të përgjuar vëllain, bashkëshorten dhe njerëz që mund të flisnin me Veliajn.

Fokusi s’ka qenë historia mediatike, sikurse është tentuar të trajtohej, por se ka pasur dyshime të arsyeshme që Veliaj intimidonte dëshmitarët.

Dhe flet qartë për dëshmitarët. Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje, se fal, për 7 breza do ta shkrij…etj.

Këto prova janë përdorur për të lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’.’Ols violina, Ols kafka’, s’mund të mbrohet kështu Erion Veliaj. Ka disa korniza ligjore mbrojtja, nëse ka prova le t’i çojë në institucione”, u shpreh Lala.

Gazetarja Lala bëri dhe një panoramë të përgjithshme të situatës politike dhe të drejtësisë në të cilën ndodhet vendi, duke theksuar se Shqipëria është në gjendjen e saj më kritike.

Sipas Lalës, duhet një reagim popullor që gjërat të ndryshojnë, pasi keqqeverisja u ka vënë ‘këmbën në fyt’ qytetarëve.

“Shqipëria është në situatën e saj më kritike. Duhet të ketë një reagim popullor për t’i ndryshuar gjërat.

Jemi në një situatë kaotike, e keqja është korrupsioni i një qeverisjeje 12-vjeçare, u ka vënë këmbën në fyt qytetarëve, korrupsionin, me njerëz të krimit në parlament e administratë dhe kur reagon një prokurori, ka bërë hapa domethënës.

Arrestimi i Veliajt, që edhe nga burgu tregon se s’ka limite, edhe pse ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, dyshime.

S’e besoj të jetë parë kjo sjellje e politikës shqiptare dhe të kësaj mazhorance socialiste dhe kur janë nën akuzë kanë një arrogancë të pashoqe. Situata është kaq kaotike, sa ne media kemi harruar njerëzit e thjeshtë.

Edhe politika duhet të kalojë në sitë, pasi do të ketë më shumë kredibilitet. Komunikimet në sky ecc, s’mund të përdoren si provë e vetme në proceset penale.

Duhet të shërbejnë si indicie për SPAK, nëse shkojnë paralelisht me prova të tjera, atëherë duhet të përdoren si prova. GJK e mori në shqyrtim kur e kërkoi Berisha për nenin që SPAK përgjonte anëtarët e GJK, përgjimi i anëtarëve të GJK nga prokuroria.

Në disa momente duheshin rregulla të qarta të lojës. Gani Dizdari, ishte i vetmi që e ngriti zërin në atë kohë. ‘Do shkatërroni sistemin’, pati thënë.

Në kohën kur korrupsioni është kaq kapilar dhe krimi deri në qeveri, etja për të çuar përpara drejtësisë zyrtarët e lartë nga ana e qytetarëve është shumë e madhe. Duhen bërë disa shembuj”, theksoi ndër të tjera gazetarja Klodiana Lala.

Këmbimi valutor 18 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.8 lekë dhe do shitet me 92 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.7 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.5 lekë dhe do shitet me 103.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.6 lekë dhe do shitet me 118.8 lekë.

Doli jashtë lokalit por u kthye të shpëtonte të tjerët, si vdiq këngëtari i njohur

Zjarri masiv që përfshiu klubin e natës “Pulse” në Koçan, Maqedonia e Veriut, ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, duke marrë jetën e të paktën 59 personave. Ngjarja, e cila ka tronditur opinionin publik, ndodhi gjatë një koncerti ku ndodheshin rreth 500 persona.

Mes viktimave është edhe Andrej Gorgievski, një nga themeluesit e grupit të njohur të hip-hop-itDNK. Sipas dëshmitarëve, Gorgievski fillimisht arriti të largohej nga ndërtesa, por u rikthye për të ndihmuar të tjerët. Fatkeqësisht, ai mbeti i bllokuar nga shembja e tavanit, duke humbur jetën së bashku me dhjetëra persona të tjerë, përfshirë disa të mitur.

I lindur dhe rritur në Shkup, Gorgievski ishte një nga figurat kryesore të hip-hop-it maqedonas. Ai e themeloi DNK në fillim të viteve 2000 së bashku me Vladimir Blažev (Panço), i cili ndodhet në spital me djegie të rënda. Grupi DNK u bë i njohur për temat sociale, miqësinë dhe dashurinë në tekstet e tyre, duke prodhuar hite si Fala, Ako utre me nema, Srce, Amajlija dhe Romani.

Ndër viktimat e tragjedisë janë gjithashtu tastieristi Filip Stefanovski, kitaristi Aleksandar Kolarov, bateristi Gorđi Gorđiev dhe vokalistja mbështetëse Sara Projkovska. Mes të ndjerëve janë edhe beatboxeri Martin Atanasovski (Martin Buco) dhe Igor Velkov, një tjetër baterist i grupit.

Këngëtarja e njohur maqedonase, Kaliopi, reagoi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Andrej… Zemra ime po copëtohet. Humanizmi yt shkëlqeu edhe në çastet e fundit, duke shpëtuar jetë. Nuk duhej të ishte kështu… Ndihem e pikëlluar dhe e zemëruar.”

Autoritetet maqedonase kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, ndërsa sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet të jetë shkaktuar nga efektet skenike vizuale që ndezën një pjesë të çatisë prej druri. Klubi rezulton të ketë funksionuar me një licencë të falsifikuar dhe me mungesa të rënda në kushtet e sigurisë.

Pronari i klubit, i cili tentoi të largohej nga vendi, është arrestuar së bashku me 19 persona të tjerë, përfshirë ish-zyrtarë shtetërorë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e cilësoi ngjarjen si një “vrasje masive”, duke premtuar ndëshkime të rrepta për përgjegjësit.

Tragjedia ka shkaktuar një valë pikëllimi dhe zemërimi në vend, ndërsa qeveria ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare në nder të viktimave.